Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Balluku në Xarrë për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik: Rrit sigurinë, kapacitetet dhe përmirëson cilësinë e shërbimit

Politikë E hënë, 23 Qershor 2025 16:36
Balluku në Xarrë për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik: Rrit sigurinë, kapacitetet dhe përmirëson cilësinë e shërbimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Xarrë të Sarandës ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do rrisë sigurinë dhe kapacitete, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit për banorët dhe bizneset e zonës. Ky investim, i cili pritet të jetë gati në muajt e parë të vitit të ardhshëm, i përgjigjet kërkesave të zonës, por edhe zhvillimit të pritshëm të saj në vijim. Nënstacioni i ri, do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të Xarrës dhe Konispolit, por edhe zonës turistike të Ksamilit, e cila ka një fluks të shtuar gjatë sezonit veror. Janë afro 7 mijë abonentë të cilët do të marrin shërbim përmes këtij nënstacioni.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi ndoqën nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve në kantierin e nënstacionit të ri. “Është një nënstacion totalisht i ri dhe sipas kontratës përfundon në maj 2026. Duke parë ecurinë e punimeve, ashtu si edhe në kantieret e tjera, synojmë ta përfundojmë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ky është një nënstacion 110/20 me një fuqi prej 50 megas,h që do të thotë një 8 -fishim të kapaciteteve krahasuar me nënstacionin ekzistues”, sqaroi Dalipi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi nevojën për ndërtimin e këtij nënstacioni të ri, i cili do të ketë një impakt të rëndësishëm në furnizimin me energji elektrike në të gjithë zonën e jugut, e cila ku me nisjen e sezonit turistik fluksi i lëvizjeve është rritur ndjeshëm.

“Ne duhet të kuptojmë që e gjithë zona e jugut tashmë është një zonë e cila e shumëfishon numrin e banorëve nga maji deri në tetor. Nga ana tjetër, është një zonë e rëndësishme edhe përsa i përket bujqësisë këtu dhe ne e kemi diskutuar nga fillimi që energjia në këtë zonë nuk duhet vetëm për banorët dhe flasim për 7 mijë abonentë që përfitojnë nga ky projekt. Këtu përfitojnë të gjithë njësitë turistike qofshin këto hoteleri, restorante, por edhe të gjitha njësitë e bujqësisë të ngritura në zonë”, nënvizoi Balluku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Referuar sezonit turistik dhe furnizimit me energji elektrike, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se deri më tani situata ka qenë në normalitet të plotë, pa problematika, ndërkohë që edhe për javët në vijim, kur pritet të jetë edhe piku i sezonit turistik, janë marrë masat për të garantuar një shërbim sa më cilësor.

“Performanca gjatë kësaj vere ka qenë shumë e mire. Akoma nuk kemi ardhur në pikun e sezonit, ndaj edhe ne jemi duke u përgatitur për korrikun dhe për gushtin, duke qenë se edhe të gjitha të dhënat që marrim nga njësitë turistike janë që do ketë një rritje me 20-30% të volumeve krahasuar me një vit më parë. Por ne jemi në pozita shumë më të mira se në 2024, që ka qenë një vit i mirë për përballimin e kërkesës me energji elektrike. Na duhet vëmendje e shtuar tek sistemi energjetik në këto momente qoftë linjat e transmetimit, qoftë edhe ato të shpërndarjes ku ndodhemi sot. Bashkëpunimi midis OST-së dhe OSSH-së është shumë i rëndësishëm”, tha Balluku.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Nënstacioni i ri elektrik në zonën e Xarrës do të ndikojë gjithashtu edhe në uljen e nivelit të humbjeve në rrjet.

Etiketat e lidhura

Belinda BallukuSarandeXarrë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 10 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 20 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 20 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 23 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.