Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Braimllari denoncon: Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë ka dhe gurore, Peleshi ka bërë gati qelitë e burgut

Politikë E enjte, 22 Prill 2021 11:40
Braimllari denoncon: Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë ka dhe gurore, Peleshi ka bërë gati qelitë e burgut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sekretari i Përgjithshëm dhe kandidati i LSI, Endrit Braimllari ka denoncuar një rast konflikti interesi në Korçë ku drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në varësi të Bashkisë, Ilirjan Dinellari rezulton edhe pronar i një gurorje.

Braimllari deklaron se Dinellari është në shërbim të Sotiraq Filos dhe Niko Peleshit, teksa për këtë të fundit thotë se i ka bërë gati qelitë për veten dhe mbështetësit e tij.

Ai thekson se Peleshi paligjshmëritë po i bën prej ankthit se nuk merr dot mandatin e tij në Korçë, por thekson se ka edhe fakte të tjera tronditëse.

DEKLARATA NGA ENDRIT BRAIMLLARI

Niko Peleshi, Sotiraq Filo dhe disa drejtues të institucioneve publike në Korçë përdorin çdo institucion shtetëror në funksionin e tyre personal dhe të fushatës elektorale të ‘Rilindjes’!

Të nderuar qytetarë, jemi në këtë komunikim me median për të bërë publike disa fakte tronditëse sesi Niko Peleshi, Sotiraq Filo, por edhe disa drejtues të institucioneve publike në Korçë përdorin çdo institucion shtetëror në funksionin e tyre personal, jo vetëm për fushatën elektorale të Niko Peleshit, por edhe janë hapur në konflikt interesi.

Sotiraq Filo, kryetari i Bashkisë së Korçës ka në varësi Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike. Aty ka emëruar një drejtor që quhet Ilirjan Dinellari. Ky drejtues ka në pronësi dhe është administrator i një guroreje. Pra, edhe drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë, ndërkohë është edhe administrator i një guroreje, që e shfrytëzon për inerte, për ndërtime rrugësh e të tjera me radhë. Pra, këtu kemi të bëjmë hapur me konflikt interesi se si mundet një drejtues publik i një institucioni që varet nga Baskia e Korçës, që merret me shërbimet publike, ka edhe në varësi, pra është edhe pronar i një guroreje, kjo vetëm në Korçë mund të ndodhë. Pse ndodh kjo? Sepse këto njerëz frymëzohen nga Niko Peleshi për të shkuar në paligjshmëri, sepse këto njerëz nuk njohin ligjet, nuk njohin rregullat dhe gjithçka e përdorin në funksionin e fushatës personale të Niko Peleshit. Pra, Niko Peleshi i kapur në ankth dhe në makth i ka detyruar të gjithë këto të shkojnë në paligjshmëri dhe i ka bërë gati qelitë e burgut.

Ky është ekstrakti i QKR-së së Ilirjan Dinellarit, administrator i një guroreje, pra i drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike. Ky drejtues jo vetëm ka konflikt interesi, sepse nuk mund të jetë njëkohësisht edhe dretjor në një institucion publik, por do të ketë edhe gurore, por përtej kësaj, përdor automjetet e bashkisë, sikurse e shihni në pamje, kamioni në fjalë është në pronësi të kësaj ndërmarrjeje. Pra, ky kamionin hyn dhe del në gurore, merr inerte, i shërben personalisht Niko Peleshit, Sotiraq Filos por edhe këtij drejtuesi dhe çfarë bën? Mashtron qytetarët duke shtruar asfalte elektorale. Pra, kemi të bëjmë hapur me një shkelje të ligjit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E solla këtë fakt konkret, që është tronditës për Korçën për të kuptuar qartë të gjithë qytetarët e Korçës që jemi të vendosur në Korçë, po punojmë çdo ditë për të qenë transparentë dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët, me qëllim që të zbardhet e vërteta, jo vetëm e përdorimit në fushatë të administratës publike, por edhe të zbardhet e vërteta mbi shkeljen e ligjit, të drejtorëve të institucioneve të Korçës, të frymëzuar drejtpërdrejt nga Niko Peleshi.

Unë e kuptoj ankthin dhe makthin e Niko Peleshit, sepse jo i rrezikohet, por nuk e merr dot mandatin e tij në Qarkun e Korçës, se këtë e kam thënë më përpara, se nuk e merr për shkak të largimit të socialistëve të ndershëm, por kam një thirrje për këta drejtues: Të ndalin abuzimet sepse janë të gjithë për të shkuar në burg. Si mundet në një qytet që një drejtor i një institucioni të rëndësishëm si ai i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të jetë njëkohësisht edhe administrator i një guroreje. Vetëm këtu mund të ndodhë. Pse ndodh kjo gjë? Sepse janë të frymëzuar nga Niko Peleshi. Kjo ndodh sepse Niko Peleshi është ndier mbreti i Korçës. Kjo ndodh sepse Niko Peleshi thotë: Unë zotëroj gjithçka në Korçë. Kjo ka ndodhur sepse Niko Peleshi gjithmonë ka pasur një marrëveshje për të mbrojtur interesat e tij personale, por nuk ka marrëveshje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

LSI është e vendosur për ti shkuar deri në fund të vërtetës. LSI është e vendosur për të qenë transparente me çdo qytetar dhe nuk do të ketë marrëveshje politike që shpëton Niko Peleshin nga kjo situatë, sepse Niko Peleshi pari, Sotiraq Filo dhe të gjithë drejtorët e bashkisë janë të kapur gafil dhe janë në paligjshmëri.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Unë kam fakte të tjera tronditëse që do ti bëj publike në ditët në vazhdim, por ky është një fakt i rëndë për të kuptuar qytetarët korçarë që këto nuk punojnë për ti shërbyer Korçës. Këto individë nuk janë në shërbim të qytetit, nuk janë në shërbim të të rinjve dhe të rejave, por janë në shërbimin e tyre personal, sepse Niko Peleshi ka ngritur në Korçë një kastë banditësh, që vetëm rrjepin dhe vjedhin qytetarët.

Ndaj të dashur qytetarë, 25 Prilli është një ditë shumë e rëndësishme, për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga kjo bandë hajdutësh. Për tu ndarë një herë e përgjithmonë nga kjo mënyrë klienteliste, të cilën Niko Peleshi ka drejtuar Korçën.

25 Prilli do të jetë një referendum kombëtar për të rinjtë dhe të rejat korçare, për ato të rinj dhe të reja që e duan Korçën dhe kanë vendosur që të jetojnë e punojnë në Korçë. Ndaj, ju bëj thirrje të votoni masivisht LSI-në, numrin 6, sepse numri 6 është numri i shpresës, është numri i punësimit, është numri i çmontimit të monopolit të vjetër klientelist që Niko Peleshi ka ndërtuar në Korçë.

Ndaj pjesëmarrja juaj masive është e rëndësishme për ti dhënë një goditje përfundimtare këtij banditi dhe kësaj bande, sepse Korça duhet të jetë vetëm e qytetarëve të ndershëm të saj. Faleminderit!

Etiketat e lidhura

Braimllari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.