Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tërmeti i Cërrikut/ Flet sizmologjiku: Ishte mbi 7 ballë, nuk ishte pasgoditje, pasi zona e prekur ka…

Magazinë E premte, 25 Shtator 2020 11:49
Tërmeti i Cërrikut/ Flet sizmologjiku: Ishte mbi 7 ballë, nuk ishte pasgoditje, pasi zona e prekur ka…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tërmeti që gòditi zonën e Cërrikut mbrëmjen e së mërkurës nuk ishte pasgòditje por tërmet me magnitudë 4.5 e shkallës Rihter. Sipas përgjegjësit për monitorimin e rrjetit sizmologjik në Institutin e Gjeoshkencës, Ujërave dhe Mjedisit, Edmond Dushi, tërmeti i Cerrikut ishte tërmet i veçantë që lidhet me zonën diapirike të Dumresë.

“Kjo është një zonë tektonike e njohur me historik të njohur tërmetesh siç ishte ai i majit të vitit 2014, me magnitudë 5.1 shkalla Rihter. Ky tërmet nuk është pasgòditje e tërmetit të Nëntorit në veriperëndim të Durrësit”, shprehet për gazetën Gazeta Shqip”, Dushi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I pyetur për rrezikshmërinë e tij, përfaqësuesi i IGJEUM, tha se me fjalë të thjeshta tërmeti i Cërrikut ishte mbi 7 ballë, por nuk konsiderohet tërmet i fortë. Në krahasim me tërmetin e 21 shtatorit 2019, ky tërmet konsiderohet më i dobët pasi magnituda e tërmetit të vjetshëm ishte me magnitudë lokale 5.8 dhe magnitudë momenti 5.6.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kjo do të shënonte serinë sizmike më të spikatur këto 30 vitet e fundit, që ka prekur territorin e vendit tonë. Aktiviteti vazhdoi intensiv deri në fillim tëë muajit Tetor 2019, duke shënuar 77 tërmete me magnitudë më të madhe se 2.0. Rajoni ishte prekur edhe më parë nga tërmete të moderuar të afërt për nga energjia me atë të 21 Shtatorit, që nga viti 2008 e në vazhdim”, tha për Gazeta “Shqip”, përgjegjësi për monitorimin e rrjetit sizmologjik, Edmond Dushi.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Eksperti Dushi thotë se pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, me magnitudë lokale 6.3 dhe magnitudë momenti 6.4, niveli i aktivitetit sizmik në këtë rajon arriti kulmin duke pasuar një seri e fuqishme pasgòditjesh.

Deri më sot, numri i pasgòditjeve të lokalizuara nga Rrjeti Sizmologjik Shqiptar, e ka kaluar numrin 3000 tërmeteve, ku më i vogli ka madhësinë 1.5 sipas shkallës lokale Rihter.

Zona aktive u shtri nga Durrësi në jug e deri në lagunën e Patokut në veri, nga Deti Adriatik (në afërsi te Kepit te Rodonit) në perëndim deri në Fushë-Krujë e Thumanë në lindje.

“Departamenti i Sizmologjisë në IGJEUM ( Universiteti Politeknik) së bashku me bashkëpunëtorët Gjerman të GFZ në Potsdam, nisën një fushatë monitorimi me 30 stacione të lëvizshme, të këtij aktiviteti, që së bashku me të dhënat e përftuara nga Rrjeti Kombëtar por edhe stacionet rajonale, kanë shërbyer për të karakterizuar më mirë zonën e aktivizuar. Këto të dhëna janë në studim e sipër për një modelim përfundimtar e të qartë jo vetëm me interes kombëtar, por edhe ndërkombëtar”, u shpreh përfaqësuesi i IGJEUM.

Të dhënat zyrtare nga IGJEUM thonë se i gjithë territori i Shqipërisë është sizmikisht aktiv. Shqipëria është një nga vendet me rrezik sizmik më të lartë jo vetëm në rajonin e Mesdheut, por edhe në botë. Premisë për këtë është pozita gjeografike në kontaktin e tipit të përplasjes kontinentale ndërmjet mikropllakës së Adriatikut dhe pllakës tektonike të Euro-azisë.

Kjo gjeodinamike dhe territori heterogjen gjeologo-tektonik, ku strukturat përgjithësisht ndjekin orientin e kontaktit konfrontues dhe bashkëveprojnë me njëra-tjetrën me anë të kontakteve tektonike që ne i quajmë shkëputje tektonike, favorizon praninë e tërmeteve dhe aktivitetit sizmik në gjithë territorin e vendit.

“Në përgjithësi janë vrojtuar periudha me aktivitet të shtuar, dhjetë deri 17 vjet, të pasuara nga periudha më të “qeta”, që kanë përvijuar 25-30 vjet.

Kjo është karakteristikë e sizmicitetit të Shqipërisë, ashtu siç është fakt që periudha e viteve 60-80 ka qenë një periudhë me aktivitet të lartë dhe e karakterizuar nga tërmete të fortë me magnitudë më të madhe se 6.0 Rihter, përmendim tërmetin e Lushnjes 1959, Korçës 1960, Fierit 1962, Dibrës 1967 dhe Petrovacit në 1979 me magnitudë 6.9, më i forti i regjistruar instrumentalisht gjatë shekullit të kaluar”, thuhet në dokumentin e përgatitur nga IGJEUM mbi tërmetin e 26 Nëntorit.

Sipas të dhënave zyrtare, disa zona si ato përgjatë bregdetit Jonian e Adriatik kanë edhe vlera më të larta të rrezikut sizmik, kryesisht zona veriperëndimore e vendit dallohet në veçanti si Durrësi, Vlora, Lezha e Shkodra.

Etiketat e lidhura

Edmond Dushitermeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 9 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.