Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot festohen Pashkët, por çfarë simbolizon veza e kuqe?

Magazinë E diel, 12 Prill 2020 09:49
Sot festohen Pashkët, por çfarë simbolizon veza e kuqe?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për besimtarët e Krishterë, Pashkët janë festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përveç aspektit fetar, Pashkët janë kthyer edhe në një event komercial plot me lepurushë prej çokollate dhe vezë shumëngjyrëshe që ëmbëlsojnë jetën e çdo besimtari, por edhe ateisti! Çfarë domethënie ka lepurushi me çokollatë në këto festime? Po vezët përse ngjyrosen?

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

22 Tetor 2026, 09:23
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Në gjuhën angleze, fjala Pashkë përkthehet Easter. Kjo e fundit vjen nga fjala Eostre, emri i një perëndeshe pagane për pranverën dhe fertilitetin. Sipas legjendave, perëndesha Eostre gjeti një zog të lënduar në rrugë i cili po ngordhte. Perëndesha e transformoi zogun në lepur që të qëndronte ngrohtë brenda gëzofit të tij. Lepuri zog i ishte mirënjohës perëndeshës dhe prodhonte vezë shumë ngjyrëshe për të treguar besnikërinë, devotshmërinë dhe dashurinë ndaj saj. Në shumë vende të botës, Pashkët nisin me gjuetinë e vezëve plot ngjyra të lëshuara nga lepuri i pashkëve. Për këtë traditë duhen përdorur vezë të ziera fort. Përse veza? Një proverb latin thotë “Omne vivum ex ovo” ose “Jeta vjen nga një vezë”. E vërteta është që në të gjitha kulturat dhe traditat, veza konsiderohet si një emblemë e vetë jetës ndaj edhe përdoret në të gjitha festivalet e pranverës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke qenë se në periudhën e agjërimit, besimtarët nuk konsumojnë produktet e mishit dhe ato të bulmetit, çdo vezë e prodhuar në javën para pashkëve, zjehet dhe ruhet për Pashkë, shkruan AgroWeb. Procesi i ngjyrosjes së vezëve Gjithçka mendohet të ketë nisur kur Maria Magdalena besohet të ketë shkuar tek Perandori i Romës për ta njoftuar për ngjalljen e Krishtit. “Krishti u ngjall” besohet të ketë thënë ajo. “ Nëse Krishti është ngjallur, është njësoj sikur të thuash që kjo vezë është e kuqe” tregohet të ketë thënë perandori duke treguar një vezë në tavolinë. Thuhet që menjëherë pas kësaj fjalie, veza u bë e kuqe! Kjo ngjyrë simbolizon gjakun e Krishtit të derdhur në kryq mbi botën që përfaqësohet nga veza. Ngjyrosja e vezës është art më vete dhe mbart simbolikën e pranverës dhe dritës së diellit. Mbajtja e vezëve kryesisht atyre të kuqe në shtëpi sjell shëndet dhe mirëqenie.

Lulet Kishat dekorohen me lule për pashkë. Tema kryesore e pashkëve është rilindja, ringjallja, simbolika e së cilës gjendet fort tek lulet dhe kryesisht tek zambakët. Kjo lule e bukur besohet të jetë rritur në të njëjtin kopsht ku u arrestua Jezusi. Lule dhe bimë të tjera që përdoren në pashkë janë shelgjet, zymbylët dhe tulipanët e kuq që përfaqësojnë gjakun e derdhur të profetit. Ushqimet e preferuara për Pashkë Në mbarë botën ushqimet tradicionale që konsumohen për Pashkë janë të pasura me vlera, por edhe me simbolikë. Në Shqipëri ku festohen të gjitha Pashkët, veza është mbreti i tryezës, ndërsa lepuri kthehet në simbol të festës.

Në Greqi, besimtarët gatuajnë biskotat e Pashkëve ose “Koullourakia” të përgatitura me lëng portokalli dhe fara susami. Mjalti dhe arrat janë gjithashtu të përdorura për ëmbëlsira si bakllavaja. Mishi i qengjit është pjesë e traditës jo vetëm në Greqi, por në shumë vende të ndryshme të Evropës. Në Itali, në rajonin e Toskanës, banorët përgatisin biskotën e famshme të dashurisë me shije limoni. “Pannetone” dhe “Colomba” (buka në formën e pëllumbit) janë dy nga ushqimet më tradicionale. Rusët kanë “Kulich” si ushqim tradicional për Pashkë, një lloj buke me copëza portokolli, bajame, rrush të thatë etj. Brazilianët çmenden pas Pacoca, një lloj kremi i përgatitur me arra ndërkohë që në tryezë nuk mungojnë peshqit dhe ëmbëlsirat. Spanjollët nga ana tjetër përziejnë bukën, qumështin, vezët dhe mjaltin, i kavërdisin në vaj ulliri dhe i shërbejnë me salca të ndryshme. Çokollata nuk mungon në tryezë, por në vend të vezëve, spanjollët preferojnë skulptura dhe gdhendje në çokollatë në përmasa të vogla. Si në çdo festë tjetër, njerëzit i dorëzohen kënaqësisë së ushqimit edhe për Pashkë.

Etiketat e lidhura

Pashketveza e kuqe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 5 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 5 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 6 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 5 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 8 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.