Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Çdo ditë mbyllen 60 biznese”, Tabaku: Dështimi i Ramës bëri që qytetarët të kthejnë sytë nga programi i opozitës

Politikë E shtunë, 13 Qershor 2020 18:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Nëse ka bërë diçka të mirë zoti Rama në këto 7 vite, ka qenë se në 2013-ën që bëri premtime bombastike dhe nuk mbajti asnjë prej tyre.”. Kështu deklaroi ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë një interviste për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’. Ajo tha se me dështimet e kryeministrit Edi Rama, qytetarët kthyen sytë nga programi i Partisë Demokratike.

Mes të tjerash ajo pohoi se çdo ditë në vendin tonë, kryesisht në Tiranë mbyllen 60 biznese në ditë, kjo për shkak të krizës ekonomike. “Jeni duke parë një pjesë mediatike të takimeve. Por përveç zotit Basha, janë në terren të gjithë përfaqësues të tjerë të PD. Janë bërë nga prilli i vitit të kaluar rreth 60 takime me grupet e interesit ku është diskutuar programi. Nuk ka pasur ndonjëherë situatë më dëshpëruese për qytetarët. Norma e mbylljes së biznesit është pothuajse 60 biznese në ditë. Dhe masivisht në rrugët kryesore të Tiranës, rruga e Durrësit e Kavajës, bizneset kanë ulur qepenat. Kjo nuk është shenjë zhvillimi. Ka një papunësi tek të rinjtë sidomos, të cilët kanë treguar normën më të lartë të largimin nga Shqipëria. Kjo nuk është mirëqenie. Ka një normë të lartë të uljes së aktiviteteve të bizneseve. Eksportet kanë rënë me 44% vetëm si rezultat i uljes së punës së fasonëve. Turizmi nuk ka filluar operimin e plotë dhe gjatë sezonit do të operojë me gjysmë e kapacitetit për shkak të situatës. Sot ndodhemi në situatë të vështirë ekonomikë. Ka një shpresë të jashtëzakonshme tek njerëzit që presin ndryshimin dhe me një paket të re taksash. Nëse ka diçka që ka ndodhur me këtë qeveri, ka qenë rritja e taksave. Njerëzit presin ndryshim në këtë aspekt. Presin model të ri ekonomik, ku merr frymë ekonomia. Në çdo fushë të jetës, konkurrenca e lirë bën mirë. Duhet t’i japim prioritet disa sektorëve të veçantë, si bujqësia. Nëse ka bërë diçka të mirë zoti Rama në këto 7 vite, ka qenë se në 2013-ën që bëri premtime bombastike dhe nuk mbajti asnjë prej tyre. Dhe njerëzit krijuan një pritshmëri të lartë, por një dëshpërim të madh. Nëse ka bërë një gjë të mirë, është se ata i kthyen sytë tek ne vetëm prej qeverisjes së tij dhe prej programit tonë. Unë besoj se ekonomia do të vazhdojë të mbetet në fokus.”, tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 15 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 18 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 18 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndër të tjera Tabaku u ndal edhe tek dy paketat e ndihmës ekonomike të qeverisë për shkak të pandemisë, që sipas saj dhe PD-së nuk kanë qenë të mjaftueshme.

“Ndihma reale që ka dhënë qeveria është ajo që thotë FMN-ja. Pra 0.86 % e PPB-së dhe 88 mln euro, më e ulëta në të gjithë rajonin. Nëse qeveria parashikon se do të ikin nga ekonomia 1,2 mld euro, se do të ketë më pak taksa, më pak konsum, më pak biznese që punojnë, ato kanë hedhur pothuajse 8 % të vlerës. Është e papërfillshme. Ato ende nuk janë mbyllur akoma. Disa biznese e kanë marrë ndihmën, disave iu janë refuzuar. Ato thonë se janë të pamjaftueshme.”, pohoi Tabaku.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.