Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brukseli-Ramës: JO, miliarderit lindor, deputetëve të inkriminuar, e hapjes së negociatave

Politikë E mërkurë, 3 Mars 2021 20:59
Brukseli-Ramës: JO, miliarderit lindor, deputetëve të inkriminuar, e hapjes së negociatave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami

1.    Rama është tronditur shumë nga shuplaka e fortë që ka marrë në Bruksel edhe është tërbuar sepse gazetarja prestigjioze nga Brukseli i bëri me dije publikut shqiptar se cfarë kishte ndodhur në Bruksel gjatë vizitës së Ramës. Dicka që s’kishte ndodhur asnjëherë më parë. Zyrtarët e lartë të Brukselit kishin folur hapur e qartë për gjithcka lidhet me hapjen e negociatave dhe zgjedhjet në Shqipëri. Duket se diplomacia europiane s’ka nguruar këtë herë të jetë e drejtëpëredrejtë përballë problemeve të rënda që paraqet qeverisja e Ramës dhe sjelljeve të tij ofenduese e arrogante ndaj BE…

2.    Ky ishte mesazhi kryesor qe morën dhe duhet të marrin shqiptarët kësaj here nga Brukseli… Kjo ndodhi edhe për një arsye tjetër që s’mund të thuhet haptas në Bruksel. Rama s’ka më në Bruksel asnjë personazh të dyshimtë për komprometim që  të mund të maskojë marrëzitë e tij, të tolerojë fjalorin e tij fyes e arrogant apo të sheqerosë raportet negative për qeverisjen e tij. Kjo ka bërë që  Rama të ndjehet tërësisht i vetmuar, i braktisur e lakuriq sepse realitetin e hidhur shqiptar të mbushur me marrëzitë, babëzinë, korrupsionin e dështimet e qeverisjes së tij e njohin mirë tashmë në Bruksel dhe të gjithë aktorët e rëndësishëm në Bruksel jo vetëm nuk e fshehin më por ja thonë Ramës drejtëpërdrejtë në sy e në konferencat e përbashkta të shtypit duke i pasqyruar me realizëm dhe pa asnjë zbukurim në raportet e tyre të gjithë dështimet e qeverisë së tij…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

3.    Po ashtu në Bruksel është përmendur edhe dicka tjetër shumë e rëndë për vëndin tonë në takimet që Rama ka pasur me zyrtarët e lartë të Brukselit. Që Rama dhe mediat pranë tij në Tiranë i kanë fshehur publikut shqiptar apo qëllimisht nuk i kanë bërë fare jehonë.  Zyrtarët e lartë të Brukselit, të shqetësuar në ekstrem, e kanë kritikuar ashpërsisht Ramën për marrëveshjen antieuropiane me “mikun” e tij, miliarderin nga Dubai për dhënien pa konkurencë e falas të portit të  Durrësit…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

4.    Konkretisht zyrtarët e lartë në Bruksel kanë deklaruar se kjo marrëveshje e Ramës me mikun e ngushtë miliarder nga Dubai është antikushtetuese, kundër parimeve të konkurencës së lirë, në dhunim të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit e shumë dokumenteve të tjerë ligjorë. Pra është  bërë në kundërshtim me angazhimet e shkruara dhe të firmosura të Shqipërisë me Brukselin. Pra është një marrëveshje antieuropiane…

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

5.    Këtë dhunim të rëndë të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, zyrtarët e lartë të Brukselit ishin përgatitur ta bënin publike në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën… Por, nga burime të sigurta, rezulton se  Rama i është lutur që kjo cështje te mos bëhet objekt i Konferencës së Përbashkët për shtyp se do të ndihmonte opozitën, me premtimin makiavelik se do ta rishikonte marrëveshjen me miliarderin nga Dubai. Marrëveshje që u zbulua nga hajdutët e pangopur të darkës te Nusreti.  Në realitet, kjo është një nga cështjet më të mëdha korruptive që ka arritur deri në Bruksel dhe që duhet të hetohet e ndiqet nga SPAK…

6.    Një shuplakë tjetër e fortë i është dhënë Ramës edhe për hapjen e negociatave. Zyrtarët e lartë të Brukselit  i kanë thënë Ramës, qartë e prerë, se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pas zgjedhjeve, ose më saktë pasi të vlerësohet nëse zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të lira e të ndershme, duke i bërë ndërkohë me dije se 5 shtete të rëndësishme të BE nuk janë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë, sepse Rama nuk ka realizuar detyrat e shtëpisë që BE i ka përcaktuar prej kohësh; dhe kjo është tërësisht e vetëm përgjegjësi e Rames dhe nuk ka të bëjë me asnjë nga përrallat që Rama tregon lart e poshtë…

7.    Po ashtu, zyrtarët e lartë në Bruksel i kanë kujtuar Ramës detyrimin për dekriminalizimin e parlamentit sepse e dinë shumë mirë se Rama e ka mbushur parlamentin me të korruptuar e individë me rekorde kriminale thjesht për të siguruar karriken e tij… Me këtë rast zyrtarët e lartë në Bruksel i kanë bërë Ramës dhe dy kërkesa konkrete: i) të dënohen blerësit e votave dhe kërcënuesit e zgjedhësve, pra ata që shfaqen në dosjet 184 e 339 që e gjithë Europa është bërë me dije përmes publikimeve në gazetën gjermane Bild dhe; ii) të mos ketë asnjë kandidat për deputet me rekorde kriminale e korruptive në listat për deputetë…

8.    Nga burime në Tiranë e Bruksel rezulton se Rama, duket pas konsultimeve më mikun e tij të ngushtë Vucic, i ka kërkuar zyrtarëve të lartë në Bruksel të “miratojnë” idenë e tij për të marrë vaksinat anti-covid nga Rusia dhe Kina?!

Etiketat e lidhura

kastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 19 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 19 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 20 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.