Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çelet fushata zgjedhore/Zheji: Rama i stresuar dhe u mor me opozitën, Basha shpalosi vizionin

Intervista E enjte, 25 Mars 2021 20:56
Çelet fushata zgjedhore/Zheji: Rama i stresuar dhe u mor me opozitën, Basha shpalosi vizionin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, çelën fushatën zgjedhore të 25 prillit, ku analisti Artur Zheji, thotë se mitingu i PD-së ishte një shpresë për shqiptarët. Për fushatën e PS-së, tha se kishte nervozizëm nga kryeministri Edi Rama. “Sot kampioni i baltës ishte Rama”, thekson ai për emisionin “Frontline” në News 24, duke shtuar se koalicioni opozitar ka shanse të mëdha për të marrë drejtimin e qeverisë.

Intervista e plotë

Si ju duk fushata, çfarë impresioni patët ku dëgjuat Ramën dhe Bashën?

Artur Zheji: Takimi i Bashës ishte me shumë vizion, si një makinë Ferrari që xhiroi gomat. Por Rama nuk ishte në formën më të mira, ka një qëllim, të konservojë, të ruaj. Ndërsa sfidanti real i këtij momenti, duket zoti Basha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A ju përkojnë këto xhirot e shpejta të Bashës me vonesën e tij në miting?

Artur Zheji: Nuk e di, por mund të jenë gjëra që interpretohen në forma të ndryshme. nuk ndaj mendim me kryeministrin që u mor në 2/3 e fjalës së tij, në hapjen e petave të një lakrori të stërparë, u mor me Berishën, Bashën. Liderin e opozitës e quajti dhëndër, por unë dhëndrin e di që është gjë e mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vonesa ishte e faktuar, sepse të gjithë anëtarët e partisë ishin atje, ndërsa Basha s’ishte?

Artur Zheji: Unë kam ardhur për të gjykuar vizionin. Nëse do të merremi me këto pyetje, ndërkohë që kemi përsëri zotin Rama që thotë do të iki në 2030. Gjithsesi do të sqarohet, kjo ishte edhe kocka e atyre që e ka sharë një profesion dhe do të merrej me një gjë që të sharë s’kishte. Nervozizmi i kryeministrit ishte që hapja e PD ishte fantastike.

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03

Jemi në kohë pandemie zoti Zheji, duke parë që PS respektoi fushatën, ndërsa PD nuk e respektoi. Madje as gaztorët nuk u lejuan brenda fushatës?

Artur Zheji: Nuk jam ekspert sanitar. Më vlerëson shumë që më fton në një fushë që s’kam informacion. Një njeri që do të jetë konservator, të ruash, thotë të veshësh fustan dhe të jesh poshtë gjunjëve, mos e thuaj këtë, sepse kemi diçka për të ruajtur. Ata që duan të kapërcejnë diçka të vjetër janë inovator, shoh një njeri që ka humbur atë nivaizmin, që zvarrë fjalën si Fidel Kastro, flet deri në 7 orë. Pra njëkohësisht dhe një njeri që godet, impakton me atë që duhet të thotë. Këta pashë unë, me të tjerat të merret policia.

Diskursi i zotit Basha dhe i Ramës, çfarë pati risi?

Artur Zheji: Unë mendoj që fjala udhëheq qëllimin, qëllimi i Bashës është që t’i thotë pjesës gri që ne jemi një ndryshim bindës dhe jemi përgjigja e sëmundjes që shqiptarët po kalojnë këtë kohë, s’po flasim për COVID-in, po flasim për pagë që lidhen me [papunësinë, mungesën e një drite në fund të tunelit të një tranzicioni që s’po mbaron. Ai tha që ne jemi fundi i trazicionit dhe një shpresë e re që do të vijë. Kjo nënkupton një divorc me të vjetrën politike. Rama në qëllimin e tij dhe thotë do të na lini ne dhe do të ikni me ta. Po si mund ta ulësh të folurën politike në këto nivele. Shqiptarët kanë shijuar, e votuar më parë. Ai tha në vitin 2021 bërtisnin atje, normal kanë pasion të ndjekin liderin e tyre. Si mund të përgujosh qasjen e tyre, Rama duhet të merret me vizionin e tij dhe të merret me vetëpastrimin dhe trajektoret e gabuara. Ai shkon në fushatë me mamuthë të korrupsionit, siç thotë Berisha.

Kush janë këta?

Artur Zheji: Damian Gjiknuri, disa të tjerë si puna e tij. Këtë mbaj mend unë, Ahmetaj. Djem të mirë janë, falsin anglisht mirë, por edhe numërojnë mirë thonë. Sot s’u dëgjua fare Luljeta Bozo, më bëri merak. Apo mjekja, Çomo, ata janë diamanti i kësaj liste, por duket se Rama e rrëmben skenën. Ata duhet të ishin kryefjala, sepse ata kanë një të re morale. Siç ka të re morale Flutura Açka tek Partia Demokratike. Në këto nivele duhet ta shiftë Rama. Kryeministri është një mjeshtër për të rrëmbyer kohën që është e tija, ka rrëmbyer ai kohë të të tjerëve, ka ndërhyrë, i ka nxjerrë nga loja, ai është aty falë zotësisë së tij, sepse ka performuar në mënyrë absolute. Nuk është Lul Basha kundra Ramës, por koha që ka kaluar, e trishta, të dish të dalësh nga skena politike kur është koha e duhur është gjë e mirë. Jo për moshë, por për faktin që ka bërë deri tani kompormise me njerëz të caktuar. Kjo është drama e tij, por drama e tij nuk është e Shqiptarëve.

Rama tha me siguri që nuk duhet të lënë vendi mbrapa dhe duhet të vijohet?

Artur Zheji: Unë e shoh që përveç një misioni të sforcuar që është mandati i tretë, përveç një nevoje dhe etje për pushtet, një trishtim për t’u larguar nga pushteti, ndoshta një vetmi e pret. Shqipëria kërkon një magji tjetër.

Cila mund të ishte?

Artur Zheji: E para njëherë duhej të ndalohet hemorragjia. Rama e ka koncept thotë mos rrini në kafe ju dembela, se erdhën jua morën këta. Kush janë këta, janë ata nga Bangladeshi, që me 1 dollar janë të lumtur. Shqiptarët janë evropianë duan dhe 1 mijë dollarë, duan të fitojnë më shumë. Ai që nuk shkon në punë s’është dele. Njeriu ka një jetë që të jepet njëherë. Nuk është kjo zgjidhja. Shoh një varfëri konceptesh. Basha është më i qartë, thotë kam plane. Plani është i qartë.

Mendoni që Rama duhet të ishte tek festa e dhëndrit tek opozita?

Artur Zheji: Ai u mor vetëm me thashetheme, kush e këshillon e këshillon gabim sepse Rama është shumë i zgjuar, shpresoj të mos i ketë gjërat keq politikisht. Nëse sondazhet dalin keq të paktën ta fshehë, të mos e bëjë kaq të dukshme.

Rama thotë të ruhen mandatet e marra dhe të sigurojë 78 mandate?

Artur Zheji: Ai kur nuk është serioz pse të mos jemi ne seriozë. Mendoj që koalicioni opozitar, sipas konsumit që thatë dhe ju, sipas një vullneti të lexuar të popullit për ndryshim ka shanse të mëdha për të marrë drejtimin. Opozita është një ujëmbledhës i ujërave pranverore, mbledhësi është Partia Demokratike, LSI, këta janë ujëmbledhës dhe e çojnë ujin për një qëllim të vetëm, fillimin e ndryshimit. Sot kampioni i baltës ishte Rama, sa që do të ishte një vetëvrasje politike që përpara shqiptarëve të bënte një prapaktheu dhe një maskarallëk.

Etiketat e lidhura

25 prilliedi ramaLulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 20 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 20 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 21 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.