Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Artan Fuga: Makinat tek ne janë shenjë varfërie, jo jetë normale!

Politikë E enjte, 17 Mars 2022 10:17
Artan Fuga: Makinat tek ne janë shenjë varfërie, jo jetë normale!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artan Fuga

Autovetura si bukë, gjellë dhe … vajtje në opera!
Si tregues varfërie! Ky ish-kryeministri suedez e ka ngrënë si shenjë pasurie!
Gjithmonë ka një iluzion që qarkullon nëpër fjalë njerëzish që nuk dinë të bëjnë llogari, nuk ja thonë për të analizuar sociologjikisht çfarë ndodh, ose nuk njohin të dhëna statistikore!

Çfarë varfërie more? Shikoni njerëzit si përdorin veturat e tyre? Ku e gjejnë gjithë këtë naftë a benzinë? Do lekë ajo! Ja pra që nuk ka varfëri!
Nuk bindesh? Shih kafenetë, plotë e përplot, ku është varfëria!
Atëherë çfarë ndodh në vite?
Maqinat e shumta te ne janë shenjë varfërie dhe jo jete normale! Ky është paradoksi që krijon iluzionin e qelbur!
Kush nuk beson le t’i hedhë një sy shifrave që boton INSTAT-i, pavarësisht se nga ana e besueshmërisë dhe e metodologjisë së përdorur këto të dhëna atje janë për faqe të zezë!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por diçka duke i analizuar me hamendje mund të kuptosh!
Ajo që i ka ndodhur familjeve shqiptare me të ardhura të mesme dhe të ulëta ka qenë rrudhja e buxhetit familjar dhe harxhimi i parasë mujore duke rrudhur të gjithë zërat me përjashtim të ushqimit, me atë cilësi që dimë, dhe pagesave të detyruara, ujë, drita, qira, etj. Këto vetëm shkojnë, bashkë me ndonjë shërbim tjetër nja 80 % e kusur më shumë të buxhetit. Mesatarisht flas sepse ka familje që ato zënë edhe më shumë se gjithë buxheti i njohur i familjes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesa tjetër shkon për karburantit e veturës së vjetër, pavarësisht markës! Dhe për lekë kafeje! Autovetura është për familjen mjet pune, mjet transporti, mjet për të shkuar diku qoftë edhe për një zbavitje, mjet për shërbime të familjes, mjet për të vajtur në punë, përse jo edhe mjet dinjiteti social: Shiko të gjithë kanë nga një makinë, ne nuk kemi!

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Prandaj shqiptari sikurse shikon te INSTAT-i nuk harxhon dot për turizëm, për veprimtari sportive, për mirëmbajtjen e trupit fizikisht, për të blerë libra, për informacion shkencor, për kulturë dhe për art, këto shpenzime janë krejt minimale! Lëre pastaj për të vajtur në udhëtime jashtë vendit, për të shkolluar jashtë fëmijën, për të vajtur në kinemara, opera, koncerte, këto janë harruar! Pa lëre për kozmetikën, a për të çuar çilimiun në një kurs pianoje, pikture, flauti, etj., dhe atë që quhet kujdesi për jetën dhe shëndetin! Lëre pastaj për të investuar në lule, orendi shtëpiake të rinovuara një herë në disa vjet!

Të gjitha këto parà që normalisht duhej të shkonin në këto drejtime që dallojnë një shoqëri të zhvilluar me mirëqënie, janë rrudhur në vite dhe kanë shkuar te karburanti, riparimi i veturës, dhe te kafeneja e lagjes për babin!

Prandaj duket që meqë ka vetura në qarkullim dhe milet nëpër kafene, nga papunësia dhe mungesa e mjediseve të tjera të shoqërizimit të njerëzve, duket sikur ja: çfarë varfërie! Plot makina! Ku i gjejnë paratë xhanëm!!!

Makina ata jashtë, maqina edhe ne! Çfarë doni!
Eeeeee, po ata jashtë nuk i kanë bërë lekët e kalamajve makinë dhe benzinë a naftë! Kurse ne atë bëjmë! Librat, pushimet, turizmat, lulet, kulturën për kalamajtë, kursin e baletit, abonimin në revista, kremërat, masazhet, operat, sportin, cilësinë e jorganeve, cilësinë e xhameve në dritare, ngrohjen, e kemi bërë lekë maqine!
Nuk ka lekë të tjera! Prandaj kur ngrihet çmimi i karburanteve prek kockën e familjes shqiptare, prek integralisht të gjitha ato që ajo nuk i ka sepse i ka bërë lekët e bukës së gojës maqinë! Se i duhet maqina, se e ka dinjitet, mjet transporti, plazh, turizëm, tregti, kopësht, autobuz, madje edhe vazo me lule, opera, gjithçka!
Prandaj kujdeset mileti kur vozit, se të “vret” tjetri po i gërvishte maqinën, se e ka gjithçka! 50 vjet komunizëm ka duruar me ëndërrën: a të kisha një maqiiiiinë!
Sepse ndjen lumturi kur thotë : Ja e kam parkuar atje maqinën time! Se ka parkuar ngrohjen, librat e kalamajve, operan, bukën e gojës, tregtinë me pakicë, lulet, etj!
Prandaj bëhemi keq kur edhe maqinën na e heqin, sepse është e vetmja gjë që kemi tepër, veç bukës së gojës dhe rrobeve të trupit!
Por hajde foli atyre që nuk e kuptojnë pa!

Shqiptari masiv lekët e fundit i ka bërë maqinë, kafe dhe cigare – duhan, tjetër lekë nuk ka! Po ngrite çmimin e këtyre, ke probleme! Sa për presh të prishur, limona mbytur me pesticide, pjeshkë të rrudhura si faqe njëqindjeçarësh, mandarina bosh nga brenda, a ku e di unë, aty po është tolerant! Ha ato me çmim të mbajtur në zgrip, që lekët t’i bëjë karburant dhe riparim maqiiiiiine! Keni parë si lulëzojnë garazhet e riparimit të maqiiiinave!
Na heqin maqiiiiinën!

Etiketat e lidhura

artan fugamakinat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.