Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monarkia feudale e Ramës

Magazinë E mërkurë, 17 Qershor 2026 16:05
Monarkia feudale e Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Arlind Qori

Denoncimi publik i deputetes Koçeku është jo vetëm shqetësues për kërcënimin me prapavijë politike nga Bajrajt famëkëqij të familjarëve të bartëses së një pozite të lartë institucionale, por edhe tregues i mënyrës së qeverisjes në Shqipëri. Në letra, Shqipëria është republikë parlamentare ku pushteti buron nga populli dhe, me zgjedhje periodike, u delegohet përfaqësuesve të vet. Mirëpo kjo është vetëm cipa formale, që tanimë ka plasur dhe ka nxjerrë në pah shëmtinë e marrëdhënieve politiko-shoqërore paramoderne.

E vërteta është që nën qeverisjen e Ramës Shqipëria i ngjan gjithnjë e më shumë një monarkie feudale, të kontekstualizuar në periudhën e rrjeteve sociale. Në monarkitë feudale, mbreti nuk është gjë tjetër veçse feudali më i madh, të cilin feudalët e tjerë të shpërndarë në territor e njohin si të parin mes të barabartëve. Funksioni i mbretit në të tillë regjim nuk është edhe aq që të marrë vendime të pakundërshtueshme, por të ndërmjetësojë mes feudalëve lokalë, të zgjidhë konfliktet mes tyre dhe të mishërojë simbolikisht unitetin e një mënyre prodhimi e akumulimi të bazuar te toka bujqësore. Afërmendsh, mënyra kryesore e prodhimit në Shqipërinë e sotme nuk bazohet te bujqësia, ndonëse për arsye të tjera toka si truall ndërtimi është burimi kryesor i fitimit. Në monarkinë feudale të Shqipërisë së shekullit XXI mënyra kryesore e akumulimit të pasurisë është nëpërmjet ushtrimit të pushtetit politik. Investimi me risk, kreativiteti dhe puna janë mënyra gjithnjë e më periferike të pasurimit ose mëkëmbjes ekonomike. Haraçi ose renta feudale nuk u merret drejtpërdrejt bujkrobërve që punojnë tokën, por përfitohet duke përvetësuar taksat dhe të përbashkëtat e shumësisë së qytetarobërve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si sigurohet pushteti politik në kushtet ku, ndryshe nga monarkia feudale mesjetare, në fund të ditës formalisht voton çdo individ? Në qendër, Edi Rama është ngritur politikisht përmes pakteve me oligarkinë ekonomike, të cilës u ka mundësuar lejet e ndërtimit, reklamat televizive dhe ligjet speciale. Në këmbim, ata i kanë siguruar Ramës financimin e fushatave të shtrenjta elektorale dhe përmes televizioneve skalitjen e imazhit të një “udhëheqësi të madh”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Problemi është se jashtë kufijve të qendrës së Tiranës shtrihet një Shqipëri tjetër, ku territori është ndarë në feude të vogla në të cilat pushteti faktik gjendet në duart e organizatave kriminale, të cilat në disa raste marrin trajtat e familjeve mafioze. Këto të fundit – të kalitura nga trafikimi i vajzave, emigrantëve dhe sot kryesisht i lëndëve narkotike – kanë zënë rrënjë në territor dhe janë shndërruar në interlokutorët lokalë të pushtetit të Edi Ramës. Edi Rama arriti të fitojë më 2013 edhe si pasojë e pakteve të heshtura me nëntokën kriminalo-feudale. Janë këta që sigurojnë vota në territor përmes kërcënimit dhe marrëdhënieve klienteliste. Janë këta që të rrahin dhe të fusin në punë, të vrasin dhe të fusin jashtë radhe në spital. Janë këta që emërojnë një pjesë të kandidatëve për deputetë, kryetarët e bashkive dhe pjesën më të madhe të administratës publike lokale.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Këta kriminalo-feudalë nuk janë thjesht “kushëriri i sikletshëm” që hera-herës vjen në gostitë e Ramës, por pjesë integrale e pushtetit politik dhe mënyrës së akumulimit të pasurisë në Shqipëri. Krahasuar me secilën prej këtyre feudo-kriminëlëve individualisht, Rama mund të jetë pak më i pushtetshëm (sikundër mbretërit feudalë motit). Por ai mbetet peng i tyre si grup. Rama jo vetëm ua ka borxh pushtetin politik, por është i vetëdijshëm se pa ta, ai nuk fiton më kurrë zgjedhje në Shqipëri. (Ironia e fatit të tij është se tanimë as me ta nuk do të arrijë ta mbajë pushtetin).

Përballë këtij kundërmimi korruptivo-kriminal, ujit të ndenjur feudal, po ngre krye Shqipëria e re. Shqipëria e të rinjve, profesionistëve, punëtorëve, të vetëpunësuarve, sipërmarrësve kreativë, prindërve me fëmijë, të moshuarve dhe gjithkujt që me trup e mendje është bërë pjesë e protestave; Shqipëria e qytetarëve që nuk pranojnë më të trajtohen si bujkrobër as nga Rama, as nga oligarkët dhe as nga kriminelët. Një Shqipëri që sot është duke kryer revolucionin e shumëpritur demokratik, paqësor dhe modernizues. Mirë ardhsh shekull XXI!

Etiketat e lidhura

Arlind Qori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 28 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 29 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.