Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkrimtarja Isabel Allende: Emigrantët e pasurojnë një vend

Kultura E shtunë, 10 Gusht 2019 11:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Romani i ri i shkrimtares së nohur, Isabel Allende rrëfen për të arratisurit, që mbërritën në Kili pas luftës civile në Spanjë. Në bisedë për DW autorja flet për aktualitetin e kësaj historie.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shkrimtarja nga Kili, Isabel Allende ka shitur mbi 74 milionë libra në mbarë botën. Ky vit ka qenë për të plot përvoja me emocione të forta në jetën personale dhe atë profesionale: vdekja e prindërve, botimi i romanit të ri “Kjo udhë e largët” dhe një martesë e re para pak javësh. Në intervistë për DW ajo flet lidhur me librin e saj të ri dhe jetën e saj, që karakterizohet pikërisht prej migracionit ashtu si edhe historia e romanit “Kjo udhë e largët”.

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 1 ore
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 16 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Para 18 orësh

Në emigracion: Të vëzhgosh me vëmendje
“Unë kam jetuar si një e dëbuar”, thotë ajo duke iu referuar fëmijërisë dhe rinisë së vet si bija e një diplomati, që pas puçit ushtarak në Kili u arratis në Venezuelë, përpara se të vendosej në SHBA. “Eshtë mirë, që të jesh në një mjedis të huaj, kur shkruan. Kjo të nxit që ta vëzhgosh botën e të dëgjosh me më shumë vëmendje”, thotë ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Historinë e anijes “Winnipeg”, që më 1939 u nis prej poetit Pablo Neruda, për të çuar mbi 2000 republikanë spanjollë pas luftës civile në Spanjë për në Kili, Allende e njeh qysh në rininë e saj. Edhe familja e saj ka pasur miqësi me migrantë, të cilët askohe kishin ardhur me këtë anije.

“Në fakt unë nuk kish menduar të shkruaj për ‘Winnipeg’, por fillova që ta ndiej në ajër temën e migracionit, që në fakt ka ekzistuar gjithmonë. Kur ajo preku portat e Europës, ky ishte një lajm për autoren që kishte përjetuar vet migracionin. Kjo ishte temë edhe në SHBA, ku me Donald Trump-in situata është përkeqësuar ndjeshëm”, thotë Allende.

“Këto gjëra mua më influencojnë në mënyrë të pavetëdijshme ndaj dhe pasqyrohen në librat e mi. Unë kam shrkuar ndërkohë tre libra për të dëbuarit”, thotë ajo duke iu referuar edhe dy romaneve të tejra “Dashnori japonez” dhe “Një verë e paharrueshme”.

Emigrantët si pasuri për një vend
Autorja kritikon qendrimin e “qeverive populiste, që ngjallin urrejtjen dhe frikën”. Në SHBA, që janë themeluar vet prej migrantëve, në çdo kohë ka pasur etni e grupe, që janë diskriminuar, ashtu sikurse po ndodh sot p.sh. me latinot. “Por sapo një person është asimiliuar, ai kontribuon shumë për shoqëinë dhe është një pasuri për vendin.”

Historia e refugjatëve spanjollë të “Winnipeg” ia konfirmoi asaj këtë mendim, thekson Allende. Asokohe ka pasur rezistencë të fortë nga ana e kishës katolike dhe konservatorëve nga frika prej refugjatëve “komunistë, anarkistë, liberalë dhe ateistë”. “Por ata u integruan shpejt dhe menjëherë u bënë pjesë e vendit. Kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm”, thotë Isabel Allende.

11 Shtatori i Kilit
11 Shtatori 1973 ndryshoi përgjithmonë jetën e shumë kilianëve: Kryekomandanti i forcave të armatosura, gjenerali Augusto Pinochet, bën puç kundër presidentit socialist, Salvador Allende. Ushtarakët bombardojnë pallatin e presidentit “La Moneda” në kryeqytetin Santiago, arrestojnë besnikët e qeverisë, të majtët dhe kundërshtarët e Pinochet-it.

Bisedë me një dëshmitar të kohës
“Ndonjëherë unë ngulitem tek një histori, të cilën nuk më duhet ta shpik. Gjithçka është e kapshme, mua më duhet vetëm ta shkruajë atë”, thotë autorja. Kështu ndodhi edhe me romanin “Kjo udhë e largët”. Në emigracion në Venezuelë, shumë dekada pas lundrimit në Atlantik të “Winnipeg”, Isabel Allende takoi Victor Pey, i cili e frymëzoi atë për një ndër protagonistët e romanit. Inxhinieri dhe gazetari Pey ishte asokohe një refugjat i ardhur me anije, i cili u miqësua me Pablo Neruda-n e më vonë edhe me presidentin kilian Salvador Allende.

“Ai ishte i brezit të prindërve të mi, një njeri i tërhequr, pothuajse misterioz, por ne u bëmë miq të mirë dhe ai më tregonte mua për odisenë e tij, luftën civile, arratinë dhe arratinë për së dyti pas puçit në Kili më 1973. Historia e figurës kryesore të romanit rrjedh në formë rrethi po ashtu si jeta e Pey-së. Ai shfaqet në roman përmes një truku të synuar letrar, por në të vërtetë ashtu ka ndodhur”, thotë ajo. Mijëra viktima të represionit u larguan nga Kili pas puçit ushtarak, ashtu siç kishte ndodhur edhe 40 vjet më parë në Spanjë. Pey ndërroi jetë tetorin e kaluar në moshën 103 vjeçare, vetëm gjashtë ditë përpara se Isabel Allende të mund t’ia dërgonte manuskriptin, që ia kishte dedikuar atij.

Roli i Pablo Nerudas
Një tjetër figurë e rëndësishme në roman është Pablo Neruda, përpjekjet e të cilit në konsullatën e Kilit në Paris bënë të mundur që refugjatët spanjollë të arratiseshin drejt Kilit. Titulli i origjinalit të romanit në spanjisht është “Largo pétalo de mar” duke iu referuar një poezie të Pablo Nerudas. “Vepra e Pablo Nerudas më ka shoqëruar mua gjatë gjithë udhëtimit tim. Shumica e librave të mi janë shkruar në SHBA, ku unë jetoj dhe lexoj në anglisht. Neruda më jep mua mundësinë, që të mbaj zgjuar gjuhën dhe pejzazhet e Kilit.”

Allende shprehet edhe për akuzat e grupeve feministe ndaj Nerudas, se ai ka qenë një Macho dhe i dhunshëm. Ajo është e mendimit, që “vepra nuk duhet gjykuar mbi bazën e jetës private të krijuesit të saj”. Vepra letrare do të jetë një trashëgimi e njerëzimit, e kushdo që e ka krijuar atë, mund të jetë edhe një njeri i dështuar, ashtu siç mund të jemi edhe të gjithë ne të tjerët, mendon Allende.

Të dëgjosh në vend që të gjykosh
Ashtu si në romanet e mëparshme edhe në librin e ri të saj ka protagonistë të fuqishëm. Në këtë rast është pianistja, e cila erdhi në Kili me anijne e refugjatëve dhe u bë dekane e një shkolle muzike. “Unë njoh shumë gra të guximshme dhe të afta, që nuk më mundojnë aspak për t’i përshkruar”, thotë Allende dhe i referohet fondacionit të themeluar prej saj, i cili mbështet financiarisht kryesisht gratë dhe fëmijët e komunitetit latin në Kaliforni.

Një integrim i suksesshëm, ai i të arratisurve me “Winnipeg” në Kili, kërkon edhe shmangien e paragjykimeve ndaj migrantëve. “Eshtë e rëndësishme t’i shohësh ata në sy, të dëgjosh historitë e tyre dhe të hapesh ndaj tyre. Përse kemi frikë nga e huaja? Problemi nuk zgjidhet me mbylljen e kufijve dhe ndërtimin e një muri, por duke i përmirësuar kushtett e jetesës së njerëzve në vendet e tyre.”

Romani “Kjo udhë e largët”, botimi i të cilit përkon me 80 vjetorin e mbërritjes së anijes “Winnipeg” në Kili, sapo është përkthyer edhe në gjermanisht. Isabel Allende nis në vjeshtë një tur leximi të romanit në disa qytete të Gjermanisë.

Me Isabel Allenden bisedoi për DW Victoria Danemann

Etiketat e lidhura

emigrantëtIsabel Allende
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.