Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bido-Muçi përplasen në Kuvend, deputeti socialist: Lëre mandatin, po sjell përçarje ndaj kombit shqiptar

Aktualitet E enjte, 2 Korrik 2026 12:01
Bido-Muçi përplasen në Kuvend, deputeti socialist: Lëre mandatin, po sjell përçarje ndaj kombit shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me debate të forta mes deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido, dhe deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, me përplasjen që u përqendrua te çështja e Zvërnecit, Çamërisë dhe deklaratat për nacionalizmin.

Në fjalën e tij, Bido tha se banorët e Zvërnecit kanë një të drejtë legjitime mbi pronën dhe përshëndeti nisjen e hetimeve nga SPAK për këtë çështje.

Deputeti socialist akuzoi organizatorët e protestës jashtë Kuvendit si “sharlatanë” dhe tha se, sipas tij, në protestë kishin mbetur vetëm “60 huliganë”, ndërsa shtoi se ata po nxisnin gjuhën e urrejtjes.

“Sot jemi në një ditë të mirë. SPAK ka nisur hetimet. Shuma e shitblerjes së pronës është bllokuar. Të heshtet politikisht për Zvërnecin për këta që bëjnë patriotin e madh, por s’flasin për të drejtat e pronësisë është sharlatanizëm. Sot shohim në protestë se si 60 huliganë, jo qytetarë, të frymëzuar nga sharlatanët, mirëpresin me vezë në xhep Vangjel Dulen e Redi Muçin. Banorët e Zvërnecit kanë të drejtë dhe këtë e mbështet SPAK me vullnetin e PS. Këta sharlatanë që duan të nxisin gjuhën e urrejtjes s’kanë vend në politikën shqiptare”, tha ai.

Nga ana tjetër, Redi Muçi iu përgjigj akuzave duke theksuar se Lëvizja Bashkë është e vetmja forcë politike që përfshin në programin e saj njohjen e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë nga shteti grek. Ai deklaroi gjithashtu se ka denoncuar në Kuvend gjenocidin ndaj palestinezëve dhe se Lëvizja Bashkë mbron të drejtat e çdo populli që, sipas tij, përballet me padrejtësi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Lëvizja Bashkë ku unë bëj pjesë krenarisht është e vetmja parti që sot në Shqipëri në programin e vet politik përmend në mënyrë specifike popullin çam dhe të drejtën e tij për t’u njohur nga shteti grek dhe këtë nuk ë bën as qafa ku është kacavjerrë shoku Bido dhe unë jam i vetmi deputet i cili nga kjo sallë kam denoncuar gjenocidin ndaj popullit palestinez sepse për Lëvizjen Bashkë padrejtësia që i bëhet një populli është padrejtësi që u bëhet të gjithë popujve dhe prandaj nuk kam asnjë kompleks që nga kjo sallë të denoncoj gjenocidin që është kryer ndaj popullit çam nga shteti grek, eksodin e imponuar ndaj popullit çam nga shteti grek, dhunën policore të shtetit grek ndaj emigrantëve shqiptarë deri para pak vitesh, sikurse nuk kam asnjë kompleks që të them se unë personalisht njoh me dhjetëra grekë, të rinj dhe të reja që i kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve shqiptarë dhe nga e gjithë bota”, u shpreh ai.

Debati u tensionua edhe më tej kur Ardit Bido i kërkoi publikisht Muçit të dorëhiqej nga mandati i deputetit, duke e akuzuar se po përçan kombin shqiptar.

“Redi Muçi lërë mandatin. Neni 3 i Kodit të Etikës së deputetit përcakton që deputeti gjatë ushtrimit të mandatit duhet të jetë besnik ndaj atdheut dhe ndaj popullit. Në diskutimin që ne bëjmë për Komisionerin e Diskriminimit ti nuk je askush që të sjell përçarje ndaj kombit shqiptar. Populli çam thuaja ndonjë tjetri. Shqiptarët e Çamërisë janë shqiptarë si gjithë të tjerët dhe janë populli shqiptar i Çamërisë. Përçarjen ndaj kombit tonë ik bëje jashtë këtij kuvendi”, theksoi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Debati i plotë:

Bido: Zvërneci, për atë të cilin gjoja u çuan këta sharlatanë dhe me të drejtë mijëra shqiptarë, që më pas ikën nga sheshi dhe mbetën sharlatanët. E drejta e pronës për banorët e Zvërnecit është e drejtë legjitime. Si deputeti i vetëm që ka folur me emra, kur këta populistë antishqiptarë qepnin gojën. E them sërish që banorët e Zvërnecit kanë të drejtën e pronës. Sot jemi në një ditë të mirë. SPAK ka nisur hetimet. Shuma e shitblerjes së pronës është bllokuar. Të heshtet politikisht për Zvërnecin për këta që bëjnë patriotin e madh, por s’flasin për të drejtat e pronësisë është sharlatanizëm. Sot shohim në protestë se si 60 huliganë, jo qytetarë, të frymëzuar nga sharlatanët, mirëpresin me vezë në xhep Vangjel Dulen e Redi Muçin. Banorët e Zvërnecit kanë të drejtë dhe këtë e mbështet SPAK me vullnetin e PS. Këta sharlatanë që duan të nxisin gjuhën e urrejtjes s’kanë vend në politikën shqiptare. Diskriminimi është gjuha e urrejtjes, koshi i plehrave që frymëzon këta dhe u thonë anëtarëve të bëjnë protesta me koshat e plehrave, kur në fakt në koshin e plehrave të historisë do kenë vetëm emrin e tyre.

Mund t'ju interesojë

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Për herë të parë një grua zgjidhet kryetare e degës së PD në Fier

Para 6 orësh
Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet diktatoriale të Ramës

Berisha për protestën: Studentët dhe qytetarët groposën në koshat e plehrave dekretet d...

Para 7 orësh
Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programin Artemis

Dëshironi të fluturoni në Hënë? NASA kërkon astronautë të rinj për të zgjeruar programi...

Para 7 orësh

Muçi: meqenëse me sa duket z.Bido nuk më ndjek në rrjetet sociale, atëherë po rithem që Lëvizja Bashkë ku unë bëj pjesë krenarisht është e vetmja parti që sot në Shqipëri në programin e vet politik përmend në mënyrë specifike popullin çam dhe të drejtën e tij për t’u njohur nga shteti grek dhe këtë nuk ë bën as qafa ku është kacavjerrë shoku Bido dhe unë jam i vetmi deputet i cili nga kjo sallë kam denoncuar gjenocidin ndaj popullit palestinez sepse për Lëvizjen Bashkë padrejtësia që i bëhet një populli është padrejtësi që u bëhet të gjithë popujve dhe prandaj nuk kam asnjë kompleks që nga kjo sallë të denoncoj gjenocidin që është kryer ndaj popullit çam nga shteti grek, eksodin e imponuar ndaj popullit çam nga shteti grek, dhunën policore të shtetit grek ndaj emigrantëve shqiptarë deri para pak vitesh, sikurse nuk kam asnjë kompleks që të them se unë personalisht njoh me dhjetëra grekë, të rinj dhe të reja që i kanë kushtuar jetën e tyre mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve shqiptarë dhe nga e gjithë bota. Prandaj shoku Bido muhabetet e nacionalizmit, i cili për ty është thjesht streha e fundit e maskarenjve, kur i hedh kështu vërdallë mbase pinë ujë tek ata që të ndjekin ty, por kush ka mend në kokë dhe sy në ballë sheh se çfarë ndodh.

Bido: Redi Muçi lërë mandatin. Neni 3 i Kodit të Etikës së deputetit përcakton që deputeti gjatë ushtrimit të mandatit duhet të jetë besnik ndaj atdheut dhe ndaj popullit. Në diskutimin që ne bëjmë për Komisionerin e Diskriminimit ti nuk je askush që të sjell përçarje ndaj kombit shqiptar. Populli çam thuaja ndonjë tjetri. Shqiptarët e Çamërisë janë shqiptarë si gjithë të tjerët dhe janë populli shqiptar i Çamërisë. Përçarjen ndaj kombit tonë ik bëje jashtë këtij kuvendi. Sepse ti je i pacipë dhe i paturp! Krahason ti shqiptarët e Çamërisë me Palestinën. Përçarjen e kombit tonë s’e bën as ti as kush të sponsorizon ty në këtë Kuvend sa jemi ne të paktën, Partia Socialist e Shqipërisë, një forcë që do ju mbysë ju politikisht.

Muçi: Më vjen keq që duhet të marr kohën për replika të këtij lloj patetizmi që shpërfaqet në këtë sallë, të këtij lloj nacionalizmi të shtirë dhe të pështirë nga një njeri i pështirë si shoku Bido, megjithatë unë kur fola për popullin çam sigurisht që iu referova popullit shqiptar të Çamërisë, njerëz që kur unë vizitoj pjesët veriore të Greqisë i takoj me përzemërsi sepse më drejtohen vetë në gjuhën shqipe edhe pse kanë frikë edhe sot të pranojnë që janë çam sepse janë të persekutuar. Prandaj ne sot kërkojmë në programin tonë politik nga shteti grek që tua njohë të gjithë të drejtat e mundshme. Prandaj Bido fryji sa të duash këtij fyelli, por ama je në vrimën e gabuar. Ndërrojë vrimë, sepse sa më shumë i fryn aq më shumë leqendisesh i themi ne.

/rtsh.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 5 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 5 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 5 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 6 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 20 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 10 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

3 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 12 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

4 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 5 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.