Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 08:01 Italia-Fiji në rugby: azzurrët humbin 21-16 në Udine Italia humbi 21-16 ndaj Fixhit në Torneon e Rugbit, duke marrë vetëm dy pikë në klasifikim. Trajneri Quesada tha se është i kënaqur dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Asambleja e “shenjtorëve” të plakur

Forum E diel, 17 Mars 2024 13:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj-

Asambleja e “shenjtorëve” të plakur

Pas 12 vitesh në pushtet, të vjetër, oh sa të vjetër, në gjithçka, të njëjtat rradake vërtiten sa në një karrige në një tjeter, të njëjtat fjalë e kumte të zvargura, të njëjtat buzeqeshje fajtorësh, e njëjta fuqi infektuese banaliteti, e njëjta paturpësi, gjysma në burg e gjysma tjetër nisur për atje, mazhoranca që tek skandalet gjen fillin për tu ringritur si Anteu u mblodh me be e sefte nl plazhin në Gjiun e Lalëzit në këtë behar. Bekuar qoftë deti i gjërë, na lan mëkatet thanë njëzëri, na heq ndezullinë dhe roshkun, na bën terbiet.

Vaj e kremera me vete për lëkurën që as skuqet as zverdhet, e regjur shollë nga makuëria u duken atij bregu. Burra e gra njëzëri bërtiten, urraa urraaa! Bereqet, bereqet jemi në selamet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me gjuhën mushk si arra të pathyera në gojë vikasin “ne jemi punë mbaruar”, “ ne jemi punë kryer”, “nuk jemi më të mirët po më të mirë nuk ka”, “ ne jemi krenarë” ,” ne jemi misionarë” hypur mbi gomar, këta lejfenë krijues të gjuhes së re, përvetësues të së mires, të se bukurës, të së drejtes, pa idealizmin ideologjik të kinezit të ngratë ju ngerdheshen shqiptarëve të hutuar në labirinthet e bashkohësisë.

Na u plak Kryeministri dhe ministrat para syve. Zëri i tyre si i mizave në zheg të njëjten kënaqësi shperndan.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rraqe që ironia e fatit na i la nëpër këmbë grumbulluar mbi një karro me goma të shfryra e tërhequr nga “Skënderbeu” i vetmuar dhe lodhur përserituri të njëjtat qyfyre.

Surratqerepet, kodoshet, zullapet qafëtrashë qytetarve u marrin  paratë, dhe kanë dorë të rëndë, i klasifikojnë në parcela patronazhimi, i rrejnë, i kërcënojnë në një kapje kapilare të shtetit dhe institucioneve, ndaj edhe shpallen “rrmimin” e Opozitës. Pastaj i shohin vënger drejt e në sy tek ju thonë, ne jemi moderniteti, lezeti e shërbeti.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 11 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Para 16 orësh
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Ne e duam pushtetin t’ju bëjmë mirë ju more laneter që po na lodhni e plakni u thonë, se duam për vete se ne jemi religjiozë, idealistë, progresistë, si ju shkon mendja të na e hiqni ë?! Haramsez!

Me rroskop njëri se tjetri në ide. Me guximtar njëri se tjetri në servilizëm.

Gojërrumbull e fytyrë kungull asambleisti  vigjelon, merr sheënim, raporton dhe urdhëron.

Po, në mesditë  asambleja u mblodh!

Dielli i buzeqeshjes se tyre  misionare ra mbi ne. Si kryetarë koperativash në vitin 1991 por mbuluar me rroba firmato, Idealistë të kauzave të medha  gromesijnë me duhem e taft mbi tavën e boshatisur pasi kanë ndarë llokmat !

Me gjuhë kauçuku, me muskuj teneqeje, me barkun lastik karvani i “shenjtorve” brohoret “përjetësi”, “përjetësi” prina o Mesi!

Në një libër të shënjtë thuhet: “mallkuar qoftë e tepërta” ! Ja keni mërzitur dheut more qerratenj.

Biologjinë e keni kundër, shoket në qeli pa duhan, moralin publik po, kohën po aq, zullumet gjerdan në qafë ju kërrusin, shqiptarët gjithnjë e më shumë!

“Dërrmimin” e Opozitës e patë më 20 Shkurt, do e shihni çdo ditë deri pranverën tjetër kur të filloni procedurat për azil a lutjet për avokat.

Nuk do ju mjaftojnë pleudaritë e qashtra të Mamicës për t’ju justifikuar, ajo do jetë e zënë për të mbrojtur Skenderbenë e pafan si dhe duke bërë pako me Kryqin e Kuq për shokët në hapsana e kurbet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia-Fiji në rugby: azzurrët humbin 21-16 në Udine
Para 7 minutash

Italia-Fiji në rugby: azzurrët humbin 21-16 në Udine

Milan-Frosinone: Ndeshja e javës së 12-të, ku mund ta shihni
Para 19 minutash

Milan-Frosinone: Ndeshja e javës së 12-të, ku mund ta shihni

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë
Para 20 minutash

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Fitore brilante e Verstappen në Çmimin e Madh të Las Vegasit
Para 21 minutash

Fitore brilante e Verstappen në Çmimin e Madh të Las Vegasit

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 9 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 16 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

4 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 11 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.