Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëdimor reagon për ndalimin e gazetarit Elvis Hila

Magazinë E martë, 23 Qershor 2020 13:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia lokale në Lezhë ndaloi gazetarin e Report.tv Elvis Hila ndërsa po filmonte një operacion për prishjen e një ndërtimi buzë detit. Ai u lirua vetëm pas presionit që gazetarët e tjerë në vendngjarje ushtruan ndaj policisë lokale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në 17 Qershor, Hila po filmonte shembjen e ndërtesave nga IKMT në Shëngjin në Lezhë duke përdorur telefonin e tij. Sipas Hilës, forcat e policisë lokale dhe të IKMT-së i afron dhe i kërkojnë që të identifikohet. Pasi Hila konfirmon që është gazetar, një punonjës policie i merr telefonin nga dora duke i thënë: “Ccfarë gazetari je ti more?!”. Ai u ndalua edhe pse u identifikua si gazetar disa herë dhe njëkohësisht punonjësit e policisë i konfirmuan shefit të rendit në Policinë e Lezhës se Hila është gazetar. Ai u lirua pas presionit që gazetarët e tjerë në vendngjarje ushtruan ndaj policisë lokale.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 8 orësh
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 23 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

“Qëllimi i tyre ishte të mos filmoja përplasjet mes IKMT-së, policisë dhe pronarëve të ndërtimeve pa leje. Po filmoja dhunën ndaj një gruaje të moshuar që po kundërshtonte prishjen e ndërtimit të saj”, tha Hila për Reporter.al. Edhe pse iu kthye telefoni, ai nuk mundi të filmonte dhe raportonte ngjarjen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Blerjana Bino, kërkuese e medias për Rrjetin për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëdimor (SafeJournalists)pohon se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshminë e gazetarit dhe punonjësve të policisë të pranishëm, sikurse raporton Reporter.al. Ky reagim erdhi edhe nga presioni publik i shoqatave të medias dhe gazetarëve.

“Veprimet e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të mediave në detyrë, veçanërisht në situata të tensionuara, përfshijnë presione dhe armiqësi të hapur. Sulmi me gojë, sekuestrimi i pajisjeve, ndalimi dhe format e tjera të frikësimit po normalizohen. Ky normalizim po nxitet nga mungesa e reagimit dhe hetimet e duhura të incidenteve të tilla” – tha Blerjana Bino – “Nëse ne i lëmë pas dore, ose edhe më keq i tolerojmë dhe i konsiderojmë veprimet e tilla si ‘normale’ ato bëhen përsëritëse dhe kërcënojnë sigurinë e gazetarëve, raportimin e tyre të pavarur dhe lirinë e përgjithshme e mediave në Shqipëri” – përfundoi ajo.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt (SafeJournalists), që përfaqëson më shumë se 8.200 profesionistë të mediave në Ballkanin Perëndimor e dënon me forcë arrestimin e Elvis Hila dhe i bën thirrje Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të autoriteteve të Policisë së Shtetit që të hetojnë në tërësi incidentin, të përcaktojnë përgjegjshmërinë e anëtarëve të forcave të policisë Lezhë dhe të publikojnë gjetjet e tyre. Rrjeti SafeJournalists është i shqetësuar nga raportet e armiqësisë në rritje ndaj gazetarëve nga përfaqësuesit e Policisë dhe u kërkon autoriteteve shqiptare të mos pengojnë gazetarët, por të sigurojnë një mjedis të sigurt për ta. Ne mirëpresim reagimin e gazetarëve të pranishëm, të cilët qëndruan pranë kolegut të tyre Hila dhe demonstruan fuqinë e solidaritetit.

Etiketat e lidhura

Elvis Hila
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 51 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 52 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 54 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 55 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.