Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 09:01 Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola Vincent Kompany deklaron se Bayern Munich do të zbresë në fushë pa "artilerinë e rëndë" kundër Lille, teksa skuadrës i mungojnë 130 gola nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analizë/ Pse e largoi kaq brutalisht Rama, Besa Shahinin?

Politikë E martë, 15 Shtator 2020 16:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analizë nga Jonida Halili-

Për askënd nuk bëri habi lajmi që ministrja e arsimit, Besa Shahini, u largua nga posti pikërisht në ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, duke sqaruar se nuk e dinte pse Rama zgjodhi ditën e parë të shkollës për ta larguar. Prej ditësh ishte vet Besa Shahini që njoftoi papritur se do të largohej nga politika për të mos kandiduar më në zgjedhjet e 25 prillit, duke mos synuar një mandat të ri ministror. Besa Shahini duhet ta kuptojë që gjithë sulmi mediatik që iu bë dhe po i bëhet nuk është për faktin që vjen nga Kosova, por për peshën e madhe që kishte një nga ministritë më të rëndësishme të një vendi dhe me gjithë përgatitjen, inteligjencën, që prapë janë në pikëpyetje, nuk mundej ta drejtonte këtë dikaster që është baza e një shoqërie për të ardhmen.

Opinioni publik nuk e njihte Besa Shahinin, deri në dhjetor 2018, kur kryeministri Edi Rama, e shkarkoi mes protestave masive nga detyra, ministren e atëhershme, Lindita Nikolla, dhe emëroi zv/ministren e panjohur për publikun, vajzën nga Prishtina, Besa Shahini. Rama mendoi që Besa Shahini do ishte imazhi perfekt në krye të ministrisë së Arsimit. Një vajzë e re, e thjeshtë, që dukej sikur do të ishte shumë pranë studentëve dhe plotësimit të nevojave të tyre, pasi mosha e përafërt bën që dëshirat të jenë të ngjashme. Të paktën kështu ka menduar propaganda qeveritare. Por ndryshe nga Lindita Nikolla, vajza nga Prishtina s’dukej gjëkundi në takime më mësuesit, prezenca e saj nëpër institucionet arsimore thuajse ishte zero.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministrja e re në moshë dhe në detyrë ishte e pafat, pasi mësimi u ndërpre dy herë për shkak të fatkeqësive natyrore, një herë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas nga pandemia që zgjati me muaj e muaj. Natyrisht për të qenë realist kjo do të kishte qenë një situatë e vështirë për këdo ministër, por situata doli krejtësisht jashtë kontrollit. Pikërisht kur prindërit prisnin të dëgjonin një mesazh që t’i siguronte e qetësonte për të ardhmen e fëmijëve të tyre, ministrja Shahini reagonte me vonesë, dhe nga ana tjetër shtonin pikëpyetjet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por pas kaq shume pritshmërive që kishte kryeministri Rama ndaj Besa Shahinit pse e hoqi qafe? Sepse dështoi? Nëse do të ishte kështu, të gjithë ministrat e Rilindjes në një farë mënyrë kanë dështuar. Besa Shahini në mënyrën e saj fine është përpjekur t’i tregojë opinionit publik se është lodhur nga kjo trysni, nuk po i pëlqen më jeta politike në Shqipëri dhe po mendon t’i përkushtohet jetës familjare dhe familjes së re. Ndaj dhe dha dorëheqjen pa mbaruar mandatin. Po kush e beson këtë? Cila është arsyeja që Besa Shahini të largohej në një mënyrë kaq të befasishme? Versionet që japin palët janë kontradiktore, por të dyja kulmojnë në një pikë. Asnjë arsye nuk ka lidhje me versionin zyrtar se ajo po largohet për arsye familjare.

Mund t'ju interesojë

Sherr për bukën! Valdeti nxjerr keq Akilin, rrena për Policin dhe lidhja që djeg këtë banore

Sherr për bukën! Valdeti nxjerr keq Akilin, rrena për Policin dhe lidhja që djeg këtë b...

Para 14 orësh
‘Trajtojeni keq femrën’, Akili sulmon Antonetën, 3 banorët me skenarët e O-së dhe loja për Valdetin

‘Trajtojeni keq femrën’, Akili sulmon Antonetën, 3 banorët me skenarët e O-së dhe loja ...

23 Nëntor 2026, 14:40
Gjeste dashurie apo show? Trekëndëshi me drama në BBVK5, publiku ”zgjedh” çiftin e preferuar

Gjeste dashurie apo show? Trekëndëshi me drama në BBVK5, publiku ”zgjedh” çiftin e pref...

20 Nëntor 2026, 15:28

Mediat shkruajnë se burimet brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se Besa Shahini mbeti një mish i huaj në këtë parti: “Ajo po del në të njëjtën mënyrë sikurse u katapultua”, është shprehur njëri prej tyre. Rama kishte probleme me Besën, pasi ajo nuk e dëgjonte për emërime në strukturat e arsimit në zonat e nxehta elektorale, po ashtu nuk i përgjigjej nevojave që partia kishte për arsimin. Në kështu rastesh Rama nuk fal, pavarësisht se kontratat i firmos ndryshe në fillim dhe premtimet i ka të mëdha. Më e keqja është se Shahini nuk ishte kundër Ramës, përkundrazi, punonte me plot kuptimin e fjalës për kryeministrin.

Etiketat e lidhura

Besa Shahiniedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola
Para 5 minutash

Kompany: Bayern pa artilerinë e rëndë ndaj Lille, na mungojnë 130 gola

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama
Para 7 minutash

Klodiana Lala: Modeli i spiropalizimit është ndër më të shëmtuarit në qeverisjen Rama

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor
Para 26 minutash

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 1 ore

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 11 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

3 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

4 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.