Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Martesat virtuale në kohe pandemie: Manuali për të humbur sa me pak nga magjia e dasmës

Magazinë E hënë, 22 Qershor 2020 13:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Marisa Bello gjithmonë ëndërronte të martohej nën dritën e yjeve dhe nuk kishte ndërmend ta lejonte një pandemi globale të ndalonte ditën më të lumtur të ditës së saj, shkruan CNN.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kështu që në mars, kur shteti i saj  Nevada lajmëroi se do të izolonte vendin për të minimizuar efektet e shpërthimit të koronavirusit, ajo dhe i fejuari i saj, Luis, bënë plane për dasmën e tyre.

Mund t'ju interesojë

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 6 minutash
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 2 orësh
Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pabesi…

Blerina Matraku: Jam penduar për marrëdhënien që kam krijuar me Adi Hilën. Kamerat, pab...

11 Tetor 2026, 02:47

Ata u martuan në 3 Prill në një dasmë online.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kishte premtime, kishte vallëzime , kishte lot dhe çdo gjë nën  dritën e yjeve, raporton abcnews.al

“Nuk ishte ashtu si e imagjinuam ne, por ishte intime dhe e mrekullueshme, tha Marisa Bello drejtoreshe e  shkollës katolike që jeton në Las Vegas.

“Meqenëse ne nuk mund të festonim me të gjithë, thjesht donim të bënim diçka që do ti sillte dhe ata pranë nesh , kshuqë vendosëm për një dasmë virtuale.

Bellos nuk janë çifti i vetëm që kanë realizuar dasmë virtuale që nga fillimi i pandemisë. Në të gjithë vendin, shumë çifte kanë vendosur të martohen në këtë mënyrë.

Ndërsa më shumë çifte e përdorin këtë qasje,këto janë disa strategji që nuk duhen humbur.

1.Teknologjia

Ndoshta hapi më i rëndësishëm në organizimin e një martese virtuale është  të sigurohemi që lidhja me të ftuarit  të funksionoj.

Shumë çifte kanë preferuar Zoom, një platformë e bazuar në Web që shumë biznese po e përdorin për të lehtësuar video-konferencat.

Një mënyrë për të shmangur problemet e lidhjes me pjesën tjetër të të ftuarve është të bëni një provë  para eventit, raporton abcnews.al

Maryssa Souza, pronare e Save the Date! Dasmat & Ngjarjet në Sonoma County, California, ndihmoi dy klientë vendase që u martuan në oborrin e shtëpisë së tyre.

Gjatë ngjarjes, gruaja e fotografit u mor me pjesën e  teknologjisë.

“Audio ishte më e mirë se sa e prisnim por është dasma e parë virtuale që kemi realizuar kështu që gjithmonë ka vend për përmirësim,” shkroi Souza në një email.

Për shkak se dasma u zhvillua në një ditë  të ngrohtë dhe me diell, fotografi vendosi një çadër gjigante për të mbrojtur pajisjet nga dielli.

Dasmat virtuale po bëhen gjithnjë e  më të përhapura gjatë gjashtë muajve të ardhshëm,raporton abcnews.al

2.Mos hiqni dorë nga  ritualet e dasmës

Vetëm se një martesë nuk po zhvillohet si dikur,  kjo nuk do të thotë që nusja dhe dhëndri  të heqin dorë nga   traditat e dasmave që janë të rëndësishme për ta.

Për disa, kjo ka nënkuptuar festat e beqarisë që përfshijnë dolli, përqafime dhe në disa raste kërcime.

Për Lauren Picard, ishte një festë beqarie nga Zoom, rreth një muaj para ceremonisë së saj të vogël dhe private të dasmës në Ronan, Montana.

Festa u organizua nga nëna e Lauren, Debbie Picard. Ajo mblodhi 20 gra përfshirë gjyshet dhe hallat e mëdha që kurrë nuk kishin marrë pjesë në një  moment të tillë deri atë ditë, raporton abcnews.al

“Ishte me të vërtetë e veçantë sepse të gjithë  dëgjuan se çfarë Lauren kishte për tu thënë atyre”, tha Debbie Picard, e cila jeton në Lolo, Montana.

Rajat Dewan dhe nusja e tij, Jill, zgjodhën një traditë ndryshe në dasmën e tyre virtuale: muzikë live.

Dewans jetojnë në Ann Arbor, Michigan dhe u martuan më 15 maj. Si pjesë e ceremonisë, ata ftuan  Erin Zindle, i cili performoi këngën e dashurisë “Medicine”.

3.Merrni një dëshmitar (ose 10)

Sipas rregullave të reja të distancës sociale lejohen që grupe të vogla njerëzish të mblidhen në të njëjtin vend në të njëjtën kohë, për aq kohë sa të pranishmit kanë vendosur maska dhe qëndrojnë të paktën 6 metra larg. Kjo do të thotë që disa çifte po ftojnë vetëm  një pjesë të ngushtë të anëtarëve dhe miqve të afërt të familjes

Brittany dhe Daryl DuPree u martuan më 1 maj.

Gjatë ceremonisë, Brittany përshkoi një rrugicë të improvizuar me babanë e saj duke dhënë idenë e një altari, raporton abcnews.al

“Ajo që realizuam ishte e përsosur sepse ishte një ide e çmendur, dhe kjo është pikërisht ajo çfarë  ne jemi “, tha ajo.

“Të nesërmen një nga hallat e mia më shkroi dhe tha që ajo ishte kënaqur kaq shumë në dasmën time sepse ishte një dasmë e thjeshtë dhe përqendrohej tek ajo çfarë kishte më shumë rëndësi.”

4.Duhet te sigurohemi të kemi ide  krijuese

Dasmat virtuale gjithashtu duhet të përfshijnë ide krijuese.

Kjo është ajo që bënë Genny dhe David Velazquez, banorë të Stamford, Connecticut, të cilët u martuan më 9 maj në Firence.

Çifti kishte planifikuar ditën e tyre të madhe që nga fundi i vitit 2018, dhe Genny e kaloi pjesën më të madhe të vitit të kaluar duke realizuar punime me qeramikë blu dhe të bardhë si momente për të përkujtuar këtë rast.

Dyshja dhuroi rreth 100 nga punimet e tyre për miqtë dhe anëtarët e familjes që formuan një paradë makinash pranë shtëpisë së prindërve të Genny pas ceremonisë virtuale, e cila u mbajt në një kishë lokale.

Genny do të shpërndajë pjesën tjetër  personalisht kur pandemia të mbarojë, raporton abcnews.al

Jenna Miller, drejtoreshë e Here Comes the Guide , një faqe në internet për planifikimin e dasmave, tha se disa  të martuar kanë dërguar pako për mysafirët që përfshijnë verë apo edhe ëmbëlsira.

Ajo shtoi se pako të tjera virtuale të martesës kanë qenë edhe albume të përbërë nga foto dhe mesazhe nga të ftuarit në dasma.

5.Përpiquni të krijoni hapësirë ​​për mysafirët

Meqenëse shumica e të ftuarve nuk mund të marrin pjesë në dasma virtuale prandaj është e rëndësishme të mirëpritni ata që do të jenë pjesë e dasmës tuaj virtuale.

“Disa nga këta të afërm nuk e kishin parë njëri-tjetrin me vite,” tha një i ftuar . “Ata zhvilluan  një mini-pritje për në para fillimit të dasmës. Ishte një nga pjesët më të bukura.

Lani Mesmer dhe burri i saj morën pjesë në dasmën në Velazquez ndërsa ishin ulur pranë pishinës në shtëpinë e tyre jashtë Orlando, Florida, raporton abcnews.al

6.Konsiderojeni një eksperiencë të re

DuPrees  po planifikon një festë në 1 maj 2021, në të cilën ata mund të festojnë përvjetorin e tyre të parë personalisht me të gjithë njerëzit që morën pjesë në ngjarjen virtuale këtë vit.

Jill Dewan, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, tha që ajo e shikonte dasmën virtuale si një hap drejt një procesi me shumë hapa të tjerë më pas.

“Synimi ynë gjatë gjithë kohës ishte të kishim një ceremoni më tradicionale dhe të realizonim një festë të vogël  pasi fëmija të lindte,” tha ajo.

“Kështu që ne e bëmë një dasmë online. Një martesë më zyrtare në një moment tjetër në të ardhmen do të na japë vetëm më shumë kohë për të festuar.”/abcnews.al

Etiketat e lidhura

martesapandemi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 6 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 16 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 19 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 22 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.