Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: Pesë ministra janë nën hetim nga SPAK, mund të shkarkohen!

Politikë E martë, 16 Korrik 2024 16:58
Agron Gjekmarkaj: Pesë ministra janë nën hetim nga SPAK, mund të shkarkohen!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kongresi i datës 27 pritet si vaki. Pamja e gezuar e Ermos fliste vetë çi pret evleterit. Qederi i të tjerëve qejfi i saj. Ndihej kudo nëpër fytyrat e vëngërta e kokat e ulura rrafsh me tavolinën, terezia e prishur. Lajmi se pesë ministra që janë nën hetim nga Spak do shkarkohen po aq pezem e turbulli kishte hedhur mbi banken e qeverisë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Mamica e veshur me të zeza dukej si sjellësja e fatkeqësise paçka se shikimi mbi të binte gjithsesi. Ajo e para mandatën pat leshuar. E pyesnin me rradhë, “hë e ha unë? E kaloj pragun e datës 27?”! Ajo lëshonte një eh të tejzgjatur, një si perzhitje e paqartësi bashkë. Gishtin çonte drejt qiellit. Ai e di. Babo që vran e kthjell.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tezja mendonte “gzona” na u bë “ hidherona”. Nikoqiri rrënqethej sa herë fjala tender i kujtohej. Anilës bulëza djerse i rreshqisin kur financat i kalonin nëpër mend, bekuar qofshin blegerimat e dhive mejtonte. Dumani nga llozha u dukej si xhebraili. Etilda po më shihte më në fund me dhembshuri, madje më liroi dhe karrigen në komision, Tonit që tundte kokën me ritmin e farit në det i tha “i kemi rënë në qafë këtij se ky qyfyre shkruan, nuk duket njeri i keq, po ai Salianji që mos bëftë hajër më ka prishur gjakun në Komision”!

Toni rënkoi, u kollit dy a tri here, u mendua, leshoi një psherëtimë, pastaj tha “i poshtër është edhe ky e patëm rrezik ta kishim ketu ngjitë me bankë, i biem në sy dhe na dokendis, helm shpërndan duke qeshur, Dilon e ka bërë me tension, Xhemali sheh dokrrat e tij e beson se tani duhet të shkojë në bibliotekë të lexojë, Nasipi nuk llafoset më se e bën të ndihet në faj, po ai Salianji edhe mua me shkakton aritmi i paudhi, si i dalë nga ferri ngjan”! Ogi e Ulsia dukeshin si dielli e hija. Mvrenjtej Ogi kallkanosej Ulsia. Qesh ajo shkrihu ai. Qerratai. Majko si zë i kohërave ndërhyri “ketyre nipave të kulakëve nuk u zihet kurrë besë, duhet vigjilence të prishin gjakun”!

Prita të përgëzoja Klosin sot po ende nuk ka mberritur. Dje në plazh kishte vënë një libër përpara mbase edhe për hije, rastësia e desh që kalova aty pranë, u ngrit të më ngjatetonte por i ra në tokë romani në dukje, ishte një kopertine fallco, po lexonte “ Kurbanin”. Kjo është ndershmeri, marrëdhënie intime me kryeveprat, jo shtirje, jo dukje, por thellësi. Ndryshe nga Klotilda që si kopertine vë “Kurbanin” dhe poshte lexon dramat e Namik Dokles. Etjeni kishte ngrënë dy vezë të skuqura me gjalpë dhe ënde lepinte buzet. Xhafa dhe Braçe shihnin nga Ulsia e thonin ah maloku po më shumë nuk degjohej.

Tao ishte qethur e rruar taze, dukej si sheleg rrunak. Bora leshonte petalet e heshtjes e perqendrimit me vullnet të palekundur.Ketej nga ne u bë një debat i madh. Kryzevendes Lideri Muli paçka se shpirt njeriu qortoi Gazin Liderin në perspektivë, i cili kishte kaluar pa vënë re Shefe Albanen. I bie si ti shmngesh diellit apo hënes. U thirra per të ndarë sherrin. Ajo ngriti sytë disi pertueshem por durueshem.Gjykova se ky nuk ishte thjesht një gabim por faj për më tepër qe ne të “diversitetit” jemi nën vëzhgimin e shefe Albanës se ende i dukemi të dyshimte, pa le shef Oerdit, Gazi më shumë por edhe unë si kaurr i kishes së Romes aty afer.

Por kur keto re na sillen mbi krye u fryn Hyqymeti Kryezevendes Lideri dhe horizonti duket i qartë. Paqja bie mbi ne si meshë e ameshuar.Jorushi i Tabakeve na ndiqte me melankoli me nje shikim te purpurt si fustani që kishte veshur. Me padjallëzi pyeste pse euroatlantiku Muço nuk vjen kur flitet per drejtësinë kur ai është vetë kalorësi i saj. U qetësua kur e lajmerova që ja ka behur Muçesha.

Nallbati dukej i dorezuar e fatkeq mbi brëngen e vjeter. Murretimi i Mamices i kishte prerë gjunjët. Edhe ai e kishte humbur shikimin shpuzë. Dukej si rob i zënë në të zezen Spanjë. Dash Sula po aq shihte në thellësitë e tokes si Anteu per të gjetur forcen e qendreses. Çyrbja kishte ditëlinjen po pret që vetë Babo ti bëjë një sms dhe t’ja bëjë zemren më të madhe se kodrat e Shijakut. Kosta kur të gjithë hynin brënda në ftomën e kondicionerit ai ikte me yxhum nëper vape! Nuk e duroja dot aq dhimbje sa ka rënë aty tha e dua të me piqet koka në diell që të ndiej edhe unë vuajtje! Shalsi nuk kishte lepirë vetëm flokët por edhe mendimet, dukej rehat i prehur.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkajministra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.