Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Durrësi, nga Taverna e Adriatikut në viktimë e betonizimit dhe babëzisë

Magazinë E shtunë, 30 Nëntor 2019 12:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dr. Bledar Kurti –

Ndër shekuj Durrësi është njohur si Taverna e Adriatikut. Ndërsa sot është shndërruar në një qytet fantazëm, i zbrazur dhe i shkatërruar, i mbuluar nga dhimbja dhe trishtimi i papërshkrueshëm.
Të gjithë durrsakët e kuptojnë ulërimën e tokës, e kuptojnë përse ndodhi kjo tragjedi e madhe, nuk fajësojnë as Zotin por përkundrazi iu lutën Atij me përgjërim si kurrë më parë t’u shpëtonte jetën dhe familjen. Durrsakët u druheshin prej dekadash një gjëme kaq të madhe pasi ky qytet kaq i mrekullueshëm, i bukur dhe i bekuar, kishte vite që ishte betonizuar në përmasa absurde, me pallate të larta nën grykësinë e disa përfituesve të ligjë, nën babëzinë e disa pronarëve lokalesh që thyen kolonat e banesave për t’i shndërruar në mejhane, me zyrtarë pa vizion që urrenin çdo hapësirë të gjelbër, të korruptuar gjer në palcë, të dashuruar me ngjyrën gri të betonit, të verbër ndaj shëmtisë dhe rrezikut të jetës së banorëve dhe të shurdhër nga britmat e tokës dhe të qytetit.
Dhe me dhjetëra jetë njerëzish u shuan. Me qindra u plagosën. Dëmi është kolosal. Paralajmërimet e mortit kishin ardhur me kohë por ata që duhet t’i dëgjonin nuk kishin veshë dhe zemër pasi arroganca dhe lakmia për para dhe përfitime i bëri të pashpirtë.
Në momentet më të vështira gjatë goditjes së madhe të tërmetit, durrsakët nuk kishin asnjë hapësirë pa godina përreth ku mund të kalonin natën. Vetëm stadiumi. Edhe ai i rrezikuar prej kullave dhjetëra metra të larta e të rënda prej hekuri që në rast rënie rrezikonin me mijëra jetë të tjera. Asnjë hapësirë tjetër. Çdo gjë e betonizuar. Çdo centimetër i ndërtuar me godina dhjetëra katëshe. Durrësi antik ra viktimë e mashtrimit të madh të të babëziturve që broçkollisnin dhe propagandonin Durrësin futurist. Dhe ja, ishin këta ndërtues dhe betonizues që u shpërblyen jo vetëm me përfitime financiare por u thirrën edhe si ligj-bërës duke u bërë deputetë dhe zyrtarë të lartë, sponsorizues të fushatave elektorale, njerëz të respektuar nga pushteti. Dhe ja, fatkeqësisht, do jenë po këta që do ndërtojnë edhe godinat e reja pas tërmetit. Shkaktarët do bëhen heronj. Të pasurit do bëhen edhe më të pasur. Kjo tragjedi lëndoi thellë njerëzit e thjeshtë, punëtorë e të ndershëm të Durrësit, dhe i ofroi një mundësi edhe më të madhe pasurimi.
Turp!
Të vendoset një moratorium ndërtimesh shumë katëshe në Durrës. Të merret seriozisht ligji dhe plani i urbanistikës së qytetit. Të shkojnë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kontribuar me papërgjegjshmërinë, korrupsionin, dhe babëzinë e tyre. Të bëhet gjithçka për t’iu kthyer lavdia dhe bukuria e qytetit që edhe pse më i bukuri në Adriatik, taverna më e pasur në mbarë vendin, në tridhjetë vitet e fundit ka qenë vendbanimi i njerëzve të varfër, dhe sot viktimë e mjerë e një poshtërsie të madhe.
Durrsakët janë një popull i fortë dhe punëtorë. Ata e kanë dëshmuar se me duart e tyre kanë ndërtuar edhe vendet fqinje, apo anë e mbarë botës ku kanë emigruar, duke nderuar qytetin dhe Shqipërinë, ndaj edhe në këto ditë të vështira do arrijnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre, por kësaj here asnjë shushunjë e gjakut të ndershëm mos u bëftë më pengesë dhe varrmihëse e jetëve dhe ëndrrave të tyre.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Etiketat e lidhura

Bledar Kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.