Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Heinrich Müller, një nga përgjegjësit e holokaustit, i deklaruar i vdekur ose i zhdukur në ’45, thuhet se ka jetuar me një emër të rremë në Tiranë

Magazinë E enjte, 2 Prill 2020 18:25
Heinrich Müller, një nga përgjegjësit e holokaustit, i deklaruar i vdekur ose i zhdukur në ’45, thuhet se ka jetuar  me një emër të rremë në Tiranë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Ndërsa po bëja disa kërkime mbi historinë e Shqipërisë, gjeta rastësisht një shkrim, i cili mbase mund të përmbajë një informacion të rëndësishëm mbi një zyrtar të lartë nazist që supozohej se kishte vdekur ose ishte zhdukur më 29 prill 1945, në Gjermani.

Bëhet fjalë për Heinrich Müller, pseudonimi i të cilit ishte “Gestapo Müller”, pjesëtar i SS-Gruppenführer. Ai ishte një nga përgjegjësit kryesorë të Holokaustit. Sipas një artikulli të gazetës “Le Figaro”, të datës 31 tetor 2013, Mülleri u varros në 1945 në një varrezë hebraike në lagjen Mitte të Berlinit, gjithsesi ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

Para 23 orësh
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Shkrimi në vijim, i botuar me 1 qershor 1964, në faqen n°5 të gazetës mujore “Le Droit de Vivre”, i sjellë ekskluzivisht nga Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, na jep një tjetër version:

Heinrich Müller në Shqipëri

Muller Shkrimi
“Është zbuluar vendi ku gjendet i strehuar i ligu Heinrich Müller, krahu i djathtë i Himmler-it.

Që nga viti 1956, ky administrator i kampeve të vdekjes naziste ka jetuar nën emrin e “Abedin Bekir Nakoschir” në Tiranë, ku ai ushtron funksionet e shefit të policisë sekrete shqiptare.

Sapo u informua, një organizatë e luftëtarëve të rezistencës nga Schleswig-Holstein i dërgoi një mesazh Walter Ulbricht, presidentit të Republikës Demokratike gjermane, duke i kërkuar atij të kërkonte ekstradimin e Muller në mënyrë që ai të jepte llogari për krimet e tij.

Letra është e datës 15 janar 1964. Deri më tani, nuk është marrë asnjë përgjigje.”

Gazeta “Le Monde” gjithashtu ka shkruar mbi mundësinë që Mülleri mund të ketë jetuar gjatë asaj periudhe në Shqipëri, së pari në një artikull të 7 janarit 1964, duke shpjeguar ardhjen e tij në tokën e shqiponjave : “…thuhet se Mülleri ka zbuluar identitetin e tij të vërtetë një inxhinieri të Gjermanisë Lindore vitin e kaluar në hotelin Adriatik në Durrës, në bregdetin shqiptar, gjatë një momenti kur të dy burrat gjendeshin të dehur… Sipas Der Stern (gazetë javore gjermane), thuhet se Mülleri është përdorur që nga viti 1945 nga autoritetet sovjetike, të cilat i dhanë atij një funksion në aparatin e policisë (spiunazhit) që drejtonte Beria. Pas vdekjes së Stalinit dhe arrestimit të Beria-s, Mülleri thuhet se ka emigruar në Hungari, pastaj në Shqipëri pas kryengritjes së vitit 1956.” dhe së dyti, në një artikull të 8 gushtit 1967 ajo specifikon: “…I kërkuar në të gjithë botën, SS-Gruppenführeri Heinrich Müller thuhet se jeton aktualisht në Shqipëri. Të paktën kështu ka thënë të shtunën, në gazetën Schwaebische Donau-Zeitung, e cila botohet në Ulm, një ish-agjent sekret, Helmut LUI, i cili pretendon se ka ndihmuar Heinrich Müller-in te strehohej në Shqipëri. Sipas LUI, ish-eprori i dikurshëm i Adolf Eichmann-it ka një emër të rremë “Jergj Kovoc” (ndoshta Gjergj) dhe thuhet se jeton në Tiranë. Ai gjithashtu pretendon se ishte ai që e përgatiti largimin e Müller-it në 1949, që sipas tij, ky i fundit gjendej i fshehur në Itali…”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Meqenëse vdekja ose zhdukja e Heinrich Müller-it mbetet ende një mister, pista shqiptare duket se është e nevojshme të gërmohet më tej nëpër arkiva më qëllim vërtetimin ose rrëzimin e kësaj hipoteze që e lidh me Tiranën.

Burimi Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 1 ore

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 1 ore

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 9 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 10 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 10 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 9 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.