Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 10:06 Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë. Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkencëtarët e Barcelonës po përgatisin testimin e COVID-19 brenda 30 minutave, mes tyre dhe një shqiptar

Magazinë E martë, 31 Mars 2020 22:10
Shkencëtarët e Barcelonës po përgatisin testimin e COVID-19 brenda 30 minutave, mes tyre dhe një shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Gjendja në Spanjë është e rëndë” thotë doktor Arben Merkoçi, profesor dhe drejtor i një grupi shkencor mbi nanobiosensorët në institutin katalan të Nanoteknologjisë në Barcelonë në një lidhje me skype me gazetaren Beti Njuma në studion e TV Ora.

Numri i të infektuarve në Spanjë po i afrohet 100 mijë, ndërsa i viktimave ka kaluar në 8200.

“Shpresë janë shërimet. Numri i personave të shëruar ka kaluar 19 mijë dhe këto shifra “japin shpresë për një normalizim të gjëndjes në 1 apo 2 muajt e ardhshëm.” thote doktor Merkoçi.

Pikërisht çfarë po kalon Spanja dhe të gjitha shtetet e tjera tregojnë sesa i rëndësishëm është diagnostikimi, pikërisht fusha ku ai punon

Grupi shkencor pjesë e të cilës është dhe Merkoçi po punon për realizimin e një testi masiv me kosto të ulët dhe që do të bëjë identifikimin dhe diagnostikimin e infektimit në më pak se 30 minuta. Ky projekt i është dorëzuar Komisionit Europian.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rëndësia e diagnostikimit

Arben Merkoçi:  “Në Spanjë pati një luhatje të të dhënave statistike. Në fillim u fol për një rënie të infektimeve më pas u fol për një rritje dhe të gjitha vinin ndoshta nga diagnostikimet, pasi u bënë më shumë teste që bënë të mundur të shihej se kishte më shumë raste të infektimit. Dua të them në një situatë të tillë është shumë e rëndësishme testimi në mënyrë që të ndalohet përhapja e infektimit. Diagnostikimi është shumë i rëndësishëm pasi të nuk mund të ketë trajtim dhe mjekim të të sëmurëve.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Testet me kosto të ulët

Merkoçi zbulon se po punohet për të pasur teste me kosto të ulëta dhe të ngjashme me testet e shtatzanisë

Arben Merkoçi: “Ne po mundohemi të shkojmë përpara për të pasur teste me kosto të ulët. Ka nevojë për një numër të jashtëzakonshëm testesh, miliona. Llojet e testeve aktualisht kanë problemet e tyre pasi kostoja është e lartë. Po flas për teste me kosto të ulët të ngjashëm me teste të shtatzanisë. Ka teste të lira por kanë probleme të mëdha dhe duhet ende punë për tu bërë të besueshme”

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

A duhet dhe Shqipëria të bëjë testimin masiv?

Merkoci nënvizon se analizat masive janë shumë të rëndësishme por kuptohet që kostot duhet të jenë të përballueshme

Arben Merkoçi: Patjetër, këtu në Spanjë ka testime në të gjitha drejtimet, edhe ato masive. Këto testime janë më të lira por që kanë të bëjnë me testimin e disa antikorpeve që krijohen pasi pesoni është infektuar.  Është e nevojshme të standartizohen metodat dhe të ofrohen platforma që bëjnë një analizë shumë komplekse për të parë të gjithë parametrat.

Në Spanjë ka një kontroll të të gjitha këtyre por ka shumë gjëra për të përmirësuar. Edhe në Shqipëri ka shumë gjëra për tu përmirësuar . Analizat masive janë shumë të rëndësishme, kuptohet nëse ka dhe teste të cilat janë me një kosto të përballueshme dhe nuk e di nëse ka të tilla.

Projekti per testimin e COVID-19 ne 30 minuta

Doktori nënvizon nevojën për bashkëpunim global dhe diagnostikim të standartizuar dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve në këtë fushë. Pikërisht në këtë kuadër është dhe projekti që grupi  shkencor mbi nanobiosensorët në institutin katalan të Nanoteknologjisë në Barcelonë ka dorëzuar sot

“ Sot dorëzuam një projekt të madh europian për detektimin e COVID e cila nëse do të jetë e sukseshme do të financohet nga KE dhe Organizata Europiane farmaceutike. Ne nuk duam të krijojmë pritshmëri falso përpara qytetarëve.Mendojmë që kjo do një praktikë shumë të kujdesshme. Për tju dhënë një shembull, për këtë projekt që sapo dorëzuam, sot ishte afati i fundit, KE kërkon një zgjidhje për 3 vjet por në fazën e parë që është më pak se një vit ne kemi premtuar që nëse do na japë financimin të japim një pjataformë që bën amplifikimin dhe dedektimin e shpejtë. Ajo që tani bëhet nëpër spitale  për 3-4 orë dhe duke përfshirë dhe marrjen e kampioneve që mund të shkojë dhe në 2 ditë ne duam ta bëjmë për më pak se 30 minuta, bëhet fjalë për pjesën gjenetike. Ndërsa të tjerat duam të ofrojmë pjataforma të cilat janë multiparametrike, në mënyrë që kur të bëhet një analizë të shikohet në mënyrë globale gjëndja e të sëmurit dhe të personit të infektuar dhe të merren masat e duhura pasi tani merren analiza individuale. Ne duam të ofrojmë pjataformë multiparametrike që është shumë e rëndësishme për një diagnostikim korrekt të infektimit”

Etiketat e lidhura

Arben MerkoçiDoktor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Para 5 minutash

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja
Para 7 minutash

Mbi 12 miliardë dollarë nga nafta e Venezuelës kaluan përmes një llogarie të kontrolluar nga SHBA-ja

Bisedimet për Ukrainë: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë
Para 9 minutash

Bisedimet për Ukrainë: Putini pranon evropianët, por kërkesat territoriale mbeten pengesë

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë
Para 19 minutash

9 gola në 14 ndeshje, Pio Esposito është “arma sekrete” e Italisë

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 10 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 15 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 11 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.