Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Roland Qafoku: Ilir Meta, ose këmba e tretë e perustisë

Magazinë E hënë, 27 Prill 2020 19:20
Roland Qafoku: Ilir Meta, ose këmba e tretë e perustisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Roland Qafoku –

Ata që e sulmonin deri dje mbetën pa punë. Ata që e sulmojnë sot kanë nisur nga puna. Ilir Meta sërish është kthyer në syrin e ciklonit politik. Por këtë herë sulmet vijnë nga opozita. Më saktë fare, nga Partia Demokratike, ajo që në protestën e 2 marsit të këtij viti dhe në aksionin e tij personal në mbrojtje të Kushtetutës e quante veten mbështetesja e tij, ndërsa presidentin mbështetës të saj. Mjaftoi firma në ndryshimet e reja në Kodin Penal dhe hopa titujt e ushtrisë së statusshkruesëve shpërthyen: Presidenti ka bërë marrëveshje me kryeministrin; Meta i është rikthyer dashurisë së vjetër; Meta zëdhënës i kryeministrit; Kujt iu ul Meta në gjunjë më 2 mars; Meta na e “futi” përsëri; Meta, notar apo noter; Meta i dhuron mimoza Edi Ramës; e shumë e shumë të tjera të kësaj natyre. Një sulm dukshëm i orkestruar nga lidershipi i PD, ndërsa vetë kryetari Lulzim Basha bëri atë që bën jo rrallë kur e pyesin për një çështje të rëndësishme, kaloi nga një degë në tjetër duke thënë: “Nuk jam këtu të përgjigjem për dekretin e presidentit”, a thua se e pyetën nëse “Covid 19” është natyral, apo u prodhua në laborator? Në fakt, dekretimin e këtij ligji nga Meta, e paralajmëroi më 20 prill kryeministri Rama që në një dalje me skype përdori një fjali që befasoi opinionin publik: “Pozicioni i presidentit gjatë kësaj kohe, për hir të së vërtetës, ka qenë korrekt.

Presidenti ka kryer detyrën e tij me një përmasë përgjegjshmërie dhe njerëzillëku e është për t’u lavdëruar. Bashkëpunimi me të ka qene perfekt”. Kjo deklaratë përkëdhelëse ishte sikur Rama po e vazhdonte atje ku e kishte lënë më 22 maj të vitit 2018 kur u shpreh plot bindje: Ilir Meta është presidenti më i mirë që kemi patur. Por çfarë ka ndodhur në fakt? A kemi të bëjmë me një pajtim të përsëritur pas një sherri të përsësitur mes Ilir Metës dhe Edi Ramës, apo është situatë e tillë që dy big-ët kanë ulur armët në një marrëveshje gentlemen-ësh për shkak të situatës? A kemi të bëjmë me një armëpushim të përkohshëm të kondicionaur vetëm nga pandemia, apo është një dorëzim pa kushte i Ramës ndaj Metës duke hequr dorë nga një betejë duke ditur potencialin e tij? Çduhet të bënte Ilir Meta? A duhet ti kthente në parlament ndryshimet e reja në Kodin Penal apo duhet të vazhdonte betejën politike duke vijuar atje ku e la më 2 mars, e duke ngrohur si kurrë më parë në vitet e fundit venat e demokratëve opozitarë me një aksion që më në fund ia futi dy këmbët në një këpucë kryeministrit që i kishte pushtuar të gjitha institucionet? A duhet të mos lëvizte Meta nga poziconi i një presidenti “garant i Kushtetutës” apo të tërhiqej e të funksionte me sloganin e vjetër “me qetësi dhe dashuri” në situatën e re të pandemisë?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kam bindjen se këto pyetje mund të kenë qenë dilema për shumë personazhe të opozitës, të medias por edhe të vetë kryetarit Basha, por kurrë jo për Ilir Metën. Vetë të shtunën ai shpjegoi se ka qenë qeveria, domethënë Edi Rama, që ka kërkuar bashkëpunim në situatën e re të krijuar dhe sidomos që bëhej fjalë për ndryshimet e reja në Kodin Penal. A ka qenë kjo një kërkesë e sinqertë, apo Rama shfrytëzoi pandeminë për të bërë tërheqjen ndaj një kocke të fortë si Meta, kjo nuk dihet. Por e saktë është se kjo tërheqje, e ndodhur me arsyen e madhe të pandemisë, si për Ramën dhe sipër vetë Metën është një rast i mirë për të bërë armëpushim. Rama vetë tregon publikisht se i shtrin dorën “armikut” kur ka një situatë të paparashikuar. Ndërsa vetë presidenti Meta tregon se vërtetë kur shkelet kushtetuta ai thërret popullin, por kur populli kalon një situatë të rëndë, një ngjarje të paparashikuar dhe me pasoja për jetën si pandemia, ai tregon maturi dhe impenjim duke qendruar larg debateve, sherreve dhe aksioneve të forta politike. Dhe në historinë politike të postkomunizimit ne kemi raste të ngajshme të bashkëpunimit për shkak të një rrethana. Më tipiku është ai i vitit 1999 kur vendi ishte në një krizë ekstreme politike, por kryetari i PD Sali Berisha jo vetëm takoi kryeministrin e asaj kohe, Pandeli Majko, i cili i kërkoi bashkëpunim, por deklaroi se për hir të situatës në Kosovë PD do ndërpriste të gjitha aksionin e saj opozitar. Por përse opozita reagoi në mënyrë kaq refraktare? Përse mbështetësit e saj që u lëshuan ndaj presidenit si të ishte ai fajtori që PD vijon në kuota të ulta politike dhe më rëndëë akoma vijon të mos ngjall shpresë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo tregoi edhe një herë PD vijon të vuajë nga virusi “fajtori është tjetri dhe ansjëherë unë”. Një virus që po e gërryen atë dhe ngjalljen e shpresës për të ardhur në pushtet më shumë e shikon si mrekulli nga qielli se sa si rezultat i aksioneve të saj të qarta politike. Dhe si e sëmurë keq nga ky vuris, në PD bëjnë sot ka vetëm një pyetje: A është Ilir Meta i opozitës, apo është i qeverisë? Me këtë qendrim, PD dhe vetë Lulzim Basha po tregojnë se nuk e paska kuptuar që në radhë të parë Ilir Meta është president i Republikës dhe krahu i djathtë i opozitës. E megjithatë, aty në krye të shtetit ka bërë beteja të forta me mazhorancën duke treguar se nuk është president i dobët. Por kjo nuk do të thotë që Ilir Meta vepron dhe lufton me qëllimin se sa shumë e ndihmon ai opozitën. Kjo nuk do të thotë që Meta punon të rregullojë të gjitha gabimet dhe gafat e kryetarit Basha që nisin nga heqja dorë e mandateve të deputetëve e deri te mospjesmarrja në zgjedhjet lokale të vitit 2019. Këtë Meta e tha qartë të shtunën kur shtoi se vendi duhet të kthehet në shinat e Kushtetutës dhe se kjo është një betejë që do ta vijojë pasi të kalojë pandemia. Nëse vërtetë Basha dhe bashkëpunëtorët e tij mendojnë kështu këtu nuk kemi të bëjmë më me “këshilltarë mizerabël”, por me një koncept mizerabël të të gjithë partisë.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Meta, as nu ka qenë, as nuk është, e as nuk ka për të qenë varka e shpëtimit të Partisë Demokratike. Edhe me dekretin e fundit, ai vërtetoi edhe një herë se nuk i përket as opozitës, e as qeverisë. As Edi Ramës, e që më pak Lulzim Bashës. Ilir Meta është po ajo kafshë politike që e ka treguar veten në tre dekada. Është ai që si në çdo rast kur zhvillon beteja të forta ne gazetarët nxjerrim nga arkivat dhe i shkruajmë CV-në. Një CV që e ka bërë protagonist në nivel të lartë që kur ishte 30 vjeç dhe u bë kryeministër, ndërsa Sali Berisha tha se për herë të parë se politika shqiptare ishte bërë tre polare. E njëjta situatë është edhe sot. Ilir Meta nuk është i askujt. Ai thjesht është qartësisht i treti i liderëve më të rëndësishëm politikë në Shqipëri pa të cilin ky spektër nuk quhet i plotësuar. Në mënyrë konvencionale, ai është këmba e tretë e perustisë, një mbajtëse hekuri me tre këmbë, e cila nuk mund të qendrojë në ekuilibër pa i patur të tria këmbët. Meta është 51 vjeç, ka 30 vjet në politikë, ka provuar të gjitha detyrat më të e larta të mundshme shtetërore, President, kryetar Kuvendi, kryeministër, tre herë zëvëndëskryeministër, dy herë ministër, sekretar shteti dhe kryetar partie.

Ka bërë beteja nga të cilat ka fituar dhe ka humbur, por përsëri është ngritur dhe kështu vijon të funksionojë edhe sot. Këmba e dytë e perustisë politike është Edi Rama që në 56 vite të jetës së tij, 22 i ka në politikë dhe nga këto vetëm 1 vit e pak, ka qenë në opozitë. Kryeministër prej 7 vitesh, kryetar bashkie për 11 vjet dhe 2 vjet ministër i Kulturës, Rama është politikani që ka qëndruar më gjatë si askush në pushtet pas vitit 1990 në Shqipëri. Këmba e tretë e perustisë është Lulzim Basha që është 46 vjeç dhe nga këto 15 i ka në politikë. Ka qenë tre herë ministër, 4 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe prej 7 vitesh është është kryetar i PD-së. Aspiron të bëhet kryeministër, por kjo duket shumë larg. Vërtetë është kryetar i forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, por ndryshe nga nga dy të parët, Basha-kryetar ende nuk është bërë Basha-lider. Rama sigurisht që nuk e ndihmon. Por atë nuk e ndihmon dot as presidenti Meta, pavarësisht interferimit të aksioneve politikë kundër kryeministrit. Ilir Meta është thjesht vetja e tij. Ai nuk është as i opozitës, e as i qeverisë. Thjesht ai është Ilir Meta, këmba e tretë e perustisë. (fjala)

Etiketat e lidhura

akuzaedi ramailir metakodi penalRoland Qafokusulmet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 58 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 59 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.