Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paligjshmëria në burgun e Drenovës dhe heshtja e Agim Ismailit

Magazinë E premte, 21 Shkurt 2020 15:55
Paligjshmëria në burgun e Drenovës dhe heshtja e Agim Ismailit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një “hemorragji” dorëheqjesh “për arsye personale” ka përfshirë së fundmi burgun e Drenovës, në vijim të një situate e cila nuk duket më e mira për punonjësit e një prej institucioneve penitenciare më të rëndësishme në Shqipëri. Burgu i Drenovës është bërë prej kohësh lajm, për shkak të një personazhi-Neim Behari-, i cili u ka dërguar letra kërcënuese disa zyrtarëve të drejtësisë dhe të sistemit të burgjeve. Pak ditë më parë, gjykata e Korçës e vendosi të dënuarin Behari në izolim, sipas regjimit “41 bis”, në bazë të kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas kërcënimeve që ai ka bërë publikisht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, izolimi i Beharit mund të jetë edhe pasojë e një “hakmarrjeje” ndaj tij, për shkak se ai ka kallëzuar penalisht për korrupsion drejtorin e burgut të Drenovës, Genci Fejzollari dhe nëpunës të tjerë të institucionit. Akuzat për paligjshmëri brenda burgut të Drenovës, të lëshuara nga Neim Behari, emri i të cilit shoqërohet shpesh me përcaktimin si një person me “probleme të shëndetit mendor”, në fakt, përforcohen nga brenda radhëve të administratës. Dritan Nurçe punonte prej vitesh në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Korçë, në rolin e specialistit (kujdestarit). Ai është një ndër pesë punonjësit e këtij institucioni, të cilët kanë dhënë dorëheqjen këto 2-3 muajt e fundit. Disa prej tyre e kanë argumentuar dorëheqjen “për arsye personale”. Por, jo Nurçe.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

22 Tetor 2026, 09:23
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai ka dhënë dorëheqjen pak javë më parë, i detyruar, sipas tij, për shkak se nuk të pranonte të vepronte në kundërshtim me ligjin. Për shkak të kundërshtive të tij, ai është përballur me një betejë administrative me drejtorin e Burgut, në përfundim të të cilës doli i fituar. Pas përfundimit të kësaj beteje disa-mujore, Nurçe dha dorëheqjen, i bindur se angazhimi profesional në Burgun e Drenovës do të vijonte të shoqërohej me përplasje të brendshme. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e tij për dorëheqje, duke shënuar se Nurçe ka dhënë dorëheqjen për “arsye personale”. Por, argumenti zyrtar i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, nuk qëndron. Ish-specialisti ka dhënë dorëheqjen, për shkak se nuk ka pranuar të bëhet pjesë e praktikave abuzive, të orientuara nga zyrtarët drejtues të Burgut të Drenovës.

“Boldnews.al” ka siguruar letrën e dorëheqjes që Nurçe ia drejton eprorëve të tij. “Dorëheqja ime vjen për shkaqe dhe rrethana që lidhen me parregullsitë që janë instaluar në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në praktikën e përditshme të punës në këtë institucion” (Burgun e Drenovës, shën.red.), shkruan, ndër të tjera, tashmë ish-specialisti Dritan Nurçe. Në tekstin e dorëheqjes, ai rendit akuza të rënda për paligjshmëri nga ana e drejtuesve të Burgut. “Qëllimi dhe arsyeja e shkeljes së ligjit është e qartë dhe nuk ka nevojë për komente”, shkruan Nurçe, duke aluduar për praktika korruptive nga ana e zyrtarëve të IEVP Drenovë.

Heshtja e Drejtorisë së Burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, me Urdhërin e datës 24 Dhjetor 2019, ka pranuar dorëheqjen e specialistit Dritan Nurçe. Sipas Urdhërit të Ismailit, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe “Boldnews.al”, dorëheqja është kryer për “arsye personale”. Duket qartë që drejtuesi më i lartë i sistemit të Burgjeve e ka thjeshtuar tërësisht situatën, duke u mjaftuar me “arsyet personale”, e duke anashkaluar problematikat e mprehta për paligjshmëri, të parashtruara në letrën e ish-specialistit Nurçe.

Siç duket, ka edhe një përpjekje të shtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të kaluar në heshtje ose për të mos cënuar titullarët e Burgut të Drenovës. Një situatë e tillë ka ndodhur edhe në Tetor të vitit 2019, pas publikimit të një investigimi në “Boldnews.al”. Në një artikull, me titull “Kush e kërcënoi realisht gjyqtarin Markelian Kuqo? Një histori që përfshin zyrtarët e Burgjeve”, publikuar të Dielën e 20 Tetorit 2019, redaksia e “Boldnews.al” publikon edhe një vendim gjyqësor, në të cilin gjykata e Korçës ka refuzuar uljen e dënimit për të dënuarin T.H., me argumentin se dosja e hartuar nga Burgu i Drenovës për këtë të burgosur, kishte mangësi të theksuara dhe paligjshmëri.

Një ditë pas publikimit të këtij shkrimi, drejtori i Burgut të Drenovës, Genc Fejzollari, kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pezullimin e specialistit Dritan Nurçe, i cili përfaqësonte institucionin në gjykatë. Urdhëri i pezullimit nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili, në 18 Nëntor 2019. Specialisti i pezulluar ankimon urdhërin, duke argumentuar se ai ishte vetëm përfaqësues i Burgut në seancë gjyqësore, por nuk ka qenë dakord me materialin e përgatitur nga eprorët e tij.

Pas shqyrtimit të rastit, inspektorët e Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve arritën në konkluzionin se Nurçe nuk kishte përgjegjësi. Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili, revokon masën e pezullimit. Çështja mbyllet aty, vetëm me një kallëzim penal ndaj juristes së Burgut të Drenovës, pavarësisht se materialet për të dënuarin T.H. janë hartuar e miratuar nga një komision përkatës, si edhe të konfirmuar nga drejtori i burgut të Drenovës.

Burimi i lajmit: /Bold News/

Etiketat e lidhura

Agim IsmailiburgDrenova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.