Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha: Të ndalen ndërhyrjet e Ramës në punët e brendshme të Kosovës!

Politikë E shtunë, 30 Shtator 2023 14:15
Berisha: Të ndalen ndërhyrjet e Ramës në punët e brendshme të Kosovës!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Reagimi i Sali Berishës

Të ndalen ndërhyrjet brutale të Ramës në punët e brendshme të Kosovës!
Të dashur miq, këto ditë Edi Rama, në shërbim të hapur padronit të tij Vuçiç, vazhdon ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Kosovës. Në vend të kërkesës për sanksione ndërkombëtare ndaj Serbisë, pas aktit të saj terrorist të 24 shtatorit argati i Vuçiç në një ndërhyrje të rrezikshme në punët e brendshme të Kosovës sikur të ishte kryeministër i saj përsërit kërkesën e padronit të tij dhe Sergey Lavrovit por Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën me qëllimin e vetëm zhbërjen e arritjeve 20 vjeçare të Kosovës dhe futjen e Rusisë në tryezën e bisedimeve të Konferencës me rezultat përfundimtar ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë. Po në këtë kontekst dhe po për këtë qëllim, në vend të mbështetjes së kërkesës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të 24 shtatorit të cilin Rama nuk e konsideron të tillë, ai në një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të
Kosovës përsërit kërkesën e padronit të tij për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it.

Kështu në kundërshtim të hapur me qëndrimin e prerë të qeverive të SHBA-ve, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, për rolin e linjës parë të policisë së Kosovës në sigurimin e rendit në të gjithë territorin e republikës Rama dje i shpërfytyruar përsëriti gjoja si euroatlantist por në fakt si serbo-rus kërkesën e padronit të tij për vendosjen nën kontrollin e KFOR-it veriun e Kosovës. Madje ai në një përpjekje të ulët përçarëse u përpoq të fusë pyka në udhëheqjen politike të Kosovës dhe mashtroi haptas opinionin duke deklaruar se kërkesën për vënien e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it e ka bere edhe presidentja Osmani. Në deklaratën e tij Rama u shpreh konkretisht dje se: Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë.”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lidhur me këtë mashtrim dhe provokim të ulët të Edi Ramës që bën zëdhënësin e Vuçiç zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, Bekim Kupina, tha :”se ajo ( presidentja shën i imi) në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni themelor për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj.”. Ky përgënjeshtrim i presidencës së Kosovës dëshmon shkallën e vasalitetit të Edi Ramës nga Beogradi dëshmon se deri ku mund arrijë ai në shërbimet e tij ndaj padronit të tij si armik i Kosovës. Partia Demokratike e Shqipërisë denoncon me forcën më të madhe këto qëndrime të rrezikshme të Edi Ramës si një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Kosovës për llogari të Beogradit me qëllimin e vetëm ndarjen dhe copëtimin e Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Partia Demokratike mbështet kërkesën e drejtë të autoriteteve të Kosovës për hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të organizuar nga Beogradi më 24 shtator në Banjskë, Zveçan; vendosjen para ligjit të autorëve, organizatorëve dhe sponsorizuesve të këtij akti. Partia Demokratike i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, Rusisë së vogël në rajon, që mban konfliktin të varur në gozhdë, e gatshme të ndezë në çdo rast flakët e tij në rajon. Dëshmia e fundit e këtij qëndrimi ishte organizimi në Zveçan i kryengritjes së armatosur kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe dërgimi i grupeve terroriste për realizimin e saj. Së fundi, Partia Demokratike bën thirrje për dërgimin sa më parë në Hagë të “serbomadhit” Aleksandër Vuçiç, për pjesëmarrjen e tij aktive në gjenocid dhe krime makabre kundër njerëzimit të Beogradit ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Aleksandër Vuçiç është realisht një Millosheviç i ri, por edhe një Putin i vogël në rajonin tonë!

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

BerishaKosovendërhyrjerama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.