Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
100-vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur, Jakov Xoxa

100-vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe studiuesit të mirënjohur, Jakov Xoxa

Aktualitet
E mërkurë, 7 Qershor 2023 20:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Letërsia dhe gjuha shqipe i ka të pakët personalitetet e saj. Një prej tyre që ka lenë emër të madh me punën e krijimtarinë e tij është Jakov Xoxa.

Akademia e Shkencave përkujtoi sot, në 100-vjetorit e lindjes, shkrimtarin dhe studiuesin e njohur të letrave shqipe, Jakov Xoxa, i shpallur edhe si personaliteti i vitit, përmes një ceremonie të veçantë, ku morën pjesë shkrimtarë, akademikë dhe figura të njohura të artit dhe të letërsisë shqipe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 8 minutash
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 7 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 8 orësh

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se Jakov Xoxa është një nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare. “Shpesh mendojmë si do ishte greqishtja pa Homerin, si do ishte italishtja pa Danten, si do ishte spanjishtja pa Servantesin apo frëngjishtja pa Gi dë Mopasan, rusishtja pa Tolstoin e gjuhë të tjera pa Kafkën, pa Kunderën. Gjuhët, patjetër që janë produkt i disa vendimmarrjeve, rregullsive dhe ligjësive që vendosen nëpër Kongreset e Gjuhës, të cilave nuk duhet me i heq asnjë meritë, por pyetja është: kush e lëvron gjuhën, kush i jep formë asaj? Unë besoj fort se për gjuhën shqipe Kadareja, Agolli, Kongoli, Jakov Xoxa, janë padyshim nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare”, u shpreh Veliaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai kujtoi po ashtu edhe kontributin e veprës së tij, sidomos në lidhjen mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. “E kemi sot fatin të kujtojmë një nga njerëzit që shpëtoi disa nga fjalët e gjuhës shqipe dhe eksploroi, ndoshta për herë të parë, raportin special mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës – të ndarë pa meritë, pa moral, nga historia dhe nga konfliktet e kohës – në romanin “Lumi i vdekur” apo dhe vepra të tjera. Shpeshherë ngurrojmë t’i japim meritën e duhur atyre që e kanë lëvruar, që e kanë punuar Gjuhën Shqipe. Sot jam vërtet mirënjohës për ata që e kanë kujtuar Jakov Xoxën”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ndihet krenar që sot në Tiranë ka hapësira ku ruhen vlerat artistike të autorëve të mëdhenj. “Sot jam vërtet krenar për ç’ka kemi bërë në Tiranë. Tirana nuk është perfekte – ka disa gjëra që janë bërë shumë mirë, ka ende shumë punë për të bërë – por një nga gjërat që kemi bërë shumë mirë është rikthimi i disa hapësirave në qytet, si shtëpia “Kadare” apo shtëpia “Agolli”. Sigurisht, është kyç, siç kemi pasur bashkëpunim me familjen Agolli dhe me familjen Kadare, edhe bashkëpunimi i familjarëve, për të pasur ato artefakte. Unë besoj se për Jakov Xoxën, edhe si babai i stërnipit të tij, mund ta kem edhe më të thjeshtë në sigurimin e artefakteve dhe lënien e një kujtese për një gjeneratë tjetër,” tha më tej kryebashkiaku.

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se vepra e Jakov Xoxës është një nder për letërsinë shqiptare. “Vepra dhe veprimtaria e Jakov Xoxës janë bazë në historinë e letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shek XX. Triptiku i tij me romanet “Lumi i Vdekur”, “Juga e Bardhë” dhe “Lulja e kripës” është bërë pjesë e konstitucionit shpirtëror të dhjetëra brezave në Shqipëri e Kosovë, madje edhe për lexuesit në gjuhë të huaj. Gjurma që ka lënë kjo vepër në formimin artistik dhe botëkuptimor të shoqërisë shqiptare është e pashlyeshme. Proza e Xoxës, romanet e novelat, tregimet dhe shkrimet publicistike të tij, janë një trashëgimi origjinale me shumë vlerë, që i përkasin dhe i bëjnë nder jo vetëm emrit të autorit, por vetë fatit të letërsisë shqipe në dekadat e pas luftës,” u shpreh ai.

Gjinushi tha se Akademia e Shkencave do të risjellë botimin e një prej lëndëve bazë të Jakov Xoxës për studentët e gjuhës dhe letërsisë, “Hyrjen në Shkencën e Letërsisë”. Shkrimtarit Jakov Xoxa iu dha edhe titulli Nderi i Akademisë së Shkencave (pas vdekjes).

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 3 minutash

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 4 minutash

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 8 minutash

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 12 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 10 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

3 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 8 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 7 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.