Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:29 Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve Kriza e strehimit dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve të qirave po kthehen në një shqetësim madhor për qytetarët në shumë vende të Europës.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dashuria bërtitet

Magazinë E enjte, 5 Mars 2020 19:07
Dashuria bërtitet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

*Për gratë, për bijtë, për gjeneratat pa plagën e moskuptimit dhe kujtesës vetëm në mars

Nga Flutura Açka

Këto ditë kanë qenë të shumta gazetaret që më kanë kërkuar të them diçka për gruan shqiptare, për gratë që vriten çdo ditë, por edhe për ato që kanë nevojë të festojnë ndryshe, qoftë edhe një ditë të vitit. Unë nuk jam shkrimtare e natyrës feministe, por besoj se vepra ime ka qasjen për kah çlirimi, liria, edhe e gruas. Nuk jam në këtë trend për një arsye të thjeshtë, sepse jam e bindur që treni i feminizmit, ai “virusi” i çlirimit mental e seksual, na ka kaluar.

Atëbotë kur shoqëria po tronditej, ne ishim me kominoshe kantiereve, në koret e koncerteve të kongreseve, në arat e misrit me kubik, në burgje, ose duke firmosur privimin e lirisë së të tjerëve. Ne ishim si të gjithë të tjerët në këtë vend, në burgun e madh nga nuk e shihnim atë trenin “dritaret e të cilit qeshnin të gjitha”, siç thotë Nabokovi për trenat që ecin nëpër dritë. Ne ishim në errësirë. Por kishte mes tyre edhe gra që e mbajtën thelbin e tyre, dhe tonin, kështu që kur të vinte liria, të mos rrëzoheshim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kishte nga ato që vdiqën burgjeve, kampeve e shtrëngesave dhe do ta na frymëzojnë përjetë, kishte nga ato që sfidonin kostumet klishe të tekstileve tona me fundet e tyre me kinda që elektrizonin ajrin në xhiron e madhe, kishte nga ato që dilnin në skena dhe jepnin modelin e së bukurës dhe feminiles, por ishte brenda mureve të vet secila prej tyre që jepte dashuri pafund fëmijës, qoftë duke bërë detyrat, duke i mësuar si të dojë, si ta shprehë dashurinë. Dashuria duhet shprehur dhe këtë e ka në dorë të ta mësojë Nëna, asisoj që të ndiesh përherë nevojën që ta japësh atë energji të bukur që ke marrë prej saj. Sepse djemtë që mësohen që së vogli ta shprehin dashurinë, janë gjithnjë, dhe do të jenë gjithnjë, larg shndërrimit në vrasës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kështu, atë, Dashurinë, siç ia shprehin nënës, do t’ia dhurojnë edhe motrës, do t’ia shpallin edhe mikeshës, do t’ia mirosin edhe të dashurës, do t’ia blatojnë edhe gruas dhe kujtdo femre që do të ndeshin. Vetëm kështu, miket e mia, duke dhënë dashuri dhe duke patur durimin që t’i dëgjojmë deri në fund djemtë tanë, duke u ulur e bërë detyra me ta, duke shkruar në kinema e teatro me ta, duke lexuar libra bashkë me ta, duke ecur maleve, shtigjeve, duka ua dhuruar botën me ngjyrat e bukura të dashurisë, do të mund të krijojmë një gjeneratë që e sheh gruan si qenie të barabartë me veten dhe si qenien së cilës i duhet dhënë reciprokisht edhe dashuri. Mësoje Birin tënd që ta bërtasë dashurinë. Unë dëshmoj se e kam bërë këtë dhe besoj se vetëm kështu do t’ia dalim…

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Etiketat e lidhura

Flutura Açka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve
Tani

Edhe në Greqi protesta masive të studentëve: qira të larta dhe rritje e papërballueshme e çmimeve

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH
Para 12 minutash

Berisha komenton emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative
Para 18 minutash

Manchester United shkarkon zyrtarisht Michael Carrick pas rezultateve negative

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 21 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 18 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.