Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Qeveria rikthen sërish importin e plehrave

Politikë E martë, 20 Gusht 2024 17:57
BIRN: Qeveria rikthen sërish importin e plehrave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria shqiptare ka në plan që të rikthejë lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri, afro tetë vjet pasi u detyrua të heqë dorë nga ideja si pasojë e protestave të shumta popullore. Lajmi bëhet i ditur nga një projektligj i Ministrisë së Mjedisit i hedhur për konsultim publik në faqen zyrtare të qeverisë për konsultimet publike. Projektligji, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, thotë në nenin 73 se në përgjithësi importi i mbetjeve në Shqipëri ndalohet me përjashtim të rasteve kur Këshilli i Ministrave e lejon. “Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave,” thuhet në projektligj.

“Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni,” shtohet aty. Ndërsa neni 74 lejon më tej kalimin në Shqipëri tranzit të “mbetjeve jo të rrezikshme”, për të cilat mjafton një leje e ministrit të Mjedisit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Jam absolutisht kundër,” deklaroi për BIRN Lavdosh Ferruni, aktivisti i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, grupi shoqëror joformal që luftoi me sukses fillimisht qeverinë “Berisha” dhe pastaj qeverinë “Rama” për të ndaluar importin e plehrave. “Shqipëria duhet të vijojë të ketë një ndalim të plotë të importit të plehrave. Shkalla e rrezikut që bashkë me mbetjet e parrezikshme në Shqipëri të hyjnë edhe mbetjet e rrezikshme është sot njësoj e lartë siç ishte edhe më parë,” shtoi Ferruni. “Nëse qeveria do bëjë ndonjë gjë të vlefshme, ajo është që të merret me krizën aktuale mjedisore që u shkaktua nga politika e saj e incinerimit,” theksoi Ferruni, ndërsa shtoi se lejimi i importit të plehrave “vetëm sa do ta përkeqësonte këtë situatë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria ka debatuar nisma të tre qeverive përgjatë njëzet viteve të fundit që synonin të lejonin importin e mbetjeve, që të gjitha, të dështuara për shkak të protestave popullore. Nisma e parë i takoi ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili miratoi një kontratë koncesioni për një impjant incinerimi për biznesmenin kontrovers italian Francesco Becchetti. Në vitin 2011, qeveria e kryeministrit Sali Berisha miratoi një ligj për lejimin e importit dhe dha licenca për importime mbetjesh, sipas formatit të propozimit aktual. Kryeministri Edi Rama, në kohën kur ishte në opozitë, bëri fushatë gjerësisht duke premtuar heqjen e mundësisë për importin e ligjshëm të plehrave në Shqipëri, vendim që e mori në ditët e para të mandatit të parë në vitin 2013.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Në vitin 2016, Rama ndryshoi mendim dhe vendosi të lejojë sërish importin e plehrave. Projektligji u miratua në parlament, por u kthye nga ish-presidenti Bujar Nishani dhe ngeci pasi ish-aleati i Ramës, Ilir Meta dhe LSI, nuk lejuan rrëzimin e dekretit të Nishanit. Socialistët hoqën dorë nga nisma në vitin 2017 kur pranuan dekretin e presidentit. Ferruni, i cili është një nga aktivistët e fushatës së vitit 2004, asaj të vitit 2011 dhe asaj të vitit 2016, i tha BIRN: “Do të fillojmë menjëherë të organizohemi kundër”. /Reporter.al/

Etiketat e lidhura

plehraQeveria "Rama"
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 9 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.