Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha duhet të shkojë në Korçë, aty do gjejë pse humbi më 25 prill

Politikë E hënë, 9 Gusht 2021 17:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Redjon Shtylla

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, rezultatin e së cilës Partia Demokratike nuk e pranon, por që në Kuvend do të ulet si opozitë, brenda kampit blu nisën edhe pakënaqësitë. Pas 8 viteve si opozitë, të gjithë mendonin se rotacioni politik do të vinte, por ja ku jemi sot, ku me siguri Edi Rama po organizon qeverinë e re për betimin në shtator tek Presidenti.

Pakënaqësitë ndaj liderit të PD-së, Lulzim Basha nisën nga Korça. 5 mandate arriti PD-ja të marrë në këtë qark, nga 4 mandate që mori në zgjedhjet e 2017. Një diferencë jo shumë e madhe. Pak ditë më parënga PD-ja e Korçës, dhanë dorëheqjen e parevokueshme, 14 anëtarë të kryesisë përfshirë edhe kryetarin e sekretarin e saj, 51 dorëheqje të tjera janë bërë të ditura zyrtarisht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përmes një deklarate është bërë me dije se bëhet fjalë për 51 kryetarë, sekretarë grupseksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas të cilët kanë lënë postet e tyre. Shkak për këtë valë dorëheqjesh janë bërë pakënaqësitë për kryedemokratin Basha që sipas tyre e ka kthyer PD në një parti klienteliste. Kjo është goditja e dytë që merr PD në Korçë brenda pak ditësh ku janë dorëhequr 65 persona nga postet drejtuese duke zgjedhur të jenë vetëm anëtarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Largimi nga funksionet është një kulturë që duhet të futet në Shqipëri, duhet të ishte bërë qoftë nga kryetari, qoftë nga strukturat drejtuese. Kemi pasur edhe shpresa mos ndoshta humbja do të lexohej drejt nga kryetari i partisë, do të kishim zhvillime që do ta bënin më demokratike partinë. Por pamë një lloj arrogance nga kryetari, qoftë në rizgjedhje, qoftë me ato që bëri më pas”, tha disa ditë më parë Andrea Mano, ish-kreu i degës së PD-së në Korçë.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Lulzim Basha duhet ta ketë në agjendën e tij me urgjencë planin për të organizuar PD-në e Korçës pas kësaj goditje, e cila edhe pse mund të duket e lehtë, në fakt është më rëndë sesa humbja në 25 prill. Pikë së pari zgjedhjet lokale po afrojnë dhe kupola e PD-së në këtë qark është shkrirë, ata që kishin vite kontribute dhe angazhim në PD tashmë nuk janë më, dhe kjo i sjell një humbje në tavolionë PD-së ende pa nisur gara.

Nëse z.Basha nuk niset drejt Korçës, që të mbledh strukturat dhe të japë një mesazh për bashkim dhe forcë, atëherë beteja e PD-së në Kuvend do të jetë sa për të marrë pagat. Nga PD-ja e Korçës duhet të nis edhe reflektimi i kreut të partisë më të madhe në opozitë, që edhe pse 8 vite në opozitë, tashmë me rikthimin në Kuvend, duhet të japë sinjalin e madh që situata mund të ndryshojë dhe vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe që Edi Rama të kalojë në opozitë.

Nga Korça nis reflektimi për të gjetur arsyet e vërteta pse PD-ja humbi, dhe humbja nuk duhet të përfshijë kundërshtarët, por veten e saj përballë të vërtetave. Shkrirja e PD-së së Korçës nuk është as më pak e as më shumë sesa përgjigja e qytetarëve me parime demokratike që u lënë vendin të tjerëve kur humbin një garë.

Gara e 25 prillit ishte e fortë dhe përballë PD-LSI kishin PS-në që është prej 8 vitesh në pushtet, por pikat brenda PD-së pse humbi më 25 prill, z.Basha do ti gjejë në Korçë dhe nga aty nis puna për riorganizim të PD-së, që në shtator të nis betejën opozitare që do ta çojë në pozitë.

Etiketat e lidhura

korceLulzim BashaPDRedjon Shtylla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 21 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 22 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.