Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reportazhi/ Ambasadori i Vatikanit eksploron bukuritë e Shqipërisë, ngjit Korabin

Magazinë E diel, 6 Shtator 2020 14:43
Reportazhi/ Ambasadori i Vatikanit eksploron bukuritë e Shqipërisë, ngjit Korabin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Të njohësh Shqipërinë duke prekur nga afër bukuritë që ajo ka, por edhe të flasësh me njerëzit e të gjendesh mes situatave që të lidhin më shumë me grigjën që do t’i shërbesh.

Zgjodhi këtë formë të lidhjes së tij me vendin tonë, nunci apostolik në Shqipëri imzot Charles John Braun, i cili ka mbushur plot 3 vite prej emërimit të tij nga Papa Françesku si përfaqësues i Vatikanit në tokën e shqiponjave.

Për herë të parë larg mantelit të klerikut, por si një udhëtar që do të njohë nga afër bukuritë e vendit, traditat, kulturën dhe jetën e njerëzve, ai na rrëfen si ishin këto 3 vite të para të misionit të tij në Shqipërinë e vogël.

Charles John Braun: Së pari dua të them se këto 3 vite që kam kaluar në Shqipëri, kanë qënë ndër më të bukurit e jetes. Kam ardhur ketu në pranveren e 2017, pasi u emerova nunc apostolik nga Papa Francesku. Sinqerisht dija pak për vendin tuaj. Për mua ishte një vend misterioz, të cilin doja vërtetë ta njihja. Në këto 3 vite kam udhëtuar shumë, vizituar zona të ndryshme, nga Vermoshi në Sarandë. Vërtetë jam dashuruar me Shqipërinë. Është një vend me shumë kualitete. Nuk mund të imagjinohet bukuria e natyrës, plazhet e bukura dhe malet madheshtore. Pastaj ka edhe një kulturë interesante që ndërthuret nga shumë elemente, që për mua si Amerikan e bën vendin tuaj shumë tërheqës. Njerezit shpesh këtu ankohen për situatën ekonomike, apo probleme të tjera, por me syte e mi unë shoh më shumë elementë pozitiv. Bukuria e natyres, mirësia e njerezve, mikëpritja që gjendet kudo në këto troje, e kjo bën pjesë në kulturën tuaj. Si katolik pastaj më duhet ta them, vlerat e familjes janë ende shumë të forta, sa nuk i gjen thuajse askund. Është një avantazh i madh për ju.

Pranon se është i dashuruar me malet e Shqipërisë, e ndoshta ky fakt bëhet më i gjallë ndërsa sheh se udhëtimet e tija janë të shumta në këto zona, veçanërisht në Alpet tona. Krah tij në këto eksplorime kanë qenë dy klerikët shkodranë, dom Nikolin Toma dhe Artur Jaku.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në foto: Ambasadori i Vatikanit Charles John Braun dhe dy klerikët shkodranë, dom Nikolin Toma dhe Artur Jaku

Charles John Braun: Permenda plazhet, por malet mund të them se i dua më shumë. Këtu janë male me bukuri të radha. Jam limituar pak me shumë në veri gjatë udhëtimeve. Sapo erdha bëri kalimin Theth – Valbonë, që sot e preferojnë shumë. Pastaj kam bërë Nikq – Theth, më vonë me dy prifta miq të mi, kemi bërë ngjitjen e Jezercës që ishte shumë impenjative, por shumë mahnitëse. Në koman gjithashtu kam vizituar disa kisha të vjetra katolike, ku arkeologët po bëjnë gërmime. Ndersa sot jemi këtu në një vend të bukur, malin më të lartë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, Korabi, plot 2764 metra. Ishte një eksperiencë e bukur, me dy klerikët e arqipeshkëvisë Shkoder dom Nikolin Toma dhe dom Artur Jaku. Një kënaqësi e madhe për mu. Në male njeriu ndihet afër Zotit. Si katolike e dijmë që shpesh Jezusi shkonte në male, edhe mësimi i parë është fjalë mal. Janë vende shpirtërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por takimi me të ndodhi në Korab, majën më të lartë të Shqipërisë, për të cilin ai zgjedh të ndajë një mesazh të veçantë që lidhet me “Shën Terezën e Kalkutës”.

Charles John Braun: Kur flitet për Korabin, këtu në kufirin mes dy vendeve, Shqipërisë – Maqedonisë së veriut, më lind në një tjetër mendim. Tek Nënë Tereza, e lindur në Maqedonine e veriut, shenjtja e njohur në të gjithë botën, që na paraqet këtë aspekt religjoz të popullit shqiptar. Iku në qiell 23 vite më parë, por ndërsa jemi këtu mes malesh, më kujtohet ajo e bardha dhe bluja e veshjes së saj dhe duke qënë këtu në këtë lidhje hapësinore mes dy vendeve, me vjen natyrshëm lidhja e fortë që ajo kishte me Zotin dhe sa shumë donte këtë vend.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Tek malet nuk lidhet vetëm historia dhe tradita, por edhe një detaj tjetër që për të e bën të veçantë Shqipërinë, harmonia fetare.

Charles John Braun: Kur flitet për Shqipërinë, vërtetë që malet janë një pikë e terheqjes shpirtërore, jo vetëm për katolikët, por edhe për të tjerët. Për vellezerit tanë Bektashi janë të rëndësishme, kujtoj malin Tomorr, teqeja e tyre në atë mal apo në Krujë. Ato kërkonin këto vende të larta për të kryer ritualet fetare. Gjithashtu malet më kujtojnë një aspekt tjetër, atë të sensit të madh te bashkëpunimit, ndërveprimit, harmonisë fetare. Një avantazh i madh i vendit tuaj. E kam prekur vetë këtë gjë, nga bashkëpunimet me komunitetin mysliman dhe bektashi, e cdo fe tjeter. Sa darka dhe iftare me miqtë e mi të këtij komuniteti. Edhe Papa Francesko e vlerësoi shumë këtë dhe natyrisht që bën pjesë në identitetin dhe kulturën e vendit tuaj.

Imzot Charles Braun e mbyll mesazhin e tij duke i ftuar të gjithë ta vizitojnë Shqipërinë, pasi askush nuk do të zhgenjehet prej bukurive dhe vlerave që ajo përcjell. /Ora News

Etiketat e lidhura

ambasadoriCharles John BraunVatikanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 10 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 18 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 19 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 23 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.