Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

1 vit nga tërmeti/VOA: Rindërtimi, mbi qeverinë bien akuzat kryesore

Politikë E enjte, 26 Nëntor 2020 19:32
1 vit nga tërmeti/VOA: Rindërtimi, mbi qeverinë bien akuzat kryesore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Shqipëria kujtoi sot një vjetorin e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur, ndërsa la pas mijëra godina, pallate dhe banesa private banimi, të dëmtuara. Ndërsa qeveria shprehet e entuziaste me ecurinë e rindërtimit, opozita flet për një proces abuziv dhe më tepër propagandistik sipas saj. Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, ishte nga ato ngjarje që tronditën thellë vendin, jo vetëm për numrin e lartë të viktimave dhe të të plagosurve, por dhe pasojat e rënda që la, me mijëra njerëz të mbetur pa një strehë, dhe shenjat e rrënimit në disa qytete të vendit.

Sot parlamenti mbajti një minutë heshtje në nder të viktimave. Kryetari Gramoz Ruci, tha se inkurajon qeverinë “për realizimin e objektivave të rindërtimit edhe në kushtet e kostove që imponoi pandemia. Fuqia, shpresa dhe besimi janë më të mëdha se goditja e tërmetit e ankthi prej pandemisë. Solidariteti e dashuria njerëzore prodhojnë rezultate më të mira se ndarja e konfliktet”. Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Emiratet e Bashkuara ku u firmos marrëveshja me Fondin Abhu Dabit me një vlerë prej 75 milion dollarë për ndërtimin e 2 mijë apartamenteve të reja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rindërtimi ishte ndër të tjera pjesë edhe e një videomesazhi që Kryeministri shpërndau në mengjes përmes rrjeteve sociale. “Njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpi. Gjithnjë e më shumë hyjnë në shtëpitë e tyre të reja, javë pas jave e muaj pas muaji. Fëmijët dhe mësuesit sapo kanë nisur të kthehen në shkolla fantastike që as nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Sapo kanë nisur dhe pallatet e para, lagje të reja që do të jenë po aq fantastike sa dhe shkollat e reja”, u shpreh zoti Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por pikërisht për rindërtimin, mbi qeverinë bien dhe akuzat kryesore të opozitës, e cila në mënyrë të përsëritur, por dhe sot, flet për një proces abuziv dhe korruptiv. Pas vizitës në një nga familjet e viktimave të tërmetit në Thumanë, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se “një vit më pas kemi shumë fjalë dhe pak punë, kemi premtime të pambajtura dhe kemi mijëra familje që gjenden në një situatë shumë të vështirë pas tërmetit, pa banesa të sigurta, me një gjendje ekonomike të rrënuar”.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Kritik ndaj qeverisë u shfaq dhe presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij ndërsa kujtoi se ka ende shumë banorë që jetojnë në kushte të vështira” Është e rëndësishme që të shtojmë të gjithë përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, sa më pak propagandë, sa më shumë punë, sa më shumë transparencë dhe njëkohësisht ndëshkim për të gjithë ata që mbajnë përgjegjësinë për cilësinë e dobët të pronave dhe banesave që u shkatëruan një vit më parë”. Procesi i rindërtimit ka nisur me fondet e qeverise, nderkohë që pjesë pjesë edhe donatorët, të cilët ofruan afro 1 miliard euro mbështetje në konferencën e muajit shkurt, kanë nisur të lëvrojnë fondet e premtuara.

Etiketat e lidhura

edi ramaRindërtimitërmetvoa
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 7 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 7 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 7 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 7 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 8 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 7 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 7 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 16 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.