Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasada pritje për 75-vjetorin e Republikës Italiane/Meta: Marrëdhëniet shkëlqejnë edhe në kohët e vështira

Politikë
E enjte, 3 Qershor 2021 21:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë këtë të enjte në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, ku përshëndeti festimet e 75-vjetorit të Republikës Italiane, si dhe ndoqi nga afër ekspozitën ”Bashkimi i Dritës” të artistit të njohur shqiptar, Helidon Xhixha. Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria dhe Italia janë dy vende të bashkuara sëbashku me anë të lidhjeve të shumta historike, kulturore, si dhe shumë të tjera. Ai gjithashtu tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira në momentet e vështirësisë, në të cilat mbështetja dhe solidariteti nuk mungojnë kurrë. Meta e mbylli me disa fjalë italisht. “Un diplomatico italiano notando la sua “passione” per il “lato albanese” gli chiese: “Dottore, mi spieghi se lei tiene più all’Italia o all’Albania?” e lui rispose: “Non esiste una risposta a questa domanda! E come se lei chiedesse ad un bimbo chi ama di più, la mamma o la nonna? Sono due amori che si giustificano e si sostengono vicendevolmente”. Viva l’amicizia tre le nostre due nazioni! Buona Festa, cari amici”.

Fjala e plotë

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

I nderuar Ambasador Republikës së Italisë z.Bucci,

Swiss Digital

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Është një kënaqësi e veçantë për mua, që me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Republikës Italiane, të përcjell sot, nga afër urimet më të përzemërta për këtë vend mik, që i ka dhënë trashëgimi gjithë botës një pasuri kulturore mijëvjeçare, gjithmonë mbresëlënëse. Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore.

Marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet nesh shkëlqejnë veçanërisht në kohët e vështira, kur solidariteti dhe mbështetja nuk janë kursyer reciprokisht. Italia ka qenë gjithmonë e para në ndihmë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në momentet me të vështira, kohët e fundit edhe për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe në përballimin e pandemisë.

Kam kënaqësinë të përshëndes nënshkrimin e Marrëveshjes së re të Mirëkuptimit mbi programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, në sistemin arsimor shqiptar, si dhe futjen e saj me prioritet në shkollat teknike-profesionale. Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik në të gjitha fushat.

Të gjithë jemi krenarë për ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët e kanë përsosur dhe shfaqur talentin e tyre në Italinë mike, që i ka mikpritur dhe mirëintegruar me shumë bujari. Shembull i shkëlqyer i këtyre raporteve është vendosja në Sheshin Italia, në Tiranë, e veprës së artit “Big Bang” e artistit të talentuar Helidon Xhixha, si dhe çelja e ekspozitës “Bashkimi i Dritës” sot këtu në rezidencën e Ambasadës Italiane.

Përcjell nga këtu përshëndetjet më të ngrohta për Presidentin Mattarella, me të cilin dy vite më parë nderuam miqësinë e përbashkët italo-shqiptare me një vizitë të përbashkët në Shën Mitër të Kalabrisë ku është edhe zemra e bashkësisë arbëreshe, që ruan ende me aq besnikëri traditat, zakonet, kulturën dhe gjuhën e kohës së Arbërit dhe të Skënderbeut.

Periudha e Skënderbeut dhe komuniteti Arbëresh i kanë lidhur pazgjidhshmërisht dhe shpirtërisht të dyja vendet tona, dhe Shqipërinë me Europën. Aq shumë na ka lidhur saqë ndonjëherë Arbëreshët janë në vështirësi kur i pyesin Italianët. Për të treguar këtë lidhje kaq të fortë do ta mbyll në italisht, me një një episod të mikut tonë të njohur italo-arbëresh, Aldo Marino.

“Un diplomatico italiano notando la sua “passione” per il “lato albanese” gli chiese: “Dottore, mi spieghi se lei tiene più all’Italia o all’Albania?” e lui rispose: “Non esiste una risposta a questa domanda! E come se lei chiedesse ad un bimbo chi ama di più, la mamma o la nonna? Sono due amori che si giustificano e si sostengono vicendevolmente”. Viva l’amicizia tre le nostre due nazioni! Buona Festa, cari amici!

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.