Diaspora shqiptare nuk ka kursyer ndihmën si në çdo raste tjetër për të qenë krah Shqipërisë në këto momente të vështira nga tërmeti.
Shqiptarët e Suedisë janë angazhuar në mbledhjen e donacioneve monetare, duke i derdhur në llogaritë bankare të vendosura në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes.
Në vetëm 24 orë janë mbledhur mbi 604000 krona suedeze (SEK) për Shqipërinë.
“Pak para disa minutave kemi derguar në fondin EMERGJENCA që është hapur nga ministria e Shqipëris , 500.000 SEK .Parat e tjera do i dergojm të premten ose të hënen” njofton shoqata SAB.
