Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori meksikan, Guerra Abud: Ylli Ndroqi, kënaqësi që është Konsull Nderi i Meksikës

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 08:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Juan José Guerra Abud është zyrtarisht Ambasadori i Meksikës për Shqipërinë, jo rezident, me seli në Romë të Italisë.

Me dorëzimin e letrave kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i Meksikës u dekretua për mandatin e tij diplomatik.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Një vizitë të rëndësishme Ambasadori Guerra Abud e zhvilloi në atë që konsiderohet tokë meksikane, ambjentet e Konsullatës së Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, që i shërben fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Swiss Digital

Që nga hapja e Konsullatës së Nderit e drejtuar nga z.Ylli Ndroqi 4 vite më parë, Meksika ka ndërtuar një urë lidhëse për shtimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore.

Zyra e Konsullatës së Nderit është dera ku trokasin të gjithë shtetasit meksikanë për shqetësimet e tyre, por edhe qytetarët shqiptarë që duan të vizitojnë Meksikën.

unnamed-1

Ylli Ndroqi: Në këtë ambjent besoj se ju keni gjetur një pjesë dhe një tokë të vockël të Meksikës në Shqipëri. Konsullata meksikane në Shqipëri ka bërë një punë të jashtëzakonshme këto katër vitet që është hapur, ka përfaqësuar një interes bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Meksikës dhe qytetarët meksikanë tashmë kanë një portë të hapur në Shqipëri dhe një Konsull Nderi që i pret. Sinqerisht ndihem mirë që qytetarët meksikanë sa herë gjenden në Shqipëri kërkojnë takim me Konsullin e Nderit të shtetit të tyre.

Për Ambasadorin, Juan José Guerra Abud, kjo është vizita e dytë në Shqipëri, e para vizitë zyrtare, pas asaj private në gëzimin familjar të Konsullit të Nderit Ndroqi ku dhe pati mundësi të shijonte bukuritë shqiptare dhe mikëpritjen mbresëlënëse.

Juan José Guerra Abud: “Jam i nderuar që Presidenti më caktoi si Ambasador i Meksikës në Shqipëri. Gjëja e parë që më ka rënë në sy është se sa njerëz të mrekullueshëm ka ky vend. Për këtë arsye, por edhe për zhvillimin e impulseve të reja ekonomike, menduam që përmes Ambasadës në Romë dhe Konsullatës së Nderit në Shqipëri, shqiptarët të afrohen edhe më shumë me Meksikën. Unë mendoj se nuk ka nje person tjetër më të mirë se z.Ylli Ndroqi për të qenë Konsull Nderi i Meksikës. Jam i sinqertë se ju jeni Konsulli më i mirë që ne kemi në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Meksikës”.

Dy përfaqësuesit e Meksikës u takuan me zyrtarë të shtetit shqiptar.

Në Ministrinë e Punëve të Jashme me zv.Ministrin Halil Hyseni u fol për forcimin e bashkëpunimit diplomatik mes të dy vendeve tona.

Si ish-Ministër i Mjedisit në Meksikë, Ambasadori Juan José Guerra Abud, është edhe antëtar i Partisë së Gjelbër dhe njihet si mbështetës i politikave ambjentaliste, të cilat i diskutoi me Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Lefter Koka: “Ne jemi në një fazë të rëndësishme, në fazën e marrjes së statusit tonë kandidat për në Bashkimin Europian dhe na duhet të punojmë intensivisht qoftë në hartimin e legjislacionit, qoftë dhe në nisjen e negociatave”.

Këshilla e Ambasadorit Guerra Abud për Ministrin Koka ishte përfshirja në diskutime dhe konsultime me biznesin, grupet e interesit dhe shoqërinë civile.

José Guerra Abud: Nëse do më lejoni të sugjeroj diçka në këtë fazë që jeni, mendoj se është shumë e rëndësishme që në të gjithë këto ndryshime legjislative që po bëni është e nevojshme të përfshini biznesin si grup interesi dhe shoqërinë civile.

Për sektorin energjitik dhe hapësirat për bashkëpunim u fol edhe gjatë takimit që Ambasadorit të Meksikës i rezervoi Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

Pjesë e befasisë me Shqipërinë ishte dhe vizita e Ambasadorit të Meksikës në ambjentet e RTV Ora News, ku pa nga afër gërshetimin e profesionalizimit të televizionit informativ me investimet mbresëlënëse në teknologji.

Ambasadori Guerra Abud nuk e fshehu entuziazmin për rolin e Konsullit të Nderit në rritjen cilësore të marrëdhënieve Shqipëri-Meksikë.

José Guerra Abud: Ju jeni jo vetëm Konsulli i Nderit të Meksikës, por edhe një biznesmen i suksesshëm dhe ndihmoni shumë në shtimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ju na ndihmoni të hapim të gjitha dyert dhe të kemi akses të veçantë në Shqipëri. Edhe unë do të kontribuoj për të hapur dyert në Meksikë për politikanët, sipërmarrësit dhe turistët shqiptarë.

Z.Ndroqi e vlerësoi dashamirësinë e Ambasadorit të Meksikës ndaj Shqipërisë.

unnamed-4

Ylli Ndroqi: Keni një vizion të jashtëzakonshëm dhe një mendim shumë të mirë për Shqipërinë dhe kjo ne do të na vlejë shumë sepse është një piar që na bëhet dhe është një integrim për Shqipërinë kur një Ambasador vjen për herë të parë dhe nxjerr konkluzione të tilla ne na shërben shumë si shqiptarë.

Një dhuratë domethënëse në ditën e fillimit zyrtarisht të punës si Ambasador i Meksikës ishte dhe statuja e Shenjtores Nënë Tereza, që z.Ndroqi kishte zgjedhur për t’i uruar mbarësi dhe zemër të madhe po aq sa bamirëses shqiptare.

Shën Tereza, pohoi Ambasadori meksikan, nuk është vetëm e Shqipërisë por e gjithë botës, pasi edhe në Meksikë e adhurojnë Shenjtoren Tereza.

Konsideratat për takimet më zyrtarët në Shqipëri Ambasadori Guerra Abud i ndau edhe me publikun shqiptar në një intervistë për Ora News.

José Guerra Abud: Së pari, marrëdhëniet politike, jemi dy vende miqësore që e mbështesin njëri-tjetrin në organizata ndërkombëtare.Së dyti shtimin e marrëdhënieve tregtare. Siç e dini, Meksika ka 120 milionë banorë dhe Shqipëria ka 3 milionë banorë, por edhe pse vendi juaj është i vogël nga pikëpamja e popullsisë, në kuptimin histori dhe të burimeve natyrore është shumë i pasur dhe kemi mundësi që ta përforcojmë bashkëpunimin.

I paraqita Presidentit të Republikës letrat kredenciale si Ambasador i Meksikës në këtë vend të mrekullueshëm. Më bëri përshtypje të shkëlqyer dashamirësia dhe miqësia e ofruar nga Presidenti Nishani dhe qëllimet e mira që ka për rritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ne po punojmë për të lehtësuar ardhjen e turistëve shqiptarë në Meksikë dhe anasjelltas. Gjithashtu kemi rënë dakord me Konsulllin, që siç e thashë po na jep mbështetje të pakursyer, që të sjellim në Shqipëri një ekspozitë të një piktori meksikan si dhe një delegacion me përfaqësues të biznesit për të parë mundësinë e hyrjes në tregun shqiptar. Konsulli ynë në Shqipëri ka bërë një punë të shkëlqyer.

Z.Ndroqi po jep mbështetje të madhe në hapjen e shumë dyerve në Shqipëri, me autoritetet zyrtare apo përfaqësues të biznesit.

unnamed-6

unnamed-5

unnamed-3

unnamed-2

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 7 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 10 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 6 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.