Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:11 Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog! Berisha ka postuar një video ku një qytetare thotë se nuk ka dialog. (kliko videon)
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit, Vasili: Qytetarët ende në çadra dhe kontenierë, qeveria asnjë plan

Politikë E hënë, 21 Shtator 2020 11:54
1 vit nga tërmeti i 21 shtatorit, Vasili: Qytetarët ende në çadra dhe kontenierë, qeveria asnjë plan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se edhe pse ka kaluar një vit nga tërmeti i 21 shtatorit, ende qytetarët po jetojnë në çadra dhe kontenierë dhe akuzon qeverinë se nuk ka ende asnjë plan për familjen që janë në rrugë të hapur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Nuk ka asnjë plan të qeverisë që sot të mos ketë as edhe një banor të vetëm në kontejner apo në çadër, apo të mos ketë asnjë banor të vetëm që improvizon mes rrënojave atë pjesë që nuk ka rënë akoma, për t’u strehuar gjithsesi e për të futur kokën, gjëra që i keni parë gjerësisht në mediat shqiptare. Nuk ka asnjë plan për tërë këto familje, një pjesë e të cilave kanë punuar me ndonjë biznes të vogël, që e kanë humbur edhe atë për shkak të pandemisë. Dhe janë me qindra e qindra qytetarë e qytetare të të gjitha moshave, që janë të lënë në mëshirë të fatit, në mes të 4 rrugëve, pa asnjë ndihmë”,- tha gjatë deklaratës për shtyp.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Nga ana tjetër Vasili thekson se qeveria është zemërmadhe pafund pasi jep 1,2 miliardë euro koncesione në kulmin e pandemisë, bën tenderë pafund për zyra, për lukse, etj por që sipas tij, nuk gjen dot para dhe i lë njerëzit në çadra në kushte mizerabiliteti të plotë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

”Kjo nuk do të thotë të bësh politikë me këtë fatkeqësi, por do të thotë të vësh gishtin në plagë dhe të kuptojë kjo qeveri që nuk mundet më të tallet e të marrë nëpër këmbë hallin e të tjerëve. Këto probleme kërkojnë zgjidhje. Fëmijët e këtyre familjeve duhet të shkojnë në shkollë. Këta fëmijë duhet të kthehen e të bëjnë detyrat e tyre në shtëpi”,- tha më tej Vasili.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare! 1 vit më parë, pikërisht më 21 shtator si sot , Shqipëria u godit nga një tërmet shumë i rëndë, i cili u pasua dhe nga një tërmet tjetër më 26 nëntor. Sot 1 vit pas këtij tërmeti ndërkohë që vjeshta ka hyrë, qindra dhe qindra familje vazhdojnë të ndodhen në kontejnerë, vazhdojnë të ndodhen në çadra apo të futur në rrënoja duke improvizuar ambiente sa për të futur kokën në një mizërie të pashpjeguar.

Kjo është një situatë nga më tragjiket që mund të ekzistojë, që së bashku me pandeminë që ju vendos këtyre familjeve e ka kthyer në një gjendje tragjike, përballë shqiptarëve ka pasur një qeverisje që i ka gënjyer pa fund, ka shitur projekte në 3D, në ekrane, bukuri virtuale pa mbarim, ndërkohë që realiteti është krejt i ndryshëm. Ka mjaft familje që nuk kanë mundur të marrin bonusin e qirasë që u bëhet presion në mënyrë të përditshme, sikur ata kërkojnë favor dhe jo të drejtën e tyre legjitime të mbijetesës dhe e gjitha kjo në shumë raste është kthyer në një pazar të shëmtuar, ku qeveria përpiqet të shesë dhe të blejë hallin e njerëzve në një nevojë ekstreme.

Natyrshëm, i gjithë sistemi mbështetës ndaj këtyre familjeve, përveç banesave që ndodhen në një mënyrë kritike dhe në këto kushte mizerabël dhe ndihmat minimale humanitare, siç është provuar gjerësisht, kanë qenë në nivele qesharake mizerabël, thuajse nuk kanë arritur kurrë, pavarësisht raportimeve të qeverisë të cilat nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, pasi qytetarët janë të gjallë dhe kanë denoncuar gjerësisht dhe në mediat shqiptare se si ata nuk janë ndihmuar qoftë dhe me bukën e gojës. Dimri po afron sërish, dhe pasi kaluan një dimër shumë të rëndë në këtë vit që avash avash po lëmë pas, i pret një dimër tjetër pa asnjë shpresë dhe pa asnjë perspektivë, qytetarët nuk duan të shikojnë më projekte me 3D, nuk duan të dëgjojnë më sesa qindra milionë e miliardë qeveria po merr në ndihmë të tyre. Ata duan të shikojnë në mënyrë konkrete sesi zgjidhet halli i tyre në mënyrë të menjëhershme.

Nuk ka asnjë plan të qeverisë që sot të mos ketë as edhe një banor të vetëm në kontejner apo në çadër, apo të mos ketë asnjë banor të vetëm që improvizon mes rrënojave atë pjesë që nuk ka rënë akoma, për t’u strehuar gjithsesi e për të futur kokën, gjëra që i keni parë gjerësisht në mediat shqiptare. Nuk ka asnjë plan për tërë këto familje, një pjesë e të cilave kanë punuar me ndonjë biznes të vogël, që e kanë humbur edhe atë për shkak të pandemisë. Dhe janë me qindra e qindra qytetarë e qytetare të të gjitha moshave, që janë të lënë në mëshirë të fatit, në mes të 4 rrugëve, pa asnjë ndihmë.

Shqiptarët, tërë këto familje, të gjithë qytetarët anë e mbanë vendit indinjohen kur shikojnë se si pa u lodhur, duke shpërdoruar një propagandë të pështirë, sesi shkojnë në një banesë të vetme, apo gjëkundi tjetër, në një shtëpi të lyer apo të rikonstruktuar, për ta shitur sikur mijëra shqiptarëve po u zgjidhen hallet. Shqiptarët nuk kanë nevojë më të gënjehen. Faktet janë të vërteta, janë tronditëse. Ju e keni parë që kanë arritur të kërcënojnë edhe njerëz, që kanë humbur të dashurit e tyre nga tërmeti, vetëm e vetëm që t’i përgjigjen dhe t’i bëjnë fresk propagandës së qeverisë.

Situata është dramatike, situata është tragjike. Kjo situatë kërkon raportim të qartë, zgjidhje të menjëhershme, raporte se cilat janë dhe cilat duhet të jenë zgjidhjet dhe nuk duhet të ketë asnjë banor të vetëm, që të kalojë dimrin në kontejner, në çadër apo në rrënoja. Qeveria është zemërmadhe pafund dhe jep 1,2 miliardë euro koncesione në kulmin e pandemisë, bën tenderë pafund për zyra, për lukse, për lulishte inekzistente, e për lloj soj maskarallëqesh të tjera, përfshirë edhe afera të tilla të turpshme, siç ishte ajo e inceneratorëve.

Por, ndërkohë që ka para për këto, nuk gjen dot para dhe i lë njerëzit në çadra, në kontejner, në mizerabilitet të plotë. Këto janë fakte të vërteta. Kjo nuk do të thotë të bësh politikë me këtë fatkeqësi, por do të thotë të vësh gishtin në plagë dhe të kuptojë kjo qeveri që nuk mundet më të tallet e të marrë nëpër këmbë hallin e të tjerëve. Këto probleme kërkojnë zgjidhje. Fëmijët e këtyre familjeve duhet të shkojnë në shkollë. Këta fëmijë duhet të kthehen e të bëjnë detyrat e tyre në shtëpi. Nuk mund t’i bëjnë në rrënoja apo në çadër, duke u dridhur nga të ftohtit, apo duke u përvëluar nga ditët e nxehta që lamë pas. Koha nuk pret më. Kjo papërgjegjshmëri duhet të marrë fund. Qoftë edhe në këto ditë të pakta që i kanë mbetur kësaj qeverie, ka detyrimin shtetëror e kushtetues t’u përgjigjet njerëzve, pavarësisht se koha e largimit të saj ka ardhur. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

Petrit Vasilitermeti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 11 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 19 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria
Para 28 minutash

Italia në alarm nga protestat e dhunshme, mobilizohet edhe ushtria

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 1 ore

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 13 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 14 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.