Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse puna në kafene na duket më e thjeshtë

Magazinë E martë, 9 Shkurt 2021 13:46
Pse puna në kafene na duket më e thjeshtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Disa nga njerëzit më të suksesshëm në histori e kanë bërë punën e tyre më të mirë në kafene.

Pablo Picasso, JK Rowling, Simone de Beauvoir dhe Jean-Paul Sartre, Bob Dylan, qofshin ata piktorë, këngëtarë, filozofë apo shkrimtarë, njerëz nëpër kombe dhe shekuj kanë hyrë në krijimtarinë e tyre duke punuar në një tavolinë kafeneje.

Ndërsa jemi futur në vitin tjetër, ende shumë njerëz punojnë në distancë. Dhe ndërsa puna në distancë po bëhet e përhershme për disa, siç parashikojnë ekspertët, ne mund të pyesim veten pse, kur gjërat të qetësohen, duhet të kthehemi në vendin e punës, vetëm për të izoluar gjoja veten me kokën ulur, diçka që ne jemi tashmë duke bërë në shtëpi.

Të ulesh në tryezën tënde me kufje në vesh për të mos dëgjuar zhurmën është vërtet ndryshe ta bësh të njëjtën gjë rrethuar nga njerëz të tjerë që gumëzhijnë mbi supe. Ka shumë mënyra sesi kafenetë nxisin krijimtarinë tonë në një mënyrë që zyrat dhe shtëpitë nuk e bëjnë dot. Kërkimet tregojnë se stimujt në këto vende i bëjnë ato mjedise më efektive për të punuar: kombinimi i zhurmës, turmave rastësore dhe larmive vizuale na japin sasinë e duhur të shpërqendrimit për të na ndihmuar të jemi më të mprehtë dhe kreativë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një vend i ëmbël i zhurmës dhe turmave

Disa prej nesh rrinë me kufje në vesh sapo ulen të punojnë në një mjedis publik, por shkencëtarët e kanë ditur prej vitesh që zhurma në sfond ndihmon në mendimin kreativ. Një studim i vitit 2012 i botuar në  Journal of Consumer Research tregoi se një nivel i ulët deri në mesatar i zhurmës së ambientit në një vend si kafeneja, mund të rrisë krijimtarinë tuaj. Ideja është që nëse jeni pak të shpërqendruar nga detyra për shkak të stimujve të ambientit, ajo rrit aftësinë tuaj abstrakte të të menduarit, e cila çon në  formimin e një ideje më krijuese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ekziston edhe fakti që në një kafene, ne jemi të rrethuar nga njerëz që kanë ardhur të bëjnë të njëjtën gjë si ne, i cili vepron si një motivues. Një studim i vitit 2016 e mbështeti këtë ide kur studiuesit kërkuan nga pjesëmarrësit të ulur pranë njëri-tjetrit para një kompjuteri për të bërë një detyrë në të njëjtin ekran. Studimi tregoi se, thjesht kryerja e një detyre pranë një personi që bën shumë përpjekje do t’ju bëjë të bëni të njëjtën gjë.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Shumëllojshmëri vizuale

Një nga gjërat që e bën punën nga shtëpia të vështirë është mjedisi vizual: shpesh ne ulemi në të njëjtën karrige dhe shikojmë të njëjtat mure për orë të tëra, përditë. Kombinimi i zhuris, turmave të rastësishme dhe larmisë vizuale mund të na japin sasinë e duhur të shpërqendrimit për të na ndihmuar të jemi më të mprehtë dhe kreative

Stimulimi vizual ka një efekt në procesin e të menduarit krijues të njerëzve. Shumëllojshmëria vizuale ndihmon në zgjidhjen e një problemi që ka një zgjidhje optimale, por kërkon që ju të mendoni jashtë kutisë.

Ajri i informalitetit

Ekspertët thonë se nga mjedisit e kafeneve mund të përfitojnë edhe grupit e punës që janë në kërkim të një ideje apo po përpiqen të jenë kreativë. Gjithashtu ata arrijnë të krijojnë dhe shoqëri.

Ekziston një formalitet i nënkuptuar kur mblidheni në platformat digjitale të takimeve. Në të kundërt, ka një ajër informaliteti kur takohemi në një bar apo kafene. Të gjithë ata stimuj audiovizualë ndihmojnë grupet, gjithashtu, në krahasim me mungesën në Zoom ose në një sallë takimesh zyrtare. Hapësirat ose platformat e takimeve të bazuara në zyra gjithashtu vijnë me kufizime të tjera. Megjithatë, një paralajmërim: jo të gjitha hapësirat publike janë njësoj të përshtatshme për punën.  Edhe nëse puna nga shtëpia mbetet një opsion afatgjatë, përfitimet e zhvendosjes së përkohshme në një kafene mund të jenë shumë të mira për t’u kaluar./abcnews.al

Etiketat e lidhura

kafenepuna
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.