Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjykata e Lartë në Holandë mbron me ligj të drejtat e njeriut nga ndryshimet klimatike

Magazinë E shtunë, 21 Dhjetor 2019 15:36
Gjykata e Lartë në Holandë mbron me ligj të drejtat e njeriut nga ndryshimet klimatike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mira Bregu, OKB, Gjenevë

Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet, të premten, duartrokiti një vendim të rëndësishëm nga Gjykata Supreme e Hollandës, e cila detyron Shtetin të ndërmarrë veprime më ambicioze klimatike, në mënyrë që të mbrojë të drejtat e njeriut nga efektet e pafavorshme të ndryshimit të klimës.

Gjykata e Lartë e Hollandës miratoi vendimin e mëparshëm nga gjykata e apelit në Urgenda Foundation v. Hollandë si një veprimi i pamjaftueshëm  adresuar ndryshimit të klimës që paraqiste një “rrezik ndryshimesh të pakthyeshme në ekosistemet mbarëbotërore dhe gjallërinë e planetit tonë” dhe një “rrezik serioz që  gjenerata e tanishme e qytetarëve do përballet me humbjen e jetës dhe / ose ndërprerjen e jetës familjare … që Shteti ka për detyrë ta mbrojë.”

Vendimi konfirmon se Qeveria e Hollandës (duke nënkuptuar dhe qeveritë e ardhshme), tashmë e kanë detyrim ligjore, bazuar në ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, të ndërmarrin ulje të forta të emetimeve të gazrave të serës.  Komisionerja e Lartë e mirëpriti mbështetjen e Gjykatës, pasi detyrimet për të drejtat e njeriut janë thelbësore në përgjigjen ndaj ndryshimit të klimës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ndryshimi i klimës tashmë po dëmton rëndë të drejtat e njeriut – dhe se ndikimi po rritet shpejt,” tha ajo.  “Njohja nga gjykata më e lartë Holandeze që të drejtave të njeriut në Hollandë t’i  japin një bazë ligjore, për të detyruar një veprim më të fortë dhe më të shpejtë nga Qeveria është me rëndësi jetike. Ky vendim përcaktues siguron një rrugë të qartë përpara për të ndërmarrë një proces gjyqësor mbi klimën, për të mbrojtur të drejtat e njeriut kudo, në mbarë botën! Ndaj dhe unë doja të shpreh  një mirënjohje të veçantë për të gjitha grupet e shoqërisë civile që iniciuan këtë veprim.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke kujtuar progresin e ngadalësuar në negociatat për klimën dhe “fenomenin e ngulitur dhe të rrezikshëm të mohimit të klimës”, Komisioneria e Lartë nënvizoi se vendimi i sotëm pohoi edhe njëherë se “veprimi më ambicioz i klimës, në të gjitha pjesët e botës, është një  detyrimi i të drejtave dhe jo thjesht një zgjedhje politikash.”

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me vendet me shtresa të ulëta si Hollanda, të cilat janë në vijën e parë të ndryshimit të klimës,” tha Bachelet. “Çdo shtet dhe çdo komunitet do të preket. Efektet potencialisht shkatërruese të rritjes së pakontrolluar të detit, valëve të nxehtësisë,  zjarret e pakontrollueshme të pyjeve, uraganet dhe urgjencat e tjera në rritje duhet të na nxisin të gjithëve të kërkojmë guxim dhe vendosmëri nga qeveritë kudo në përgjigje të këtyre kërcënimeve.”

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut është themeluar në vitin 1993 dhe Znj Bachelet është Komisioneri i shtatë. Ajo e mori këtë detyrë më 1 Shtator 2018. Kiliania Michelle Bachelet e mori këtë detyrë pas shumë përvojash në jetë, detyra e profesion. Ajo mban mbi shpatulla përvojën e persekutimit nëpër burgjet dhe interrnimit nga regjimi i Pinochetit, vjen pas një  përvoje të gjatë në fushën e mjekesisë.

Ajo ka një gradë mjekësore në Kirurgji, me një specializim në Pediatri& Shëndet Publik.  Ajo gjithashtu studioi strategjinë ushtarake në Akademinë Kombëtare të Strategjisë dhe Politikës së Kilit dhe në Kolegjin Mbrojtës Ndër-Amerikan në Shtetet e Bashkuara.

Zonja Bachelet u zgjodh Presidente e Kilit në dy raste (2006 – 2010 dhe 2014 – 2018).  Ajo ishte presidentja e parë femër e Kilit.  Ajo shërbeu si Ministre e Shëndetësisë (2000-2002) si dhe Ministra e Parë e Mbrojtjes e Kilit dhe Amerikës Latine (2002 – 2004).

Që nga fillimi i viteve 1990, Znj Bachelet ka bashkëpunuar ngushtë me shumë organizata ndërkombëtare.  Në vitin 2010 ajo drejtoi Grupin Këshillues të Mbrojtjes Sociale, një iniciativë e përbashkët e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), e cila kërkoi të promovojë politikat sociale për të stimuluar rritjen ekonomike dhe kohezionin social. Në vitin 2011, ajo u emërua Drejtoresha e parë e UN Women, një organizatë e përkushtuar për të luftuar për të drejtat e grave dhe vajzave ndërkombëtarisht.  Fuqizimi ekonomik dhe dhënia fund e dhunës ndaj grave ishin dy nga përparësitë e saj gjatë mandatit të saj.  Ajo kohët e fundit është zotuar të jetë Kampione Gjinore, duke u angazhuar të përparojë barazinë gjinore në OHCHR dhe në forume ndërkombëtare. Në gusht 2018, Kombet e Bashkuara emëruan Znj. Michelle Bachelet si  Komisionere e Lartë  për të Drejtat e Njeriut, duke zëvendësuar Zeid Raad Al Hussein.

Etiketat e lidhura

GjenevëMira Breguokb
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 39 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 40 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.