Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tonin Çobani: Kovid-19 sulmon gjuhën shqipe

Forum E diel, 3 Maj 2020 15:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Tonin Çobani –

‘rriNshpi’ është fjala më e re që po hyn në gjuhën shqipe ose që po bëhen përpjekje për ta futur në gjuhën e sotme shqipe. Duket sikur ka ardhur si pasojë e pandemisë globale, ashtu si papunësia që po shkakton krizën pandemike të ekonomisë. Dhe është krejtësisht origjinale (si thonë: krejt shqiptare) e jo imitim.

Ajo fjalë e re pasohet me fjalinë ‘Shpëto jetë’. ‘Pra rri në shtëpi (dhe) shpëto jetë. Ose ‘Rri në shtëpi që të shpëtosh jetë’. Por ‘shpëto jetë’ është një fjali dhe sipas drejtshkrimit të shqipes kërkon një pikëçuditëse si shenjë pikësimi. Kjo të sugjeron që edhe fjala ‘rriNshpi’ të shihet si një fjali urdhërore: ‘rri Në shpi!’.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke qenë se në shqip fjalia fillon me shkronjë të madhe, do të kishim: ‘Në shtëpi (po) rri’ (fjali dëftore) ose  ‘Në shtëpi rri!’ Kjo e dyta është fjali urdhërore që sugjeron ta shohim edhe fjalën ‘rriNshpi’ si fjalë të përngjitur që vjen nga fjalia urdhërore: ‘Rri në shtëpi!’.

A kemi modele të ngjashme në gjuhën shqipe të fjalëve të përngjitura? Po, është fjala e bukur  ‘tungjatjeta’ që ka kuptimin T’u zgjatë jeta! Madje, ashtu si fjala ‘rriNshpi’, fjala ‘tungjatjeta’ ka hyrë edhe në gjuhën shqipe të shkruar  nga gegërishtja, pra, duke thyer parimin bazë të përfaqësimit të dialekteve. Prandaj lind pyetja për ata që po përpiqen ta përfshijnë këtë fjalë në gjuhën shqipe të shkruar: a do ta pranojë gjuha shqipe e shkruar këtë neologjizëm? Unë mendoj se jo, ashtu sikundër nuk do të pranojë, ndoshta, as trajtën ‘Tirona’ që shkruajnë në banderolat e tyre tifozët e Tiranës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E kam parë të shkruar (‘rriNshpi’) në një reklamë televizive kundër Kovid-19 dhe më ka trazuar, sepse më përzihet me të ajo forma urdhërore e masave ndaluese të qeverive përkatëse të rajonit ku shqiptarët përbëjnë shumicë ose jo. Këtu nuk mendoj se kemi të bëjmë me diskriminim etnik të shqiptarëve (Koronavirusi nuk diferencon njerëzit nga prejardhja e tyre etnike). Përkundrazi. Mua më duke se jemi vetë ne, shqiptarët, që sillemi keq me gjuhën tonë dhe e lejojmë Kovid-19 ta infektojë atë, duke menduar, ndoshta, se nuk do të na afrohet ne që e flasim dhe e shkruajmë dosido.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 12 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 22 orësh
Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 23 orësh

Unë nuk mendoj, gjithashtu, se dëmet më të mëdha i erdhën njerëzimit nga pandemia, por dëmet të mëdha po i vinë nga keqmenaxhimi i saj, prandaj ajo (pandemia) u shoqërua nga një krizë ekonomike që gjithnjë e më tepër thellohet e thellohet duke prodhuar edhe neologjizma propagandistike ( ‘rriNshpi’), që justifikojnë rritjen e autoritarizmit qeveritar dhe përkeqësimin e lirive dhe të drejtave jetike të njeriut.

Fjala më e re ( rriNshpi ) nuk mund të hyjë në gjuhën shqipe të shkruar edhe nëse vjen si gjetje e veçantë grafike për një reklamë shkrimore.

Etiketat e lidhura

Tonin Çobani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 2 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 2 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 4 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.