Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:26 Berisha mbron Elisa Spiropalin Lideri demokrat ka mbrojtur sot deputeten e PS Elisa Spiropali duke thënë se ajo po sulmohet nga Rama. Me tej Berisha shtoi se Spiropali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edhe nga Vlora, “Rilindja” të mbledh plaçkat…

Magazinë E hënë, 7 Dhjetor 2020 16:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Agim Jazaj –

Miku im i hershëm Flamur Haxhaj, që na ndjek përmbi 4 dekada edhe nga larg atdheut, i pikëlluar, i malluar, sa dhe i lënduar për hatanë që i ka sjellë e thelluar vendit dhe kombit qeverisja e radhës “Rilindja”, teksa pa të publikur shkrimin: “Humbja e thellë në Durrës e Rilindjes”, na përshëndeti, duke vijuar: “Edhe nga Vlora, “Rilindja” të mbledh Plaçkat”! Nisur nga bëmat dhe gjëmat, kupola qendrore, gati 1 vit e ca më parë hodhi në veprim grupet e (“kontrollit punëtor e fshatar”) të monitorimit; për të verifikuar, venë në “peshore” paraprakisht, rikanditimin e kryebashkiakut të Vlorës, për një mandat të dytë, në qytetin e Flamurit. Nëse me punën dhe sjelljen e tij këto 4 vitet e (ç)’qeverisjes: Ka bërë hyrje fletë votimi, apo ka bërë dalje, ka lënë thatë edhe kutitë e votimit, të zgjedhjeve lokale 2015?! Gjithkush me haberin minimal i çmon këto rezultate, “hyrje a dalje”, nuk janë vetëm produkt, vota të kryebashkiakut, por më së shumti ato lexohen dhe rezultojnë si vota të kontriubuara, apo të abuzuar edhe nga qeverisja- Rilindistet! Edhe nga radhët e “Rilindjes” vlonjate, sapo morën vesh zbritjen e grupit të monitorimit, rikanditimin dhe testimin e krybashkiakut, shprehën përkrahjen, zhgënjimin, po dhe revoltën e tyre, të shoqëruar me fyerjen që u është bërë edhe socialistëve të thjeshtë, qytetarisë vlonjate, qysh nga përzgjedhja, katapultimi i kandidatit, të pa njohur, as nga lagjia, as nga qytetaria, e as nga socialistët! Për asnjë kontribut të shpalosur, për vlera të veçanta mbi të tjerët, për merita organizuese dhe frymëzuese… E vetmja “vlerë” e përzgjedhur për kanditimin- thonë socialistët nga kupola socialiste ishte: “Sepse ishte mik i kryeministrit, i zgjedhur prej tij; për tu lehtëpërdorur”… Në 4 vitet e parë të “Rilindjes”, në Vlorë u ndërtua edhe “Lungomarja”- Langomarja, si i thonë dhe shumë vlonjat, nga politika e buzëkuqëve…Sapo nisi Langomarja, u trumbetua edhe ngritja e incerenatorit për të devijuar ujërat e zeza, të mos derdheshin në det. Edhe këto tam-tame të rilindistëve me video, kronika e filmime, rezultojnë një mashtrim dhe abuzim, pervers! Edhe pas kaq vitesh, lumenjtë e ujrave të zeza derdhen natë e ditë, aty në shtratin e tyre, ku derdheshin, ne det, që nga Skela e deri në Uji i Ftohtë. Kronika dhe filmimet bëhen vetëm nga paria dështake dhe vetëm në rrugën Vlorë- Skelë, ku krekosen si M… në shi, sikur gjithë vlonjatët të jetojnë, flenë, e shkojnë në këtë rrugë, aty ku shkojnë me kabrioleta parësia sunduese, duke mos u hedhur as sytë, pjesës së pasme, të këtyre rrugëve, qoftë dhe te shkallët e “Orizit, e jo më lagjeve, gjithë hartës së bashkisë! Përgjatë këtyre viteve kronikat e tv, kanë transmetuar pamje nga mbjellja dhe rrëzimin e rrepeve të mbjellë në këtë vepër, gati çdo vit, e shoqëruar nga: Oratoria boshe, falsiteti primitive, demagogjia demode…“Me zgjerimin, shqyerjen e trotuareve dhe ngushtimin e rrugëve automobilstike, të kthyera as si rrugët e dhive, nëpër pyllin e qëmoti”! Në këtë rrugë; Vlorë -Skelë, nuk mund të shkojnë as zjarrfikset dhe ambulancat, e jo më shërbimi i transportit urban. Në Vlorë është ndërtuar; duke shkatërruar dhe nuk është ndërtuar për të rezistuar, me një plan afatgjatë. Nëse është në pëlqimin dhe shërbimin e qytetarisë vlonjate kjo rrugë, ky investim, nuk është marë paraprakisht pëlqimi i qytetarëve, të bëhet një referendum lokal, ku votat e tij t’i numërojnë qytetaria vlonjate dhe jo militantët politik. Dhe pas këtij referendumi, ideuesit, abuzuesit, projektuesit, ndërtuesit; të përgjigjen…

Nga brënda kupolës Socialiste e shohin “Rilindjen” në shtratin e vdekjes, përveç të verbërve nga trut dhe qorrat nga syt!Një tabelë me rezultatet, shifrat e zgjdhjeve vendore të vitit 2015, e gjetëm edhe në selin e PS Vlorë. Një ndër kordinatorët, po dhe ekonomistët e fushës së satistikëve na ofroi tabelën e zgjedhjeve, me aleancat e vitit 2015 dhe në krahasim me “divorcin” politik të vitit 2019:

1-PS + aleatët, Kandidati D. Leli  fitoi 32. 254 vota

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2-Kandidati i pa varuri  V. Bedini “  2. 754 “

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

3-PD + aleatët     G. Deromema 17. 268 “

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Në zgjedhjet e vitit 2015 PS e vetme mori 21. 548 vota. Ndërsa nga Koalicioni, deri më tani janë të deklaruar, të larguar nga aleanca e Majtë:

LSI  “  “  “  5. 431

PDIU “  “  “  2. 293

FRD “  “  “   706

A.D.SH,  “  “   114

=  8544

Shuma e votave: 8544- të rrjedhura deri më tani, pa llogaritur parti të tjera që janë larguar nga “Tepsia” e Rilindjes: Nga 32. 254 – 8544 = 23. 710 vota “mbeten në ishiventarin bruto” të PS në Vlorë. Nga përllogaritja e zgjedhjeve të vitit 2015, PS me kandidatin e ricikluar, i janë larguar 8544 vota dhe mbetet me 23. 710 vota. Opozitës së sotme, i janë bashkuar edhe aleancat e reja, deri tashmë me: 8544 vota. Ndërsa PD me aleatët në zgjedhjet vitit 2015 rezultoi me 17. 268 vota dhe duke i’u i bashkuar tashmë edhe + 8544 vota të cilat shkojnë në 25. 812 në iventarin e Opozitës së sotme. Këto të dhëna referuese dhe krahasuese, nuk flasin vetëm për zgjedhjet lokal të drejtpërdrejta në bashkinë e Vlorës. Përllogaritjet kanë saktësinë e shifrave, po dhe të ndryshimit të aleancave, duke pranuar dhe “firot legale”, plus- minuset e veta, të cilat i analizojnë edhe njerëzit e satistikave, por pa e ndryshuar produktin… “Pandeminë e KOV 19 –të, edhe shqiptarëve e kanë hak, u’a dhuroi Zoti, po shqiptarët kanë mbi shpinë që po i mbyt përditë edhe pandeminë nga i Zoti- qeveria”, më shkruan miku im Flamuri nga mërgimi”! Edhe vlonjate janë të fyer në krenarinë e tyre kombëtare nga Rilindistët, e pa lindur: Për thellimin e varfërisë, pa perspektivën e brezave, zbrazjen e vendit, këputjen e frerëve të krimit, futjen e krimit deri në “Tempull” i thënçin, përzgjedhja e tyre me dorë nga Rilindisti, tufa e të inkriminuararëve si kreybashkiak, si dhe nga politika e maniqyrit, pushtimin e tyre nga administarata e katapultuar nga “shtatë male kaptuar, nga teritore e psikologji rurale, veçmas nga ato të quajtuar nga gjuha zyrtare, ish kategoritë e 3-ta dhe të 4-ta! Një njeri, burrëror, sinixhi, udhëheqës e çmon dhe e përcakton qysh nga më elementaret: Veshja, Gjuha, Sjellja, Harbutëria! E dallon dhe e çmon si: Prind, Gjysh, Bashkëshort, Familjar, Mik si Shok… Aristoteli i madh grek ka thënë: “E kam mik Platonin, po më shumë dua të vërtetën”! Tregues më kujevënës i Rilindjes janë vlonjatët e hartës së Bashkisë- Selenicë, ku kryebaskiaku i pushtetit të vjedhur: Pëllumb. Binaj, nuk e kanë zgjedhur, e le të votuar as 20 përqind e zgjedhësve, duke qënë vet “Ali e vet Kadi”- rilinidstët edhe pse i mbushën vet kutitë e vajtimit, i manipuluan, graduan kryebashkiakun, duke qëndruar në pushtetin e vjedhur, të votuar as nga 10 përqind e votuesve! A mund të pranojë një njeri i formuar, me përformancë njerëzore, një burrëror, njeri i selitur këtë pushtet të vjedhur?! Vetëm abuzuesit, të poshtëruarit dhe të keqëpërdorurit, më shumë se sa vrasësit me pagesë, vrasësit me pushtet, pronojnë të keqpërdoren, të “tunden” me spaletat e përdhosura, të poshtërojnë shënjtërimin e sovranit! Më mirë një humbe e ndershme se sa një fitore e turpshme! Edhe Napoleoni për punë te liga, gjente njerëz të ligj! Dhe pse të vetëm në garë, Korbat dhe Laraskat, nuk i votuan dhe nuk i duan as vet tufa dhe koteci i korbave dhe laraskave! Rezultatet janë kokeforte dhe kuptimplote: flasin me plotë gojnë dhe për symbyllurit, në “garë” pa garues, nuk e votuan as gjysm e votuesve që votuan Përparim Shametaj, në zgjedhjet e vitit 2015, kur PD ishte në ditët më të zeza, e sapo rënë nga pushteti, dhe “Rilindja” ishte në ditët më të bardha, sapo ishtë ngjitur në pushtet. P. Shametaj ishte në opozitë, i vetëm dhe pa snjë aleat. Kundër tij, ishte kanditatura e Rilindjes, në aleanacë me LSI! E përparuara e Përparimit ishte dhe është: Në aleancë me zgjedhësit e tij, që dijnë të zgjedhin, u shkon derë më derë, u ndjen dhimbjet të gjithëve, si në trupin e tij.

Nuk ndot, nuk vret me fjalë, po shëron me fjalë e shëmbullin!…  Një shëmbull i rrallë: Ish Komuna e Sevasterit, model i qytetarisë, i votës së arsyes. 5 legjislatura i kanë fituar kandidatët e PD, bijë të sporovuar dhe 1 legjislaturë, Bashkinë e Selenicës, po PD në opozitë, kryebashkiaku i parë dhe i sporvuar Parparim Shametaj.  Njerëzve u flet dhe u ka duk shëmbulli, jo fjalët-Demagogjia! Në Vlorë, në krye të këtij Aksioni Mbarë Kombëtar, jo thjeshtë për të ndryshuar qeverisjen, po për të transformuar, reformuar qeverisjen dhe shoqërinë, janë vënë në krye të punëve, të fushatës bijë e bija të çmuara nga bëmat e tyre, nga soji dhe fise fisnike si: Bujar Leskaj, Nada Meçorrapaj, Përparim Shametaj, Agron Shehaj, Genc Deromemaj, Gramoz Nazëraj, po edhe prapavija, të rinjë dhe të rejat idealist-pasionant: Alta Haluci, Lorenc Danaj, Nada Daullja, Pranvera Dalipaj, Etmond Fetahu, Klevis Beko, Adriatik Isufaj,Taulant Nazaj, Xhuljo Maraj, etj për të sjellë qevirsjen e merituar, për tu shërbyer dhe jo për tu rrëmbyer shqiptarëve, për të ndëshkuar hadutrinë, hajninë, për të ngritur vendin nga lëngimi dhe ngjallur shpresën… Kur amerikanët, Aleati ynë i Madh, kombi më i parparuar dhe emancipuar, e qarkulloi qeverisjen e radhës në 4 vite, “lideri i Rilindjes”, kërkon Mandatën e tretë dhe zgjatjen e ruajtjes së tij nga garda, i frikësuar nga mëkatet? Shqiptarëve u bie të ndryshojnë qeverisjet çdo 4 muaj, të pastrojnë sa më shpesh pusin e ndotur-Këllirë!…Turma; të verbëra nga trutë dhe qorra nga sytë, u shkojnë pas të marrëve, mbajnë në mjerim të sotmen e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 18 minutash

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 21 minutash

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 42 minutash

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 59 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 16 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.