Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:28 Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të Alush Dragoshit, ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ervin Salianji: Duhet të përbashkohemi të gjithë demokratët

Politikë E diel, 31 Dhjetor 2023 15:26
Ervin Salianji: Duhet të përbashkohemi të gjithë demokratët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji e cilëson goditje ndaj lirisë izolimin e Sali Berishës me ”arrest shtëpi” me mbikëqyrje policore. Ndër të tjera, ai theksoi edhe rëndësinë e lënies pas krahëve të të gjithë problemeve të brendshme të opozitës sidomos pas goditjes së liderit të saj.

“Prej dy vjetësh nuk kam hyrë në këtë godinë dhe jam kthyer sot qëllimisht dhe me përkushtim të plotë sepse sot më shumë çdo ditë tjetër duhet të jemi në krah të njëri-tjetrit. Që ditën e parë që jam angazhuar në politikë, kam kërkuar para ligjit, por kthimi i heqjes së pandëshkueshmërisë si qëllim më vete, pa proces të pastër ligjor dhe kushtetues dhe pa prova të qarta dhe transparente, mund të jetë po kaq i rrezikshëm se pandëshkueshmëria, selektiviteti më i keq se të dyja bashkë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duhet ta themi qartë dhe pa mëdyshje se Shqipëria vuan dhe lëngon nga korrupsioni agresiv dhe i pashembullt i një qeverie që në 10 vite thuajse ka bërë batërdinë në çdo sektor dhe në çdo element të financave publike. Ndërkohë që pritej goditje e korrupsionit të nivelit të lartë qeveritar, vjen lajmi për izolimin e liderit të opozitës. Nxitimi dhe masa ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës, është minimialisht joproporcionale, është kufizim i të drejtave politike dhe shkel të drejtën kushtetuese për të ushtruar funksionin e deputetit, duke i mbivendosur pushtetit legjislativ, pushtetin gjyqësor.
Kjo bën që të jemi në tejkalim të së drejtës dhe përforcon perceptimin për padrejtësi dhe selektivitet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Liria ka simbolikat e saj dhe më kryesorja prej tyre është opozita. Garancia për të pasur opozitë është garancia për të ushtruar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Lideri i opozitës është izoluar duke i hequr edhe të drejtën elementare të komunikimit dhe të shprehjes, dhe pa diskutim të ushtrimit të funksionit parlamentar. Mijëra shqiptarë, demokratë dhe opozitarë, nuk janë të gatshëm që të dorëzojnë asnjë prej lirive të fituara në këto 34 vite, askush nuk do të jetojë në një sistem njëpartiak.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Goditja ndaj Sali Berishës ka për qëllim të instalojë një sistem njëpartiak përtej autokracisë që është instaluar në çdo institucion të këtij vendi, duke e bërë inekzistente ndarjen e pushteteve. Goditja ndaj Sali Berishës ka për qëllim të mbjellë frikë dhe përçarje dhe ne duhet t’i përgjigjemi me bashkim me kurajo. Demokratët janë dhe mbeten në këmbë për t’u përballur me këtë qeveri, siç janë përballur në vite, tanimë më të shumtë, edhe më të bashkuar. Nëse ky izolim ka kërkuar të mbjellë përçarje dhe frikë, personalisht erdha këtu për t’u përgjigjur se do bashkohem dhe do përballem. Bashkimi sot nuk duhet të vihet në diskutim dhe pas tij duhet të fillojë përballja me regjimin”, u shpreh ai.

Etiketat e lidhura

ervin salianji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi
Tani

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 9 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 27 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 49 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.