Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Studimi/ Cila është lidhja misterioze midis Koronavirusit dhe zemrës?!

Magazinë E premte, 10 Prill 2020 13:38
Studimi/ Cila është lidhja misterioze midis Koronavirusit dhe zemrës?!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Koronavirusi i ri kryesisht sulmon mushkëritë, por mjekët kanë raportuar gjithnjë e më shumë raste të një fushë beteje që ndodh brenda trupit: zemra.

Më shumë se 1 në 5 pacientë zhvillojnë dëmtim të zemrës si rezultat i COVID-19 në Wuhan, Kinë, sipas një studimi të vogël të botuar më 27 Mars në revistën JAMA Cardiology. Disa nga këta pacientë kanë një histori të kushteve të zemrës, ndërsa të tjerët jo. Atëherë çfarë po ndodh?

Kardiologët thonë se disa skenarë mund të shpalosen: Zemra mund të luftojë për të pompuar gjak në mungesë të oksigjenit të mjaftueshëm; virusi mund të pushtojë direkt qelizat e zemrës; ose trupi, në përpjekjen e tij për të zhdukur virusin, mund të mobilizojë një stuhi të qelizave imune që sulmojnë zemrën.

“Ne e dimë se ky nuk është i vetmi virus që prek zemrën”, tha Dr.Muhamed Madjid, profesor ndihmës në Shkollën Mjekësore McG në Universitetin e Teksasit Qendra e Shkencave Shëndetësore në Houston (UTHealth). Rreziku i zhvillimit të sulmeve në zemër, për shembull, mendohet të rritet rreth gjashtëfish kur një person është i infektuar me virusin e gripit, sipas një studimi të botuar në vitin 2018 në Neë England Journal of Medicine.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për më tepër, gjatë shumicës së epidemive të gripit, më shumë pacientë vdesin nga komplikimet e zemrës sesa nga pneumonia, sipas një përmbledhjeje të botuar më 27 mars në revistën JAMA Cardiology. Infeksionet virale mund të prishin rrjedhën e gjakut në zemër, të shkaktojnë rrahje të parregullta të zemrës dhe dështim të funksionimit normal të zemrës, sipas studimit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra, ndërsa nuk “vjen si befasi”, që koronavirus i ri i quajtur SARS-CoV-2 mund të çojë në dëmtim të zemrës, mund të ndodhë më shpesh në këta pacientë sesa në njerëzit e infektuar me viruse të tjera, u shpreh autori kryesor i studimit Madjid për Live Science.

Megjithëse virusi prek kryesisht mushkëritë, ai qarkullon në rrjedhën e gjakut; kjo do të thotë që virusi mund të pushtojë drejtpërdrejt dhe të sulmojë organet e tjera, përfshirë zemrën, tha Michos drejtor I asociuar I sëmundjeve të zemrës në Johns Hopkins School për Live Science.

Të dy qelizat e zemrës dhe qelizat e mushkërive janë të mbuluara me proteina sipërfaqësore të njohura si enzima konvertuese e angiotenzinës 2 (ACE2) – këto molekula shërbejnë si “derë” për virusin që të hyjë në qeliza. Por kjo enzimë është një “shpatë me dy tehe”, tha ajo. Nga njëra anë, molekula ACE2 vepron si një mundësi që virusi të hyjë në qelizë dhe të replikohet, por nga ana tjetër, ai zakonisht shërben edhe si një funksion “mbrojtës”, tha Michos.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Kur indet në trup dëmtohen – qoftë nga një virus pushtues si SARS-CoV-2 ose me mjete të tjera, përgjigja natyrale e shërimit të trupit përfshin lëshimin e molekulave inflamatore, siç janë proteinat e vogla të quajtura citokina, në rrjedhën e gjakut. Por paradoksalisht, shumë inflamacion në të vërtetë mund t’i përkeqësojnë gjërat. Enzima ACE2 vepron si një anti-inflamator, duke i mbajtur qelizat imune të mos shkaktojnë më shumë dëme në vetë qelizat e trupit.

Por kur virusi ngulitet në proteinat ACE2, këto proteina dalin jashtë funksioni, duke zvogëluar ndoshta mbrojtjen anti-inflamatore që ato japin. Kështu që virusi mund të jetë duke vepruar si dyfytyrësh duke dëmtuar direkt qelizat dhe duke parandaluar trupin të mbrojë indet nga dëmtimet inflamatore.(LS)

/ SCAN

Etiketat e lidhura

koronavirusizemra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.