Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 06:07 Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi masiv kibernetik ndaj frigoriferëve dhe kabineteve ftohëse të supermarketeve, një akt që ministri i saj…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fake-News dhe paniku nga qytetarët: Nga hudhrat te tharëset e duarve

Magazinë E martë, 17 Mars 2020 15:35
Fake-News dhe paniku nga qytetarët: Nga hudhrat te tharëset e duarve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prej ditësh Shqipëria dhe jo vetëm është izoluar dhe interesi i kujtdo është tërësisht i fokusuar mbi marrjen e informacioneve më të vlefshme mbi përballjen më koronavirus, online qarkullojnë dhe disa të pavërteta.

Hudhra mund të parandalojë infektimin

Nëse ndonjëherë keni ngrënë një copë hudhër të pagatuar, ju e njihni shijen dhe aromën e fortë që lë më pas – por kjo nuk do t’ju mbrojë nga sëmundja. Edhe pse ka disa veti antimikrobike, bazuar në epideminë aktuale, “nuk ka prova” që një bimë e fuqishme të mund t’ju mbrojë nga koronavirusi.

Spërkatja e trupit me alkool ose klor mund të vrasë virusin

Edhe pse spërkatja me alkool dhe klor është një metodë shumë e mirë për dezinfektimin e sipërfaqeve, përdorimi i kimikateve në të gjithë trupin tuaj nuk do ta shkatërrojë virusin nëse tashmë jeni të infektuar. “Spërkatja e substancave të tilla mund të jetë e dëmshme për mukozën dhe membranën (d.m.th. sytë, gojën)”, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tharëset e duarve mund të vrasin virusin

Kjo nuk është e vërtetë. Ekspertët mjekësorë thonë se tharësit e duarve nuk janë efektive në shkatërrimin e koronavirusit. Në vend që t’i ekspozoni duart tuaja në ajër të ngrohtë, mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga koronavirusi është që t’i lani duart shpesh (ose t’i pastroni me produkte me bazë alkooli) dhe më pas t’i fshini mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përdorimi i cigareve elektronike ndikon në përparimin e koronavirusit

Edhe pse nuk ka dëshmi që Covid-19 është i lidhur me pirjen e duhanit, fakti që është një virus që sulmon organet e frymëmarrjes është arsye e mjaftueshme për të rekomanduar që të hiqni dorë nga duhanpirja. Sidoqoftë, është e papërgjegjshme përhapja e pretendimit se përdoruesit e cigareve elektronike janë më shumë në rrezik, sepse një keqinformim i tillë mund të shkaktojë një kundër-efekt.

Mund t'ju interesojë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02
Pse AI po nxit biznesin e reklamave të Meta-s ndërsa dëmton kërkimin e Google

Pse AI po nxit biznesin e reklamave të Meta-s ndërsa dëmton kërkimin e Google

1 Nëntor 2026, 15:46

Një llambë dezinfektuese ultravjollcë mund të vrasë koronavirusin

Është e vërtetë që disa spitale përdorin dritë ultraviolet për të vrarë mikrobet në sipërfaqe – në dhomat e operimit ose laboratorët – por, siç rekomandohet nga ekspertët, llambat UV nuk duhet të përdoren kurrë për të sterilizuar duart ose lëkurën, pasi ato mund të shkaktojnë acarim.

Kafshët shtëpiake mund të përhapin virusin

Aktualisht nuk ka asnjë dëshmi që kafshët shtëpiake mund të infektohen ose të përhapin koronavirusin. Dhe në këtë rast, rekomandimi kryesor është që t’i lani duart me ujë dhe sapun, kryesisht për t’u mbrojtur nga bakteret e zakonshme si Escherichia Collie dhe Salmonella, të cilat mund të transmetohen nga kafshët shtëpiake tek njerëzit.

Vaksinat e pneumonisë mund t’ju mbrojnë

Aktualisht nuk ka vaksinë për t’ju mbrojtur kundër Covid-19 – përfshirë vaksinat e pneumonisë. Virusi është aq i ri dhe i ndryshëm sa që ka nevojë për vaksinën e vet. Studiuesit janë duke punuar shumë për të gjetur një vaksinë për virusin dhe mjekët rekomandojnë vaksinimin kundër sëmundjeve të frymëmarrjes, kryesisht si mbrojtje kundër sëmundjeve për të cilat janë krijuar.

Kokaina vret virusin

Ky informacion i pavërtetë së pari “sulmoi” rrjetet sociale dhe Ministria Franceze e Solidaritetit dhe Shëndetit iu përgjigj lajmeve të rreme në Twitter. “Jo, kokaina nuk mbron kundër Covid-19. Është një drogë që krijon varësi dhe që shkakton pasoja të rënda e të dëmshme,” thanë zyrtarët francezë, dhe ministria gjithashtu iu drejtua edukimit të qytetarëve që koronavirusi nuk transmetohet as nga pickimet e mushkonjave. /Anabel/

Etiketat e lidhura

Covid-19hudhrattharëset e duarve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve
Para 36 minutash

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal
Para 38 minutash

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?
Para 39 minutash

JUVENTUS – Spalletti, një start i vështirë: A mundet Juventusi të rikthehet?

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë
Para 42 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 15 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 11 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 12 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 7 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.