Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ben Blushi: Romani im i ri del nga shtypshkronja

Ben Blushi: Romani im i ri del nga shtypshkronja

Forum
E enjte, 2 Nëntor 2023 11:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi- 

Romani im i fundit doli sot në mëngjes nga shtypshkronja. Ishte i plastifikuar, i paketuar, i mbështjellë me qese transparente të mjaftueshme për të mbajtur tre kopje. Librat dalin nga shtypshkronjat të rregullt dhe të freskët, njëlloj si cdo mall tjetër që del nga fabrika në të cilën pastrohet, llustrohet, peshohet, ambalazhohet dhe zbukurohet para se të hidhet në treg.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 1 ore
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 2 orësh

Ndryshimi i librave me mallrat e tjerë është se mallrat e fshehin autorin, të cilin libri e mban në kurriz gjithë jetën.Kështu mallrat janë më të mbrojtur dhe librat janë më të sulmuar. Prandaj librat kanë vuajtur shumë nga konkurrenca me mallrat e konsumit. Kur bota prodhonte më pak, lexonte më shumë. Sot që ka miliona palë këpucë, pirunë, pjata, lugë, lavatrice, tharrëse, furca, lapsa, kopsa,abazhurë, telefonë dhe rroba, njerëzit lexojnë më pak. Mallrat kanë një veti që librat nuk e kanë : ato ta marrin mendjen më shpejt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shumë vite më parë, ndërsa babai im priste që librat e tij të shtypeshin, unë mendoja se nuk do ta provoja kurrë atë kënqësi. Në atë kohë, kur librat vinin nga shtypshkronja, ne na dukej sikur një fëmjë tjetër kishte ardhur në shtëpi. Ardhja e një libri të ri kishte magjinë të ndriconte errësirën e jetës së përditshme dhe në varfërinë e sendeve të pakta që konsumonim, shtëpia pasurohej me një mall tjetër, që për më tepër mbante mbiemrin tonë.

Më kujtohet se si i afrohesha atyre botimeve dhe u mbaja erë. Librat mbanin era plumb të përzjerë me zamkë dhe cuditërisht me pak benzinë. Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse librat e kohës së komunizmit mbanin era benzinë. Ndoshta ngaqë makinat e linotipit pastroheshin dhe lubrifikoheshin me benzinë dhe me graso. Ndoshta. Dikush që e urren komunizmin më shumë se unë, me siguri do thoshte se librat lyheshin me benzinë që të digjeshin më shpejt. Mund të ketë të drejtë. Një mik i mirë që dikur punonte linotipist në shtypshkronjën e vjetër të Tiranës, ka vdekur dhe unë nuk e pyes dot më për erën e çuditshme të librave të asaj kohe. Ai vdiq nga kanceri në mushkëri për shkak të gërmave të plumbit me të cilat kishte shtypur miliona faqe.

Tani, sa herë botoj një libër, kam të njëjtin emocion, por jo të njëjtën erë. Faqet e librave nuk mbajnë më era benzinë dhe ata që i shtypin nuk mbajnë era plumb si linotipistët e dikurshëm.

Megjithatë, duke ndjekur zakonin tim për tu mbajtur erë librave, përfundova sot në mëngjes në shtypshkronjën nga e cila doli libri im i dhjetë. Aty takova burrat dhe gratë që shtypin librat. Ata punojnë në shtypshkronja digitale dhe përvecse nuk mbajë era plumb janë dhe më të qeshur. Qesha dhe unë pak me ta, bëra disa fotografi, mes të cilave dhe një duke shtyrë një paletë të ngarkuar me tirazhin e rëndë të romanit të ri dhe bashkë me Roland Tashon që na fotografoi, ika duke marrë disa kopje me vete.

Askush nga ata që punojnë në atë shtypshkronjë moderne nuk më pyeti për librin. Duke shtypur libra, ata me siguri mendojnë për mallra të tjerë. Dhe meqë ata nuk më pyetën, nuk e po tregoj se për cfarë flet ky roman i fundit.

Ka ditë plot. Tani dua të ngopem me erën e librit tim të ri.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 7 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 9 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 21 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 28 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.