Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Michelle Obama-Të bëhesh (…për shkak të burrit)

Magazinë E premte, 9 Gusht 2019 18:17
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jetona Koçibelli

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sigurisht që libri “Të Bëhesh” i Michelle Obama-s ka pasur shumë bujë. Rekord shifrash në shitje, një promovim gjithandej globit, një e shkruar në mënyrë të thjeshtë e populiste, pa ojna. Vetë Michelle ka marrë auditoret me radhë për ta promovuar atë. “Vogue” poston fotot me të cilat ajo zgjedh të ishte e veshur në setin e kopertinës.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 15 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 17 orësh

Një “casual look”, me xhinse e një Tshirt të thjeshtë të bardhë me një jakë që zbulon supin e saj. Pastaj edhe vetë bashkëshorti i saj, ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama nuk i ka kursyer komentet në rrjetet e tij sociale rreth krijeses së gruas së tij. Kurioziteti më tepër për rrëfime të vogla e personale qe ajo që më nxiti ta lexoj, po aq edhe dëshira për të njohur më mirë ish Zonjën e Parë. Me thënë të drejtën prisja më shumë. Ku është Michelle kaq avokate e zonja, apo e duartrokitur si një rock star? Ne fakt ajo e braktisi karrierën e saj si avokate. Dhe kjo ndodhi pasi kishte mbaruar dy shkollime për këtë në Princeton University dhe Harvard, e pasi punoi disa vite ne këtë profesion, e kuptoi që nuk bënte për të. Edhe promovimi i saj në punën që kishte në Spitalin e Cikagos, u bë gjatë kohës që ishte marë vesh që Barack Obama, do të kandidonte për President të SHBA-ve dhe me gjasë rinia ishte me të. Media kritike e vuri në dukje këtë fakt, por mund të jetë edhe spekulim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për hir të së vërtetës ajo ka qenë e sinqertë kur pranon që kritikat për të ishin të tipit: I mungon eleganca dhe hijeshia që i duhet një Zonje të Parë. Gjë që është e diskutueshme, por mund të jetë edhe e vërtetë, sepse shpesh njerëzit e kanë parë me skepticizëm dhe pak ironi figurën e saj përkrah Barackut.

Megjithatë përtej pamjes, gjë e cila patjetër është e rëndësishme për pozicionin e saj, Ajo trumpetoi se ishte një grua e fortë, një grua që nuk pranonte të bënte thjesht kukullën, por të ngrinte zërin e saj dhe t’ju fliste grave kudo që ta përdornim fuqinë e zërit të tyre. Prisja me ëndje të shihja ku ishte e gjithë kjo fuqi. Nuk e gjeta! Përvec asaj që tha përgjatë fushatës para se bashkëshorti i saj të bëhej President, që ajo do të vazhdonte të ishte një supermama, asgjë e re.

Zonjat e Para dallohen nga shenja që lenë në historinë e shtëpisë muze, Shtëpisë së Bardhë. Jackie Kennedy e reklamoi dukshëm punën e saj për ndryshimin e imazhit në rimodelimin e interierit të Shtëpisë së Bardhë, megjithëse kjo ishte një punë e madhe krahasuar me kohën e shkurtër që ajo qëndroi aty. Michelle në tetë vjet bëri një bahce me zarzavate në Shtepinë e Bardhë (ide kjo e shefit te kuzhinës së saj). Nga një grua e fortë prisja më shumë! Prisja më shumë edhe nga një grua që e urren imazhin e kukullës, buzëqeshjes së ëmbël dhe shkëlqimit të syve tek sheh burrin e saj, por në fakt Michelle punësoi një staf të tërë njerëzish që merreshin me imazhin e saj, dhe madje u komentua gjatë për zgjedhjet tepër të shtrenjta në veshje.

Prisja të shihja edhe atë supermamën që ajo e përmendi gjatë, por që në fakt zbulova që veprimi i saj i madh ishte të blinte një kapuc bojë rozë për të voglën e saj Sashën në ditën e shpalljes së kandidaturës së Barackut, sepse temperatuat ishin disa gradë nën zero.

Këto i bluaja në mendje, sepse imazhi i mediatizuar i saj është ai i një gruaje atipike, një afro-amerikane që ka arritur më shumë se kushdo tjetër. Dhe doja t’ia atribuoja me zemër asaj këto arritje. Por sic duket, për shkak të shoqërisë, apo asaj vetë, arritjet ishin thjesht të burrit. Prandaj edhe “Të bëhesh”, do të më pëlqente t’i shtoja me një dozë shakaje prapashtesësn “ …për shkak të burrit!”. /Top Channel/

Etiketat e lidhura

BecomingMichelle Obama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.