Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:26 Berisha mbron Elisa Spiropalin Lideri demokrat ka mbrojtur sot deputeten e PS Elisa Spiropali duke thënë se ajo po sulmohet nga Rama. Me tej Berisha shtoi se Spiropali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dy fjalë për “moralistët” e padhembshur…

Magazinë E premte, 11 Dhjetor 2020 19:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Çumani –

Padyshim, jam kundër dhunës, jam për protesta civile paqësore dhe qytetare, jam kundër dëmtimeve të pronës publike dhe asaj private…. Por, mendoj se, zemërimi dhe indinjata popullore ka arritur kulmin dhe kupa e mbushur ka kohë që është zbrazur nga zullumet e keqqeverisjes, nga abuzimet dhe shpërdorimi me pushtetin. Këto ditë, është këputur në mes, në lulen e rinisë një jetë e pafajshme…! Krejt e pafajshme….! Nga një sjellje delikuente dhe papërgjegjshmëri e një punonjësi që përfaqëson shtetin dhe vepron në emër të shtetit. I keni parë protestat kudo në botë se çfarë ndodh me manifestuesit kur vriten njerëz të pafajshëm….!? Ç’farë mund të bëj një popull që shtypet, varfërohet, i nëpërkëmben dita ditës të drejtat elementare për të jetuar në mënyrë të dinjitetshme, që i ngushtohen të gjitha hapësirat e lirisë dhe mjetet demokratike nga rregjimet autokratike të korruptuara, për të protestuar ndaj rregjimeve represive që e vrasin shpresën dhe të ardhmen e një vendi…e, në fund të marrin edhe jetën…!? Si mundet të gjykojmë në këtë mënyrë, përpara një jete të humbur, që mund të ishte fëmija u cilido prej nesh, kur dalin disa “moralista” të pa dhembsur e shpirtkatranë, ca sahanlëpirës e përfitues të këtij pushteti korruptiv, kinse duke na përcjell përmes ekraneve apo në rrjete sociale “shqetësimin” dhe “merakun” e tyre të madh se u dogj në pemë e vitit te ri, apo se janë thyer ca xhama,  ca sende që patjetër zëvendësohen dhe rikuperohen, por nuk flasin për jetën e shuar të një djali të ri, vrasja e të  cilit i ka hapur plagë të mëdha familjes, nënës, babait, motrës, vëllait, të afërmëve dhe mbarë shoqërisë… !? Pse dreqin na mungon ky solidariteti dhe ky nerv i reagimit qyetar, i cili na katandisi në këtë gjendje ku ndodhemi… !? A ka pak shpresë që edhe ne shqiptarët të bëhemi si gjithë qytetarët e tjerë evropianë, të mund të reagojmë njëzëri, të lartësojmë ndërgjegjen dhe vetëdijen tonë kolektive për të rritur kërkesën e llogaridhënies të atyre që na keqqeverisin me mendësinë e një të shkuare totalitare, nepotike dhe autokratike….!? Mendoj se po…(!!!) Mirëpo kjo është në dorën e gjithësejcilit prej nesh. E kemi vetveten në dorë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga reminishencat e së shkuarës dhe nga ajo që rëndomë njihet si sindroma e Stocholmit – nga sadomazokizmi patologjik…(kjo sindromë është kënaqësia për ti shkaktuar tjetrit mundime e vuajtje ekstreme, por njëkohësisht nga ana tjetër, të njëjtë individë, ndiejnë kënaqësinë për tu viktimizuar nga viktimizuesit e tyre permanent, pra, prej sundimtarëve autokratë që mbajnë peng jetët tona….) Kjo është i trishtë dhe të çon në një situatë pa krye e të pashpresë…. Sot, një NJERI mungon në mes tonë…. Një krijesë engjëllore KREJT e pafajshme e Zotit, sot është në QIELL….!  Një NËNË e plagosur thellë në shpirt dhe një BABA i mjerë, ofshama e të cilëve ka angështuar brengën dhe makthin tonë kolektiv, kanë nisur vajtimin e pafund, me destinacion deri sa ata të kenë frymën e fundit.                                                      MËKATARËT – NEKROFIL, me aureolën e PUSHTETIT POLITIK, sillen vërdallë si HIJENA ndër nesh. Ata janë të dukshëm dhe të padukshëm, shfaqen dhe zhduken si mirazh, por, si do që të jenë, janë gjithmonë në pritje të gjahut të radhës…. Ata, i kanë marrë peng jetët tona, të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, të atyre që sapo kanë lindur në pelena, por, edhe të atyre që ende s’kanë lindur. Tashmë, ata e kanë krijuar DINASTINË e përjetshme të sundimit përmes pushtetit korruptiv që ushqehet në mënyrë kapilare nga dejet e mjerimit masiv që ka pllakosur vendin. Ky mjerim ka vrarë ëndrrën dhe shpresën tonë për ringjallje…. Ndaj, ti, NJERIU i pashpresë, edhe ti indiferent kronik, edhe ti militant i pafytyrë e sahanlëpirës partiak, ti dallkauk servil dhe i paaftë, ti parazit dhe brejtës pushteti i strukur në kthinat dhe skutat e errëta të administratës së kapur nga krimi dhe korrupsioni, ti “sindikalist” i rremë, edhe ti “aktivist” i klonuar i Shoqërisë Civile i blerë me paratë e pista të pushtetit në këmbim të heshtjes, edhe ti moralizues medial i kapur dhe i blerë për hiç mos gjë nga politika, që si gjinkallat e verës na shurdhon studiove televizive në të gjitha stinët e mërzitshme të vitit, edhe ti egoist mizantrop, dhe ti individualist anemik, cilido qofsh TI, zgjohu dhe dil nga guaska ku vegjeton MJERIMIN tënd human dhe REAGO, PROTESTO, flaki tej “prangat” e pengut dhe bëj LUTJEN tënde të dëgjohet me gjithë fuqinë e shpirtit: ZOT, vendos DREJTËSI!

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 6 minutash

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 9 minutash

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 30 minutash

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 47 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 16 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.