Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Historia që s’bëri të lumtur askënd

Magazinë E diel, 26 Janar 2020 21:09
Historia që s’bëri të lumtur askënd
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua një tjetër rast problematik, ai i një familjeje me tre fëmijë të mitur, të cilët jetojnë në vështirësi ekonomike. Rubia, nëna e tre fëmijëve, tregoi në emision që për shkak se punon pasdite, nga ora 16:00 deri në 1 pas mesnatës, për dy fëmijët, përkatësisht dy dhe pesë vjeç, kujdeset vajza e madhe, Klodjana, vetëm 11 vjeçe. Klodjana e takon të ëmën shumë pak orë në ditë, pasi paradite ndodhet në shkollë, ndërsa pasdite Rubia është në punë. Sigurisht që pas publikimit të rastit, ishte e natyrshme empatia në rrjete sociale, nisur nga fakti që fenomeni është shumë i përhapur në shoqërinë tonë. Megjithatë pati edhe nga ata ndjekës që nuk e pritën mirë rastin. Një prej tyre shkroi në Revista Anabel në Facebook.

“Mirë ky rasti na la shije jo të mirë, por sërish janë të rritur dhe vendosin vetë, po për rastin e tretë pse nuk diskutohet? Si ka mundësi që i serviret publikut? Fëmija 11 vjeç kujdeset për motrën 2 vjeç dhe vëllanë 5 vjeç. Ky është abuzim, dhunim i të drejtave të fëmijëve. Dhe mami i kërkon falje vajzës. Kjo familje nuk ishte për të dalë në emision, por me këtë problem duhet të merren shoqatat, qendrat sociale dhe shteti. Si mund të lësh fëmijën në shtëpi gjithë mbasditen e gjithë natën tre fëmijë të vegjël, nën kujdesin e vajzës së madhe që është 11 vjeç? Arbana dhe stafi nuk duhej të ishin marrë fare me këtë rast, por ta denonconin në instancat përkatëse. Apo kur ndodh gjëma, kur dëgjojmë nëpër lajme që u dogjën tre fëmijë apo ranë nga ballkoni etj., sensibilizohemi ne si shoqëri.”

Mund t'ju interesojë

Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pabesi…

Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pab...

11 Tetor 2026, 02:47
Gjenova bashkon 40 bashki dhe 5 rajone italiane në nismën ndërkombëtare “Kick War Away” për paqen

Gjenova bashkon 40 bashki dhe 5 rajone italiane në nismën ndërkombëtare “Kick War Away”...

8 Tetor 2026, 11:23
Gjergj Luca: Dashuria e njerëzve punëtorë nuk buron nga makutëria e lekëve, por nga shpërndarja e tyre për kauza fisnike

Gjergj Luca: Dashuria e njerëzve punëtorë nuk buron nga makutëria e lekëve, por nga shp...

6 Tetor 2026, 19:35

Kujtojmë që komenti i mësipërm i referohet rastit të tre fëmijëve të mitur që humbën jetën nga zjarri në shtator të 2017-s në Rromanat, Durrës, si pasojë e një loje me shkrepëse teksa prindërit nuk ndodheshin në shtëpi. Rasti i Rubies nuk është një rast i izoluar, pasi ka pafund familje që për shkak të vështirësive ekonomike, por edhe mentalitetit, përballen me një fenomen të tillë, ku fëmijët marrin përsipër përgjegjësi, të cilat janë të papërballueshme dhe të palejueshme për zhvillimin e tyre emocional dhe fizik. Sipas ligjit, përgjegjësia e prindërve përfshin sigurimin e mirëqenies emocionale, sociale dhe materiale të fëmijëve që nxisin zhvillimin e tyre. Në të kundërt, nëse nuk përmbushen detyrimet, shteti ka të drejtën që të të heqë kujdestarinë e fëmijës.

Swiss Digital

Për një mendim më të specializuar, iu drejtuam psikologes Denada Toçe. “Është shumë e rëndësishme që fëmijët të përfshihen në rritjet e motrave dhe vëllezërve, por gjithnjë nën prezencën e prindërve. Në momentin që fëmijët kthehen në kujdestarë të fëmijëve, kalojmë në neglizhencë dhe abuzim”, shpjegoi Toçe. “Sigurisht që ne e kuptojmë realitetin socialo-ekonomik dhe kulturor dhe kjo është një pikë që duhet marrë në konsideratë. Por nëse e bëjmë pjesë të një programi, të cilin shqiptarët e shohin shumë, legjitimojmë që kjo është normale. Në fakt, nuk është normale dhe duhet t’i mëshojmë faktit që ky fenomen duhet të ndryshojë. Duke e bërë pjesë të programit ti e përligj, shkakton një emocion te shikuesi, por e kthen në model”.

Ajo që thekson Toçe është me rëndësi, sepse sigurisht që nuk është hera e parë që dëgjojmë a lexojmë për histori të tilla, megjithatë në momentin që publikohen në media dhe nuk u jepet një zgjidhje, atëherë situata fillon edhe trajtohet si diçka normale. Klodjanës iu dhuruan tablo dhe penela për të vizatuar, por a pyeti njeri se në cilin moment do të vizatojë vogëlushja? A do ta gjejë ajo kohën për të pikturuar, kur e ëma shkon në punë pasdite dhe ajo kujdeset për dy fëmijët e tjerë të vegjël? A nuk do të ishte më mirë që programi të kontaktonte me Bashkinë në mënyrë që Rubies t’i pranonin fëmijët në çerdhe? A nuk do të ishtë më mirë që programi të kontaktonte me sponsorë, të cilët mund t’i siguronin një dado derisa familja të stabilizohej nga ana ekonomike? A nuk do të ishte një punë e re dhuratë më e vlefshme për familjen sesa disa penela që nuk do të përdoren kurrë?

Sikur të mos mjaftonin këto, në fund të programit, Klodjanës iu dhuruan disa fustanë dhe tekstualisht Arbana i tha: “Të paktën në shtëpinë tënde, kur ata të dy të flenë, ti të veshësh fustanet e bukura për qejfin tënd”. Pra me fjalë të tjera, kur Klodjana të mbarojë së bëri rolin e nënës, natën si Hirushja, atëherë kur nuk e sheh njeri, të gjejë pak kohë për të qenë fëmijë.

/Anabel/

Etiketat e lidhura

Dua të të bëj të lumtur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 9 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.