Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:21 Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama, ngjarje e ndodhur më 23 korrik 2025, në fshatin Frashër të Patosit.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)

Forum E diel, 26 Shtator 2021 09:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Nga Andi Bushati –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa më shumë afrohet 30 qershori, aq më të fortë bëhen zërat që mbrojnë alibinë e Edi Ramës, se nuk është në dorën e tij të gjejë zgjidhje, se ai nuk mund të pranojë shantazhin e pakicës, se ai nuk mund të shkelë kushtetutën dhe vullnetin e popullit, se ai nuk mund të krijojë precedentin e largimit nën presion, që do të përsëritej në të ardhmen në mënyrë të pafundme.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 1 ore
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 18 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 19 orësh

Të gjithë këto argumenta konvergojnë në pikën se dorëheqja e kryeministrit as nuk mund të diskutohet dhe as mund të imagjinohet si një çelës për të hapur derën e pajtimit. Të marra veç e veç dhe të shkëputura nga konteksti aktual, të gjitha këto arsyetime ndoshta qëndrojnë. Ato do t’i përqafonte çdo mendje e ekuiliburar në çdo situatë zakonshme. Por, pavarësisht se sa normale dhe bashkësisht të pranueshme të duket logjika e mësipërme, ajo duhet testuar me rezultatin që prodhon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sepse asnjë ide nuk është e mirë apo e keqe, e bardhë apo e zezë, pa kaluar nën testimin e efektit që sjell. Dhe për të parë këtë na vjen në ndihme një projektim i Shqipërisë së pas 30 qershorit. Në këtë moment ne do të realizojmë se për herë të parë në pluralizëm do kemi zhvilluar zgjedhje që nuk e meritojnë këtë emër, pasi shumicës së shqiptarëve u është hequr mundësia të votojnë për më shumë sesa një alternativë të vetme.

Në këtë moment ne do të shohim se, gjithashtu për herë të parë, të tëra bashkitë e vendit do të jenë të ngjyrosura me një bojë të vetme. Por anomalitë nuk do të mbarojnë këtu.

Shqipëria e pas 1 korrikut do të ketë parlamentin me një parti unike që bën estradë me disa opozitarë qesharakë. Ajo do të ketë të parën kryeprokurore të pjellë nga reforma në drejtësi, të zgjedhur me votat e njërës palë. Ajo do të ketë një shërbim sekret të kontrolluar nga ai kryeministër që e hoqi qafe me ngritje si ambasador “spiunin dixhital të Saliut”, vetëm për ta kapur edhe ShiSh-in.

Ajo do të ketë një Kontroll të Lartë të Shtetit të sakatuar, sepse shumica rrfuzon të votojë edhe të vetmet kompetenca që kushtetuta i ka lënë në dorë kreu të shtetit. Ajo do të ketë një Gjykatë Kushtetuese të vdekur, që nuk kthen dot asnjë nga ligjet “ad hominem” që kryeministri i çon parlamentit për të qerasur klientët e tij.

Ajo do të ketë një parti në pushtet, pa rryma, pa fraksione dhe pa zëra kundër, ku kryetari nuk pranon të organizojë as zgjedhje formale, duke qëndruar në majë pa u votuar prej dhjetë vjetësh. Ajo do të ketë për udhëheqës unik të vetmin lider politik shqiptar që nuk e ka  praktikuar qoftë edhe njëherë dorëheqjen.

Ajo do të ketë për herë të parë në histori një sistem ku oligarkët më të mëdhenj të vendit mbështesin dhe financojnë ekskluzivisht njërën palë dhe kur mediat kombëtare janë shndërruar në autoporlant të saj.

Kjo pra do të jetë Shqipëria moniste e pas 30 qershorit, domeni ekskluziv i një njeriu dhe ku do të jetë zhdukur çdo lloj kundërpushteti demokratik.

I gjithë ky “udhëtim” imagjinar në Shqipërinë e Edi Ramës pas zgjedhjeve, nuk është i rëndësishëm vetëm për të ngritur pyetjen që kundërshtarët e tij bëjnë rëndom: A ja vlen sakrifikimi i karriges së një njeriu për të penguar krijimin e kësaj mostre diktatoriale?   Personalisht besoj se kjo është një dilemë retorike që i asgjëson të gjitha alibitë e ngrituara në fillim të këtij shkrimi.

Por, kjo panoramë, është mbi të gjitha e vlefshme për të kuptuar një gjë tejet më thelbësore. Për tu ndërgjegjësuar për faktin se atdheu i një dite më pas, nuk do të jetë thjeshtë një aksident, i prodhuar prej vendimit kapriçoz të opozitës për të mos marrë pjesë në një garë elektorale. Ai është fryti i një projekti të përgatitur me kujdes për ta trajtuar Shqipërinë si një tepsi personale.

Në këtë kuptim, 30 qershori do të jetë epilogu i finalizimit të një regjimi anti demokratik. Fillimi i marshimit përmes një tuneli të errët, me të gjitha rrisqet dhe vështirësitë që përmban kjo rrugë. Por ndoshta pikërisht për këtë, ai mund të përbëjë edhe ditën e parë të përligjjes së dhunës për tu përballur me këtë monstër.

Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma
Para 13 minutash

Kr*mi në Fier, Ermalinda Rama dërgohet në gjyq për vr*sjen e të atit, nën akuzë edhe e ëma

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 32 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 1 ore

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 1 ore

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 13 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 16 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.