Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrokullima e pushtetit të Ramës

Magazinë E hënë, 29 Qershor 2020 20:05
Rrokullima e pushtetit të Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gentian Çala –

Shfryrja e Ramës ndaj një Kryebashkiaku si ai i Vlorës, e shoqëruar me batutën e rrudhjes së mbështetjes së tij në Vlorë, tregon qartë se Rama po humbet terren në mbështetje çdo ditë dhe se ai po shkon drejt një humbje të rëndë. Rama nuk po mundet ta fshehë nervozizmin. As e gjithë administrata publike nuk po i del ta mbajë pushtetin, madje as paratë e shpenzuara (nëse do ta tentojë ta bëjë një gjë të tillë) nuk do të mund ta mbajnë në pushtet.

Ndërsa kjo po ndodh përditë, artopolantët mediatikë të qeverisë herë ngrenë problemin e zgjedhjeve pa koalicione, e herë tjetër i bien tamburave të koalicioneve të PS-së sa me LSI-në dhe sa me PD-në. Qëllimi është krejtësisht diversiv dhe për të ngatërruar sa më shumë zgjedhësit. Ujku kërkon të fshihet brenda tufës së deleve. Pamundësimi i koalicioneve shihet si një mundësi e pakësimit të mandateve të Opozitës së Bashkuar nga Rama, kurse hedhja e idesë së një koalicioni të PS-së me ndonjërën nga partitë opozitare e bën që të tjerët të besojnë se ai do të jetë Playmaker (ai që drejton lojën).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më vjen keq teksa shoh fryrjen e administratës publike të disa sektorëve, posaçërisht në pushtetin vendor, ku kryesisht të rinjve u ofrohet ndonjë vend pune se “po afrojnë zgjedhjet”. Vende të tilla pune duket se janë mashtrim për shumë prej tyre, pasi me mbarimin e zgjedhjeve do ta shohin sërisht veten të papunë. Disa të tjerë, plotësojnë dokumentacionin për tu punësuar në kompaninë shtetërore të sigurisë private të krijuar nga Rama, enkas për punësim militantësh apo mbështetësish. Të gjithë kanë nevojë për një punë, por dinjiteti duhet të vlejë më shumë se përdorimi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rama dhe shpura e tij në pushtet po përdor ç’të mundet, por as fitimi i kohës, as vendet e punës, as diversionet, as presionet, as përdorimet nuk mund ta shpëtojnë atë dhe Rilindjen e tij nga humbja. Atëhere kur Rama të jetë i bindur se nuk ka çfarë të bëjë dhe po humbet pushtetin, si fillim, ai ka për të fajësuar dhe larguar disa nga ju (si në rastin e Lelit) dhe më pas, ka për ta braktisur vetë anijen që drejton, duke i lënë vetëm të gjithë ata që e ndjekin apo që i kanë shërbyer. Ai nuk do të sakrifikojë veten për askënd nga ju. Ata që janë më të mprehtë, e kanë kuptuar dhe po ndryshojnë sjellje, të tjerët do të mbyten bashkë me të.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Rrokullima ka nisur, nuk mund të ndalet. Rilindja po shpërbëhet në thërrime dhe kjo nuk mund as të pengohet as të shpëtohet. Iluzioni i Ramës për një mandat të tretë është bërë copash nga ai vetë. Faji dhe përgjegjësia ndahet në pjesë të barabarta midis tij dhe atyre që e ndoqën, i pari për nga pushteti që grumbulloi, kurse të dytët, për nga fuqia dhe arroganca që i toleruan atij.

Etiketat e lidhura

Gentian Çala
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 6 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 6 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 22 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 30 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.