Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes se do të vijmë në Tiranë/ Letra kërcënuese në 1965

Magazinë E diel, 17 Maj 2020 13:44
“Enver, mos na e prish xhaminë e Ballijes se do të vijmë në Tiranë/ Letra kërcënuese në 1965
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së që i përket vitit 1965, kur regjimi komunist i Enver Hoxhës filloi aksionin për prishjen në masë të objekteve të ndryshme fetare si: kishat, xhamitë, manastiret, tyrbet, teqetë, etj., por ai veprim pati një reagim të forte, jo vetëm nga disa klerikë, kryesisht ata të besimit katolik që shërbenin në Qarkun e Shkodrës, por edhe nga shumë besimtarë nga rrethe të ndryshme të vëndit. Një reagim i tillë erdhi dhe nga besimtarët elbasanas, të cilët i dërguan dy letra Enver Hoxhës, ku i kërkonin që të ndërhynte sa më shpejt për të ndaluar prishjen e xhamisë së Ballijes, sepse për ndryshe, ata do t’i shkonin në Tiranë…?!

Ndonëse regjimi komunist i Enver Hoxhës e kishte filluar goditjen ndaj institucioneve fetare dhe klerikëve të ndryshëm të tre besimeve që me ardhjen e tij në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, kur filloi dhe ekzekutimet apo burgosjen e internimet në masë të qindra e qindra klerikëve, ndalimin e fesë dhe prishjen e objekteve të ndryshme të kultit e filloi vetëm në vitin 1965. Ndaj vendimit që kishte marrë udhëheqja e lartë të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxha në atë kohë, për ndalimin e fesë dhe prishjen e shkatërrimin e të gjitha institucioneve fetare e objekteve të ndryshme të kultit, gjë e cila fillimisht u kamuflua, duke i’u atribuar si një niciative dhe kërkese të disa organizatave të rinisë shkollore të gjimnazve të Tiranës e Durrësit, pati mjaft kundërshtime dhe reagime të ashpra si nga besimtarët ashtu dhe nga klerikët e lartë të tre besimeve fetare, që ushtronin veprimtarinë e tyre religjioze në vendin tonë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Reagimet e klerikëve dhe besimtarëve të ndryshëm u acaruan akoma dhe më shumë kur direktiva e udhëheqjes së lartë të PPSH-së, për prishjen e objekteve të kultit, po bëhej realitet nga drejtues të lartë të partisë e pushtetit në rrethe të ndryshme të vendit, të cilët filluan sulmet ndaj kishave e xhamive, duke ndërsyer fillimisht ndaj tyre nxënësit e shkollave, repartet ushtarake dhe aktivistët fanatikë të organizatave të rinisë. Një ndër këto reagime ishte dhe ajo e disa besimtarëve nga qyteti i Elbasanit, të cilët i dërguan dy letra Enver Hoxhës, ku jo vetëm që i kërkonin ndërhyrjen e tij për të mos u prishur xhamija Ballijes, por ata në letrën e tyre edhe e kërcënuan diktatorin komunist duke i thënë se në rast se nuk ndalohej proshja e asaj xhamie, ata do t’i shkonin në Tiranë. Për më shumë na njohin dy letrat që Memorie.al po i publikon të plota në këtë shkrim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Letra e besimtarëve elbasanas për Enver Hoxhën

Shokut Enver Hoxha Tiranë

Ashtë letra e dytë që po ju dërgojmë juve shoku Enver dhe për një kohë u ndaluan punëtorët për prishjen e xhamisë Ballje, mirë por sot më dt. 27. X. 1965 filluan prishjen e xhamisë na Xhemiati dhe besimtarët syni ishin të pikëlluar dhe kërkojnë që xhamija në fjalë të mos prishet dhe të qëndrojë në vënd. Ne e dimë që feja është e lirë dhe gëzojmë të gjitha të drejtat fetare dhe prandaj kërkojmë që xhamija Ballje është historike, por në se nuk e pranojmë historike, ta zbukurojmë dhe të rregullohet por vetëm të rrijë xhamija në vënd dhe të mos prishet. Nga fetarët, nga Xhemiatë dhe besimtarët të qytetit Elbasan. Vetëm urdhëri juej ndalon çdo veprim.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 9 orësh
Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

Patatet në Hënë, studimi: mund të rriten me lëndë organike

20 Nëntor 2026, 21:31
TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

TikTok prezanton mjetin e ri: Politikanët do të njoftohen kur u përdoret imazhi pa leje

20 Nëntor 2026, 19:22

Mbesim me shpresë të naltë.

27. X. 1965

Shokut Enver Hoxha

Tiranë

Ashtë letra e tretë që ju dërgojmë dhe asnji gja nuk u ba për xhamin Ballje në Elbasan, por vazhdojnë ta prishin. Asht mëkat i madh që të prishet një xhami si kjo, që asht shumë e mirë dhe që asht në mes të qytetit.

I shkoj fjala dhe Kryetarit të Komitetit të Qytetit se asht xhami ajo që prishet se po të ishte kishë, nuk do të përfundonte kështu dhe Myftiu i qytetit të Elbasanit bashkë me kryetarin e fesë në Tiranë, shikojnë që të marrin pare dhe nuk pyesnin për xhamiat, por shikojnë që të mbushin xhepat e tyre, dhe për xhamijat nuk kanë galje por një gja asht se xhamiat i ka goditur populli dhe populli të pyet se sa e keqe i vjen që prishen xhamiat sot dhe që i kanë bërë depo shumë prej tyre që bijnë në sy se janë mbrena në qytet.

Sa për Myftiun e qytetit ajë e ka bërë si i do qeifi, hoxhallarët e qytetit dhe të fshatit e kanë frikë se ashtu me kobure në brez dhe bajnë si i thotë ajë nga frika se i kërcënon, prandaj e gjithë kjo që ka ardhë krejt me Myftiun e Qytetit ësht bërë, prandaj ne kërkojmë që të mos prishet xhamia sa nuk asht vonë, nëse edhe ne si fetarë i gëzojmë të gjitha të drejtat si ato që nuk besojnë, të na shifet e drejta, ose urdhëroni që të prishen të gjitha xhamiat që kështu ta dimë se ne si besimtar nuk i gëzojmë të drejtat si të gjithë, por të prishen, bashkë me Myftiun e Qytetit, që e ka delenisë fenë deri në këtë gjendje.

Na kërkojmë që xhamia të mos prishet sa nuk është vonë dhe Myftiu të na hiqet fare nga feja. Nëse nuk ndalohet prishja dhe të rregullohet xhamia, ditën e martë më datë 2 do të vijmë një pjesë e besimtarëve që të takojmë me juve që të sqarohemi.

Me nderime Xhemiati dhe besimtarët e qytetit e të fshatrave të Elbasanit.

Me besim me shpresë të plotë.

30. X. 65

(A.Q.Sh. f.14 / A.P. S.T.R. V.1965 D.1014 fq.76)

Etiketat e lidhura

dashnor kaloci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 42 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.