Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Balluku në Athinë, merr pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik: Energjia një nga armët më të fuqishme të të gjitha shteteve

Politikë E mërkurë, 18 Qershor 2025 16:17
Balluku në Athinë, merr pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik: Energjia një nga armët më të fuqishme të të gjitha shteteve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ndodhet në Athinë, ku po merr pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik. Në një video të publikuar në Facebook, Balluku shprehet se ka pasur bisedime të rëndësishme me ministren e Energjisë britanike, e cila sipas Ballukut, do të jetë edhe kryesuesja e të gjithë organizimit përsa i përket Dialogut të Berlinit në të ardhmen.

”Samiti i Tranzicionit Energjetik, i zhvilluar në Athinë, padyshim ishte një tjetër takim i frytshëm për të bashkërenduar punët dhe detyrat, për të punuar për qëndrueshmërinë dhe sigurinë energjetike dhe duke pasur gjithmonë parasysh mirëqenien e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duke pasur parasysh që energjia është dhe do të mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për sigurinë e të gjithë vendeve tona”,-tha Balluku.

Fjala e plotë

Samiti për Tranzicionin Energjetik, i cili mbulon Europën Juglindore dhe Mesdheun Lindor, që u zhvillua në Athinë dy ditët e fundit, kishte sigurisht në fokus të gjitha zhvillimet gjeopolitike të javët të fundit, të cilët ndikojnë sektorin energjetik. Ministra nga e gjithë Europa, kabinetet e tyre, por edhe përfaqësues të kompanive të mëdha janë ulur për të biseduar në tryeza të gjëra për konsultim, por edhe për vendimmarrje. Energjia, ashtu siç tashmë ka treguar prej kohësh, është një nga armët më të fuqishme të të gjitha shteteve. Bashkërendimi i politikave, por, padyshim, edhe planet e përbashkëta për një të ardhme janë shumë të rëndësishme në këto momente.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kemi diskutuar me skuadrën shqiptare gjatë këtyre ditëve me të gjithë partnerët tanë, të cilët janë pjesë e projekteve të reja që kemi nisur, ashtu siç janë për shembull kompanitë italiane përsa i përket linjës nënujore të transmetimit apo edhe kompanitë dhe ministrat nga Azerbajxhani përsa i përket projektit të gazifikimit, por mbi të gjitha kemi diskutuar për sigurinë energjetike.

Siguria energjetike në Europën Juglindore, dhe sidomos në Ballkanin Perëndimor, janë çelësat e suksesit për të gjithë zhvillimin e agjendës së gjelbër në vazhdim, ashtu siç Bashkimi Europian e kërkon. Ne kemi marrë angazhimet tona, kemi diskutuar dhe kemi relatuar të gjithë progresin që kemi në fushën energjetike, duke nisur nga diversifikimi dhe padyshim nga interkonjeksioni, si një nga çështjet më të rëndësishme për t’u diskutuar tashmë në Europë. Shqipëria është angazhuar, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në energji për ndërtimin e përbashkët të Korridorit VIII i cili do të lidhë nga ana energjetike Italinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, bisedime të rëndësishme kemi pasur edhe me ministren e Energjisë britanike e cila do të jetë edhe kryesuesja e të gjithë organizimit përsa i përket Dialogut të Berlinit në të ardhmen dhe, padyshim, mbështetja e Britanisë së Madhe kaq qenë dhe do të jetë gjithmonë e rëndësishme për Shqipërinë.

Samiti i Tranzicionit Energjetik, i zhvilluar në Athinë, padyshim ishte një tjetër takim i frytshëm për të bashkërenduar punët dhe detyrat, për të punuar për qëndrueshmërinë dhe sigurinë energjetike dhe duke pasur gjithmonë parasysh mirëqenien e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duke pasur parasysh që energjia është dhe do të mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për sigurinë e të gjithë vendeve tona.

Etiketat e lidhura

Belinda Balluku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 11 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 21 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 22 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 24 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.