Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Aktori Petrit Malaj: Pranova ftesën e Ramës sepse ka plan të qartë zhvillimi! Tropoja toka e të parëve të mi

Politikë E hënë, 5 Prill 2021 11:35
Aktori Petrit Malaj: Pranova ftesën e Ramës sepse ka plan të qartë zhvillimi! Tropoja toka e të parëve të mi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga auditoret e Universitetit të Arteve ku ka edukuar brezat e rinj me artin e së bukurës dhe ngjitjes në skenë të talenteve të rinj, sot aktori i mirënjohur Petrit Malaj, po punon në zonat më të thella në veri të vendit për të kërkuar votëbesimin si deputet i Partisë Socialiste.

Malaj rrëfen në një intervistë për lexo.al se e ka pranuar ftesën e kryeministrit Rama për të kandiduar, “me bindjen se nesër bashkë me të, si dy njerëz të përgjegjshëm e të punës, të zhvillojmë këtë trevë të veçantë që është qarku i Kukësit”.

Intervista: 

Çfarë ju nxiti për të pranuar ftesën e kryeministrit Rama për të kandiduar me Partinë Socialiste në këto zgjedhje?

E kam pranuar ftesën e kryeministrit, me bindjen se nesër bashkë me të, si dy njerëz të përgjegjshëm e të punës, të zhvillojmë këtë trevë të veçantë që është qarku i Kukësit. Kandidatura ime sot nuk është privilegj, por përgjegjësi. Dua të gjendem krah tyre për të ndihmuar në zhvillimin e kësaj zone, dhe kam marrë fjalën e Kryeministrit që sëbashku mund të realizojmë shumë punë të vlefshme.

Tropoja është vendlindja juaj. Ky rikthim i juaji aty, a e ka bërë më të fortë lidhjen shpirtërore me këtë zonë dhe a e bën kjo edhe më të fortë angazhimin tuaj politik?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithmonë lidhja ime shpirtërore me Tropojën ka qënë e fortë. Sigurisht fakti që unë kandidoj në vëndin e të parëve të mi, e bën angazhimin tim politik më të fortë, më të sinqertë dhe me detyrimin moral për të zgjidhur sa më shumë nga problematikat e tyre. Gjithë jetën time jam përpjekur që të përcjell te djemtë, ato vlera që të parët tanë kanë përcjellë tek unë! Ndaj sot jam krenar, që kam mbështetjen e gjithë familjes time, në këtë sfidë të re që kam ndërmarrë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A mendoni që sot qeverisja e Partisë Socialiste ka një bilanc pozitiv punësh të mira dhe a mjaftojnë ato për një mandat të tretë?

Punët e mira nuk kanë fund, dhe punë të mira do kërkohen gjithmonë. Është pikërisht për këtë arsye, pra për vazhdimin e këtyre punëve të mira, që partia socialiste me të drejtë kërkon një mandat të tretë. Vëndi është goditur rënde nga pandemia dhe me parë tërmeti. Këto dy sfida, janë përballuar me sukses nga qeveria, por njëkohësisht kanë ngadalësuar ritmin e punëve të nisura prej saj. Ndaj mandati i tretë do të jetë i nevojshëm për shqiptarët.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Përse Kukësi dhe Tropoja do të duhet t’ua besojë votën juve personalisht si kandidat dhe Edi Ramës për kryeministër?

Sepse si une, ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, kemi një plan të qartë zhvillimi të zonës. Turizmi, Ekonomia dhe Arsimi janë ndër kryesoret ku ne ndalemi e theksojmë rëndësinë e veçantë. Të mos harrojmë se 8 vite më parë, shumë nga këto për të cilat ne zotohemi sot, ishin të pa mendueshme dhe absolutisht shumë larg realizimit. Kjo zonë do të ketë një zhvillim si kurrë më parë, dhe kjo falë këtyre njerëzve punëtorë të qarkut të Kukësit, e qeverisë shqiptare.

Megjithatë, në Kuvendin e Shqipërisë, do të jeni edhe si personalitet i botës së artit. Si aktor dhe si njeri me eksperiencë akademike në botën e artit, cila do të jetë qasja juaj nesër si deputet mbi nevojat e këtij komuniteti?

Një qytet pa art e kulturë, nuk mund të quhet asnjëherë i plotësuar. Ndaj qëllimi im do të jetë që të rigjallërohet jeta kulturore dhe artistike në qarkun e Kukësit. Gjithçka është e mundshme, me investimet e duhura dhe planin zhvillimor për Kulturën dhe Artin.

Etiketat e lidhura

25 prilldeputetfushatkandidimiPetrit Malajzgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 7 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.