Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Patosit: Reforma po jep rezultate të mira në uljen e humbjeve

Politikë E premte, 27 Shtator 2024 16:45
Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Patosit: Reforma po jep rezultate të mira në uljen e humbjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërtimi i ujësjellësit të ti të Patosi ka hyrë në fazën përfundimtare, atë të zbatimit të lotit III, i cili përmbyll të gjithë investimin duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për qytetin e Patosit dhe fshatrat përreth. Investimi përfshin ndërtimin e linjave kryesore të ujësjellësit, linjën e shpërndarjes, depot e furnizimit dhe stacionet e pompimit. Përmes këtij investimi bëhet e mundur edhe eliminimi i humbjeve dhe ndotja e ujit në rrjet. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj inspektuan nga afër ecurinë e punimeve për këtë vepër.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

“Jemi në lotin e III, i cili parashikon plotësimin e të gjithë skemës së furnizimit për bashkinë e Patosit duke përfshirë dhe njësitë administrative, të cilat nuk ishin të mbuluara në lotin I dhe II të punimeve. Aktualisht loti I ka përfunduar për qytetin e Patosit ku kemi parashikuar të gjithë shpërndarjen, plotësimin me sistemin e matjes dhe sistemet kolonë për të gjitha pallatet. Në lotin II jemi duke rinovuar komplet stacionin e ri të furnizimit me ujë për Bashkinë e Patosit në mënyrë që të plotësohet dhe nevoja për të gjithë njësitë e tjera administrative të cilat janë pjesë e lotit III”, bëri të ditur Jahaj.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Afro 40 mijë banorë do të përfitojnë nga ky projekt i cili, transformon tërësisht situatën e furnizimit me ujë në bashkinë e Patosit si dhe njësitë e tjera administrative që janë pjesë e bashkisë. Zëvendëskryeministrja Balluku bëri të ditur se krahas investimeve të cilat do të vijojnë, reforma e ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve mbetet një element i rëndësishëm transformues i cili tashmë ka nisur të japë edhe rezultate pozitive.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë me procesin e reformës. Kjo ndërmarrje rajonale e Fierit apo qoftë dhe ajo e Lushnjës janë ndërmarrje shumë të rëndësishme. Kemi pasur edhe këtu përmirësime. Do ulen humbjet, nga 80 në 25%. Pra nuk është thjesht që do të furnizojmë 40 mijë abonentë dhe më shumë, por nga ana tjetër do të kemi dhe një ulje të rëndësishme të humbjeve në rrjet”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se krahas sigurimit të furnizimit me ujë e rëndësishme është edhe ulja e kostove për vetë kompaninë. “Duke zgjidhur problemin e ujit të pijshëm për 24 orë kemi disa detyra të tjera që na dalin: Nga ulja e kostove, kur vjen puna tek autoprodhimi i energjisë, efiçenca e energjisë, pompat e reja dhe deri tek pjesa e sigurisë, sepse të gjitha depozitat nuk mund të jenë më në kushtet që i kishim. Depozitat duhet të jenë të monitoruara me kamera, tw rrethuara, sepse janë zona të sigurisë së lartë dhe nuk mund të kenë akses qytetarët. Të gjitha këto janë pjesë e reformës dhe duhen ndjekur, sidomos në kantieret e reja që dorëzohen, ku i kemi mundësitë që të bëjmë siç duhet projektin nga fillimi dhe ndërkohë të mitigojmë të gjitha ato që janë ekzistuese”, u shpreh Balluku. Pjesë e projektit të ujësjellësit të ujësjellësit është edhe pajisja e abonentëve me matësa ku do të vendosen më shumë se 800 matësa.

Etiketat e lidhura

Belinda BallukuMinistër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 1 ore

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 1 ore

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 1 ore

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 1 ore

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 15 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 13 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.