Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:01 SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar Anija historike SS United States u fundos të mërkurën në brigjet e Destin, Florida, pasi qarku Okaloosa e bleu për 1 milion dollarë. Anija…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Punonte 19 orë në ditë duke kursyer qindarkat, historia e të pastrehit që sot është “mbret i picave” në SHBA

Magazinë E mërkurë, 25 Dhjetor 2019 09:27
Punonte 19 orë në ditë duke kursyer qindarkat, historia e të pastrehit që sot është “mbret i picave” në SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Hakki Akdeniz mbërriti në Nju Jork shumë vite më parë. Dikur i pastrehë tashmë një milioner, 39 vjeçari nuk harron të kthehet në rrugë për të ndihmuar, atje ku nisi historia e tij amerikane. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Anna Rice na sjell më shumë hollësi.

Milioneri Hakki Akdeniz është gjithmonë i zënë me punë. Ai jeton në një apartament të vogël në Nju Jork edhe pse mund të përballojë pa asnjë vështirësi një apartament dhe një makinë të shtrenjtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Endrrat e mia nuk lidhen me paratë. Unë ëndërroj për atë që dua të lë si trashëgimi, apo qëllimin pse jetoj dhe kjo nuk ka të bëjë me se sa para kam. Unë jam një njeri shumë i thjeshtë e besoni ose jo. Ora ime kushton rreth 100 dollarë. A mund të blej një Rolex? Absolutisht që po! Por pse duhet ta bëj?!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hakki Akdeniz, 39 vjeç është një nga 17 fëmijët e një familje kurde.

Në kërkim të mundësive ai u zhvendos fillimisht në Kanada kur ishte adolesht dhe në vitin 2001 në Nju Jork, në kërkim të një jete më të mirë.

Një mik amerikan i pati thënë se do ta ndihmonte, por kur ai mbërriti në Nju Jork, shoku i tij nuk ia hapi telefonin.

“Nuk e harroj atë ditë sepse ishte dita më e rëndësishme e jetës“, thotë Hakki Akdeniz.

Një motel i lirë apo një stol në një stacion treni…. ndalesa tjetër një qendër për personat e pastrehë e quajtur misioni “Bowery” ku Hakki Akdeniz kaloi plot tre muaj.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

“Rreth 25 apo 30 vetë flinin aty ku flija unë. Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por nuk është aspak ashtu të jetosh në një qendër për të pastrehët. Ka njerëz që mendojnë se të jetosh aty është liri, por nuk është ashtu“, thotë ai.

Hakki Akdeniz ia doli të gjejë një punë si pjatalarës në një piceri. Krahas kësaj pune ai mësoi se si të presë picat e pastaj t’i bëjë ato. Ai punonte 19 orë në ditë dhe përpiqej të kursente çdo qindarkë. Vite më vonë kurseu sa duhet për të blerë picerinë e tij, por reklamimi i biznesit në një qytet ku lulëzojnë me qindra biznese të tillë, nuk do të ishte i lehtë.

Më vonë Hakki Akdeniz fitoi një konkurs picash dhe një revistë botoi një artikull me foton e tij. Njerëzit nisin të flasin mbi këtë gjë dhe më pas të shkojnë në picerinë e tij.

“Papritur jam i famshëm. Njerëzit nisën të vijnë, ata sollën revistën me vete bënin foto me ne. Pastaj shoh se ka radhë jashtë restorantit. E më pas, zoti më bekoi dhe hapa një piceri të dytë!”, thotë Hakki Akdeniz, filantrop.

Pseudonimi i tij “Kampioni” u bë emri i zinxhirit të restoranteve të tij, aktualisht 14 të tillë. Hakki Akdeniz u bë i famshëm. Ai ka mbajtur një fjalim në OKB. Në faqen e tij në Instagram ai ka katër milionë ndjekës dhe një video ku Hakki Akdeniz shfaqet tek ushqen të pastrehët është parë nga 400 milionë njerëz.

Ai nuk do ta harrojë kurrë se çfarë do të thotë të jesh i pastrehë në Nju Jork ndaj dhe çdo të mërkurë kthehet atje për të ndihmuar.

“Ne kemi një buzëqeshje të bukur, nuk duhet ta lëmë kurrë të na shuhet. U them atyre që janë të pastrehë, buzëqeshni! Më jepni dhe një përqafim!“, shton Hakki Akdeniz, filantrop.

Hakki Akdeniz thotë se paratë shkojnë e vijnë dhe vlera e tyre matet me atë që mbetet pasi shpenzohen. Ai e di tashmë se çfarë do të bëjë me pasurinë e tij. Hakki Akdeniz planifikon të ndërtojë një godinë gjashtëkatëshe për të pastrehët, ku ata mund të jetojnë e të studiojnë, sepse ndonjëherë gjithçka që i nevojitet një njeriu është vetëm dikush që beson tek ai. /Zëri i Amerikës

Etiketat e lidhura

Historiai pastrehëmbret i picave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Tani

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 59 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 1 ore

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.